Të lutem...

909 60 7
                                    

Duhet të shkojmë të shohim shtëpinë.-i tha Anais qetë pasi la librin mbi tavolinë.
Dakort do shkoj ta shoh dhe do të të them.-ju përgjigj Dionisi nga tavolina e punës.
Dua të vi dhe unë.-i tha ajo duke u çuar në këmbë e duke ju afruar te tavolina.
Përse u çove Anais? Më the që doje të lexoje e nuk doje të rrije vetëm prandaj të solla te zyra ime,ama ti nuk duhet të lëvizje nga kulltuku!-i tha serioz Dionisi duke u çuar dhe duke e ulur përsëri në kolltuk.
Lëre këtë Dionis. Dua të shkoj te shtëpia.-këmbënguli Anais.
Jo. Harroje nuk do të lëvizësh.-i tha ai dhe ajo bëri një fytyrë qenushi dhe e pa në sy.
Të lutem....të lutem...-ju lut Anais dhe ai shfryu.
Vishesh dot vetë? Apo do ndihmë?-e pyeti Dionisi duke tundur kokën.
Yeayyyy...dua ndihmë hajde më ndihmo.-i tha duke qeshur Anais dhe ai e pa me mosbesim.
Kam për tu penduar për këtë vendim.-tha Dionisi duke e ndihmuar Anais që të ecte.
Nuk pendohesh jo.-i tha Anais duke qeshur dhe Dionisi i shtrëngoi krahun lehtë.
Çfarë do veshësh?-e pyeti Dionisi duke hapur gardërobën e saj.
Hmm,se di....-tha Anais dhe pa nga dritaria.
Fustan,xhinse,body,bluzë të gjerë....-po thonte Dionisi duke parë rrobat e saj me rradhë-fustan.-tha me vendosmëri ai dhe mori një fustan në dorë.
Më pëlqen.-i tha Anaisi pa e pyetur ai.
Hajde të të vesh.-i tha Dionisi dhe filloi ti hiqte rrobat me kujdes dhe më pas i veshi fustanin.
Je i çuditëshëm Z,bilioner.-i tha Anaisi teksa ishte çuar në këmbë dhe ai i uli fustanin.
Pse llasticë?-e pyeti Dionisi teksa i rregullonte rripat e fustanit.
Nqs do të kishte qenë dikush tjetër edhe pse shtatëzanë do të kishte përfituar për të më prekur apo blrë diçka tjetër. Ama ti jo,dhe më habit kjo gjë.-i tha Anaisi duke u ulur në krevat dhe Dionisi i vishte atletet.
Nuk jam bastard Anais. Di ta respektoj një femër. Sidomos femrën që ka në bark fëmijën tim. Nuk mund ta prek me zor një femër,pa dëshirën e saj. Nuk do ta bëja kurrë.-i tha serioz Dionisi dhe Anaisi buzëqeshi lehtë. Ngriti dorën dhe i përkëdheli kokën Dionisit sikur të ishte një qenush.
Ohhh sa fjalë të bukura. Jeni me të vërtet një gentleman shumë i mirë Z,Cooper.-i tha Anaisi dhe Dionisi mezi mbajti të qeshurën.
Fola seriozisht unë llasticë.-i tha Dionisi duke u çuar në këmbë.
Edhe unë shumë seriozisht fola.-i tha Anaisi duke u çuar në këmbë e duke shkuar tek gardëroba e tij. Mori një këmishë të tijën të bardhë dhe të gjerë dhe e veshi sipër. Vendosi disa aksesorë,hodhi parfum,lyeu buzët me shkëlqyes dhe më pas sytë me rimel-gati jam hajde ikim.-i tha dhe ai po e shihte duke buzëqeshur.

Veshja e Anais

Veshja e Anais

¡Ay! Esta imagen no sigue nuestras pautas de contenido. Para continuar la publicación, intente quitarla o subir otra.

Eja...-i tha ai duke i zgjatur dorën dhe ajo ja kapi fortë.
Na duhen mobiljet,ngjyrat,dhoma bebit yhyyy sa punë kemi.-i tha e entuziasmuar Anais dhe ai qeshi.
Do ti bëjmë të gjitha,vetëm mos u streso.-i tha Dionisi duke i hapur derën e makinës dhr ajo u fut brenda.
Lumturia nuk besoj se quhet stres apo mërzi.-ja ktheu ajo dhe ai e pa.
Këtu ke të drejtë.-i tha Dionisi duke nisur makinën dhe ajo e pa fitimtare.

Kotele.-i tha asaj sapo e pa që po dilte nga shkolla.
Sirius.-bërtiti Tea dhe shkoi me vrap e përqafoi.
Si të shkoi dita sot?-e pyeti Sirius duke e kapur përdore dhe duke dal xhiro.
Mirë fare....-tha Tea duke parë poshtë.
Gënjeshtare. Trego të vërtetën picirruke.-i tha Sirius serioz teksa i hodhi krahun supeve dhe e shtrëngoi fortë.
Epo ja...uhfff...kur u futa në klasë sot shumë veta filluan të flisnin pas krahëve të mi.-i tha Tea e cila ishte gati për të qarë.
Pse??-e pyeti i frustruar Sirius.
Të gjithë filluan të më quanin si motra e asaj që prishi një martesë të lumtur,edhe kur po qëndroja në bangë një djalë mu afrua dhe....-po thonte Tea por ndaloi kur kuptoi fjalët që kishte thënë.
Tu afrua dhe çfarë??-pyeti rrezikshëm Sirius.
Asgjë,hajde ikim.-i tha ajo dhe Sirius ndaloi dhe e ktheu nga vetja.
Tea fol. Tu afrua dhe çfarë??-e pyeti përsëri Sirius dhe ajo u gëlltit.
U afrua edhe më pas u ul te banga dhe pasi qëndroi pak më tha nqs isha e lirë për një natë në hotel,e ti prishja lidhjen me të dashurën.-i tha Tea dhe Sirius u kthye mbrapsht duke ikur drejt shkollës dhe me atë përdore.
Kush është???-pyeti Sirius duke parë nga një tuf me djem të mbledhur tek dera e shkollës.
Asnjë Sirius,eja ikim të lutem.-i tha Tea dhe ai e pa serioz dhe me një shikim të ftohtë që ajo nuk e kishte parë kurrë ashtu.
Kush. Është. Tea??? Mos ta përsërisë më!!-i foli ftohtë ai dhe ajo u gëlltit dhe ktheu shikimin tek një djalë i gjatë,flokët e zeza dhe me pak trup-dakort.-tha Sirius dhe u nis drejt tij.
Sirius mos të lutem....-i tha Tea në lutje por ai se dëgjoi aspak.
Ti aty! Pjeshka e grupit!-i bërtiti Sirius duke e parë në sy atë djalin dhe pasi ai ngriti kokën,Sirius e goditi me kokë në hund duke e rrëzuar në shesh.
Sirius!!!-i foli Tea dhe shkoi ta ndalonte.
Mos guxo të futesh në mesin tonë.-i foli serioz Sirius dhe kapi për jake djalin dhe e goditi me grusht.
Kush dreqin je?-i foli ai djali me zor pasi grushtat e Sirius spo e linin të fliste.
Vetë djalli para teje,bir bushtre!-i tha Sirius duke e goditur prapë-nqs të shoh më afër saj. Nqs i flet më asaj. Nqs tenton ta prekësh atë do ta gjesh veten 10m të varrosur nën tokë të gjallë. Edhe me sy nuk do e shohësh më. Sikur të marr vesh që vetëm e ke parë,nuk ka për të të marr përsipër doktorr edhe okulist bashkë. Dakort pjeshka e grupit?-e pyeti Sirius dhe ai tundi kokën.
Hhhm....-tundi kokën ai dhe Sirius e goditi përsëri.
Po apo jo? Nuk të dëgjova!-i tha Sirius i acaruar dhe e goditi përsëri.
Po...poo...poo...vetëm më lësho...-ja ktheu djali duke u dridhur.
Bravo. Kaq kisha unë mirupafshim.-i tha Sirius sikur vetëm të kishte biseduar paqësisht me atë djalë dhe më pas biseda të kishte mbaruar. Mori Tea përdore dhe pasi shkuan tek makina e tyre,,hipën dhe u nisën për në shtëpi.
Duhet të të mjekoj dorën.-i tha Tea duke parë dorën e tij.
Kur të shkojmë në shtëpi.-ju përgjigj thatë Sirius dhe ajo nguli thonjtë akoma më fortë në pëllëmbën e saj.
Nuk duhet ta kishe bërë atë.-i tha Tea duke parë rrugën para.
Askush nuk guxon të prek,flas apo sidomos të ofendoj atë që është imja!-tha serioz ai dhe ajo mori frymë thellë.
Sirius...-i tha lehtë ajo dhe ai ktheu kokën për ta parë. Sytë ju zbutën dhe i mori dorën e saj e ja puthi.
Më fal nqs të tremba apo mërzita picirruke,ama nuk mund të duroja dot kur ai...kur ai kafsha atje të kish folur në atë mënyrë.-i tha ai dhe i puthi prapë dorën.
Thjesht...do të thoja që të dua.-i tha Tea duke e parë në sy dhe ai buzëqeshi.
Të dua picirruke.-ja ktheu ai dhe ajo qeshi lehtë.

Një aksident i ëmbël.Donde viven las historias. Descúbrelo ahora