Do ti vrasë!!!

765 60 14
                                    

Zotri!-dëgjoi Taylor ti fliste dhe u kthye nga ai.
Taylor. Më thuaj çfarë gjete?-e pyeti Dionisi dhe Taylor hapi ipod duke i treguar kamerat e shtëpisë.
Vanën e gjeta të pavedijshme,mbrapa banakut të kuzhinës! Dhe në dhomën e gjumit,brenda në gardërobë gjeta litarë të lidhur pas një karrigeje.-tha Taylor dhe Dionisi po shihte kamerat-Çdo gjë ka qenë në rregull deri në momentin që Vana ka hapur derën dhe dikush ka hyr brenda.-i shpjegoi Taylor dhe Dionisi pa momentin kur ai goditi Anaisin me shpullë.
Do ta vrasë!!!-tha Dionisi me zërin e lartë duke dal jashtë dhe duke fërkuar fytyrën.
Zotri mendoj se duhet ta shihni deri në fund!-tha Taylor serioz duke i zgjatur ipod dhe Dionisi e mori.
Sytë ju errësuan kur pa sesi Dilara e kapi prej supeve,dhe e shtyu poshtë shkallëve. Gjaku i vloi dhe ishte gati të godiste këdo që i dilte para.
Ku ishin rojet kur çdo gjë ndodhi??-pyeti ftohtë me zërin e trashë dhe Taylor e pa.
I gjeta pas në kopshtin e shtëpisë,të gjithë pa ndjenja.-tha serioz Taylor dhe Dionisi kërciti qafën.
Janë të tërë të pushuar!! Gjeji disa të tjerë më të saktë! Dua të gjithë shtetin në këmbë!!! Punëso njerëz ti kërkojnë!! 100% e sigurt që do të largohen nga shteti!-tha Dionisi dhe jashtë doli Tea me vrap.
Dionis....doktorri doli. Eja.-i tha Tea dhe Dionisi u fut brenda me vrap.
Si është Anais?? Çfarë ndodhi??-pyeti Dionisi dhe doktorri e pa.
Pacienten arritëm ta shpëtonim! Ama ka pësuar dëmtim në shtyllën kurrizore. Nuk jam i sigurt ama mund të ketë paralizë të përkohëshme.-tha doktorri dhe Dionisi e pa serioz.
Fëmija?-pyeti me zërin që ju drodh.
Ishte e vështirë ta shpëtonim. Në momentin që arritëm ta nxirrnim,ishte pa frymë!-tha doktorri dhe Dionisi u gëlltit-I bëmë masazh zemra,i vendosëm oksigjen dhe arritëm që ta sillnim në jetë. Për arsye se është lindje e parakohëshme foshnjën do ta lëmë në inkubator për një muaj. Kurse pacienten për pak do ta kalojmë në dhomë. Të shkuara!-ju tha doktorri dhe Dionisi po qëndronte në këmbë pa ditur sesi të reagonte.
Faleminderit Zot!!-tha Tea dhe përqafoi Sirius fortë. John përqafoi Silvën,kurse Elaida shkoi pranë Dionisit.
Ja doli.-i tha Elaida dhe ai e pa.
U bëra baba.-tha Dionisi dhe Elaida qeshi mes lotëve.
Urime kunat.-i tha Elaida dhe e përqafoi.
Ohhh,Zot nuk mund ta besoj.-tha Dionisi dhe në ato momente u hapën dyert e sallës dhe një barrelë doli që aty.
Anais.-tha John duke i shkuar pranë dhe infermierët ndaluan. I la një puthje te balli dhe ata lëvizën prapë. Ishte akoma e pavetëdijshme.
Hapuni ju lutem.-tha një infermiere e cila po dilte që aty me një barrelë të vogël ku sipër ndodhej një kuti xhami dhe një beb i vogël.
Ohhh,dashuria vogël e tezes.-tha Tea dhe Dionisi ju afrua.
Mirëseerdhe mes nesh.-i tha Dionisi djalit të tij,i cili lëvizi duke shkaktuar buzëqeshje tek Dionisi.
Duhet të shkoj te Anaisi.-tha John dhe infermieria iku.
Taylor dua të qëndrosh tek foshnja dhe mos t'ia ndash sytë asnjë moment të vetëm.-e urdhëroi Dionisi,pasi kishte frikë se mos diçka tjetër ndodhte.
Në rregull zotri.-tha Taylor dhe iku. Të gjithë nxituan dhe ikën për te dhoma e Anais dhe vunë re që doktorri ishte aty.
Duhet ti bëj një vizitë.-tha doktorri duke u futur brenda dhe pa që Anais kishte hapur sytë pak dhe po shihte e humbur.
Anais....-i tha Dionisi duke i shkuar pranë ama nuk mori përgjigje.
Ndiq pak lapsin.-i tha doktorri duke i drejtuar një laps në sy dhe ajo e ndoqi-Më thuaj pak se si ndihesh.-e pyeti doktorri dhe ajo puliti sytë,e Dionisi pa nga doktorri.
Çfarë po ndodh?-e pyeti Dionisi dhe doktorri pa përsëri Anaisin.
Dua të pulisësh sytë dy herë nqs je mirë,dhe një herë nqs nuk ndihesh mirë.-i tha doktorri dhe ajo puliti sytë dy herë-Shumë mirë. Pulit sytë dy herë kur të ndiesh prekjen time te këmbët e tua,dhe puliti njëherë nqs nuk e ndien.-i tha Doktorri dhe Anais ktheu kokën nga Dionisi i cili i buzëqeshi.
Çdo gjë do të bëhet mirë.-i tha Dionisi duke e puthur në kokë.
Zonjushë?-i tha doktorri teksa i prekte këmbën dhe ajo nuk po jepte shenja që të ndiente diçka.
Anais e ndien prekjen e tij?-i tha Dionisi i prekur dhe ajo hapi gojën.
J..o...-tha me vështirësi dhe Dionisi mbylli sytë.
Do t'ju vizitojë përsëri.-tha doktorri duke ia bërë me shenjë Dionisir që të dilte jashtë.
Do të vi përsëri.-i tha Dionisi dhe e puthi në ballë.
Siç ju thashë. Ka kaluar në paralizë. Do ti bëj analizat përsëri,ama jam e sigurt që është paralizë e përkohëshme,dhe pas disa ditësh ka për të lëvizur prapë. Sa për pjesën e foljes është thjesht e shokuar,e tronditur. Të shkuara.-ju tha ai dhe iku.
Dionis do të kaloj çdo gjë. Mblidhe veten.-i tha Sirius dhe John e pa. Mori frymë thellë dhe u fut brenda.
John...-i tha Silva duke i bërë me shenjë që të dilnin jashtë dhe të gjithë dolën jashtë,duke i lënë të dy vetëm.
Llasticë.-i tha Dionisi dhe ajo kishte ngulur shikimin te barku i saj.
Ndihem bosh.-tha me zërin e ngjirur dhe Dionisi mbushi një gotë me ujë,por ajo nuk pranoi.
Duhet të pish pak Anais.-i tha Dionisi por ajo tundi kokën.
Ndihem bosh...-tha përsëri dhe Dionisi e pa-Nuk është më i fryrë barku...ndihem bosh.-tha Anaisi dhe ai buzëqeshi lehtë.
Normale që ndihesh bosh vogëlushe,se djali jonë do të dilte një ditë,nuk do të rrinte brenda te barku bukur i mamit.-tha Dionisi dhe ajo e pa.
Është mirë?-e pyeti dhe sytë ju mbushën me lot.
Nuk mund të them shumë mirë,ama është mirë vogëlushe. Ndodhet në inkubator sepse ishte herët për të që të lindte. Ama është mirë.-i tha Dionisi dhe ajo buzëqeshi.
Mund ta shoh? Dua ta mbaj në krahë Dionis.-i tha Anaisi dhe ai buzëqeshi.
Pak më vonë llasticë. Për momentin nuk na lejojnë. Dhe diçka djali do të qëndroj një muaj në inkubator.-i tha Dionisi dhe ajo rrudhi vetullat.
Dmth unë një muaj nuk do ti afrohem fëmijës sim??-e pyeti ajo.
Jo,nuk e mendoj këtë ama nqs duhet do të qëndrojmë edhe një muaj pa ju afruar Anais.-i tha serioz Dionisi dhe ajo rrotulloi sytë.
Zotri.-u dëgjua Taylor dhe Dionisi e pa.
Vij shpejt.-i tha Anaisit dhe e puthi lehtë në buzë-Çfarë ka ndodhur?-e pyeti pasi mbylli derën.
Kaleb është kapur në aeroport nga policia. Ishte duke u arratisur me një shumë të madhe parash në çantë,dhe në llogarinë e tij bankare janë gati 1milionë€ të hedhura para 3 javësh. Sa për Dilarën janë duke e kërkuar akoma.-i tha Taylor dhe Dionisi goditi me grusht murin. I erreshin sytë kur mendonte se ai i kishte thënë se ajo ishte e tija dhe e e kisjte goditur.
Bëni çtë mundeni e dua pas hekuarave edhe Dilarën edhe atë shkërdhatën tjetër.-tha Dionisi dhe në dhomë u dëgjua një zhurmë-Shko dhe rri pranë foshnjës. Mos lëviz që aty.-i tha Dionisi dhe u fut brenda në dhomë. Po mundohej të çohej por kishte rënë poshtë.
Më ngri.-i tha Dionisit dhe ai shfryu.
Po çfarë bënë Anais!!! Të thashë që që nuk duhet të lëvizësh!-i tha ai duke e marr në krahë dhe duke e shtrirë në krevat.
Dua të shkoj të shoh djalin.-tha Anaisi dhe Dionisi e pa.
Më thoje mua Anais do tl të çoja unë përse çohesh vetë?-e pyeti Dionisi duke marr karrigen me rrota dhe duke e afruar afër krevatit-Eja...-i tha Anaisit dhe e ngriti e uli në karrige.
Nuk kemi menduar emër për djalin.-i tha Anaisi duke u mbështetur dhe ai e shtyu.
Kemi dhe pak kohë llasticë.-i tha Dionisi.
Uhfff,mezi po pres ta mbaj në krahë.-tha Anaisi dhe ai buzëqeshi.
Gjithashtu.-i tha Dionisi duke ju afruar dhomës së bebeve.
Ku është?-pyeti Anaisi duke parë shumë beba të tjerë aty.
Ai aty.-i tha Dionisi duke bërë me gisht drejt një foshnje. Sytë ju mbushën me lot dhe filloi të qantem
Për pak e humba Dionis. Për pak...-tha Anais duke qarë dhe Dionisi u ul krahë saj.
Për pak të humba unë ty Anais. Më duhej të zgjidhja. Midis teje dhe fëmijës sonë. Zgjodha ty.-i tha Dionisi dhe ajo filloi të qante më shumë-Nuk ishte e lehtë ama ti,ti duhet të ishe këtu. Edhe pse doktorri tha që sdo mund të bëje dot më fëmijë,të gjithë doktorrët e botës do ti sillja para teje dhe do të përpiqeshim për fëmijë.-i tha Dionisi dhe ajo e pa.
Çfarë? Nuk..nuk..nuk mund të bëj dot më fëmijë?-i tha Anaisi me gjysëm zëri dhe Dionisi tundi kokën.
Jo,dëmtimi ishte i madh dhe fakti që ishe shtatëzanë e përkeqësoi situatën.-i tha Dionisi dhe ajo filloi të qante.
Por...por..si do të bëjmë fëmijë tjetër ne?? E di,,e di që ti do fëmijë tjetër dhe unë nuk do mundem të ta jap më...-i tha Anaisi duke qarë më shumë dhe ai i fshiu lotët.
Anais,më mjafton ti,dhe djali jonë. Anais falenderojë Zotin 1000 herë që arriti të të sillte tek unë përsëri,gjithashtu edhe djalin ton dhe ti thua që sdo më dhurosh dot një familje të madhe? Sapo ma dhe Anais,fal Zotit je gjallë. Fal Zotit djali jon është gjallë. Çfarë dua më shumë nga jeta.-i tha Dionisi dhe ajo e përqafoi.
Të dua shumë.-i tha Anais dhe ai e puthi në buzë lehtë.
Të dua Anais.-i tha Dionisi dhe të dy panë djalin e tyre.
Ayaan. Dhuratë e Zotit.-tha Anais dhe Dionisi buzëqeshi.
E adhuroj llasticë. Ayaan Cooper. Perfekte!-i tha ai duke parë djalin e tij dhe Anais buzëqeshi.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now