Fundi diskutimit!!!

838 58 3
                                    

Çfarë ka ndodhur?-pyeti Dionisin serioze.
Lajmi për shtatëzaninë tënde ka marr dhen!-tha i nervozuar Dionisi dhe ajo shqeu sytë nga habia.
Çfarë dreqin thua Dionis??-i tha Anais duke marr telefonin dhe duke u futur tek lajmet rozë.
As që ia kam idenë! Trekëndësha dashurie!! Divorc i qëllimshëm!! FLIRTIME NË BAR PIJESH!! DHE SHUMË BUDALLALLIQE TË TJERA!!!-bërtiti Dionisi dhe shtoi shpejtësinë.
Dionis...-i foli ajo me gjysëm zëri duke u mbajtur tek dera-Dionis ngadalëso...ul shpejtësinë...Dionis nuk po ndihem mirë,po më përzihet,ngadalëso...-i tha përsëri ajo dhe ai ktheu kokën drejt saj.
DREQ...-tha duke goditur timonin dhe uli shpejtësinë-më fal...më fal Anais..-dhe hapi krahun. Doli nga makina dhe kaloi nga ana e Anais duke i hapur derën dhe duke e ndihmuar që të dal jashtë,që ajo të merrte ajër.
S'ka problem.-ju përgjigj Anais qetë dhe filloi të merrte frymë thellë.
Nuk e di Anais...kan dal shumë lajme këto kohë . Nuk e kush mund të ketë folur ama di që nqs e gjej ka për të dhënë llogari mirë e mirë.-tha Dionisi dhe Anais e vëzhgoi.
Është më mirë ta diskutojmë diku tjetër. Ikim tani?-e pyeti ajo dhe ai e pa.
Je më mirë?-e pyeti Dionis dhe ajo tundi kokën. Pasi u sigurua që ajo të ishte mirë,hipi përsëri në makinë dhe u nis drejt vendit ku të dy do të bisedonin tl qetë.

Më pëlqen pamja.-i tha Anais duke parë pamjen që ofronte shtëpia e tij.
Shtëpia tjetër kishte pamje akoma më të bukur se kjo...-i tha ai duke i dhënë një gotë me lëngë portokalli.
Pse kishte? I ka ndodhur diçka shtëpisë?-e pyeti sikur të ishte duke e pyetur për një njeri dhe ai ngriti vetullat duke e parë i habitur.
As që dua ta kujtoj më që e kam atë shtëpi. -ja ktheu dukr qeshur lehtë dhe ajo tundi kokën.
Praaaa....-tha ajo dhe ai shfryu.
Sinqerisht çdo gjë ndodhi aq shpejt saqë nuk e kuptova as vetë. Ama di diçka,që ne të dy tashmë jemi në qendër të vëmendies dhe s'do ta kemi aspak të lehtë.-i tha Dionis dhe ajo shtrembëroi buzët.
Kjo ndryshon shumë gjëra...-tha duke u menduar Anais dhe ai e pa me vëmendie.
Në kuptimin që....-ja ktheu Dionis dhe ajo shfryu.
Përderisa kanë dal kaq lajme,mos prit se do të mjaftohen me kaq. Kan për të gërrmuar më shumë. Do të duan më shumë Dionis! -i tha serioze Anais.
E di. Ama meqë po flasim për ndryshimet,doja të të thoja që duke filluar nga nesër e tutje do të jetosh me mua. Dhe çdo lëvizje që do të bësh apo do të bëj duhet të jetë e matur mirë.-tha ai dhe Anais shtrembëroi buzët duke treguar qartë që asgjë nga ato çfarë tha ai nuk i pëlqeu.
Harroje!!-ju kthye serioze ajo-kemi 5 rregulla Dionis. Mos i ke harruar gjë vallë?!?-e pyeti ajo me ironi.
Nuk kam harruar asgjë Anais. Ama ato rregulla janë...-foli Dionis ama ajo nuk e la të mbaronte pasi nervat që e pushtuan të tërën nuk mund të rrinin qetë.
NR1:NUK DO TË KETË NJË ROMANCË MES NESH ZOTI DIONIS,NR2:E VETMJA GJË QË NA LIDH ËSHTË KY FËMIJË,PRANDAJ KUR DO TË BËHET FJALË PËR TË NE JEMI NJË FAMILJE DHE ASGJË TJETËR SKA RËNDËSIIII!!! NR3:JETA IME ËSHTË JETA IME,JETA JOTE ËSHTË JOTJAAA!!-bërtiti ajo duke u kthyer drejt tij.
Anais...-i foli ai duke u munduar të ruante qetësinë,por ajo po ja bënte të pamundur.
NR4:VENDIMET QË DO TË MERREN MBI FËMIJËN JANË NË MËNYRË TË BARABARTË!! NR5:DISTANCA DREQI TA HAJ!!! DO TË MBASH VENDIN TËND DHE UNË TIMIN!!-bërtiti Anais dhe ai mbylli sytë dhe mori frymë thellë që të qetësohej.
Anais këto rregulla nuk vlejnë më!! Ndryshuan. Çdo gjë ndryshoi në momentin që çdo gjë u mor vesh nga të tërë!-i tha Dionis me tonin e lartë të zërit.
I kishe parasysh DIONISSS!! Dihej që në fillim që kjo s'do të mbahej sekret për shumë kohë. Mendova se kishe menduar çdo gjë???-ja ktheu me inat Anais dhe ai e pa në sy.
Mos e zgjat Anais që nesër e tutje do të jetosh me mua!-i tha i vendosur dhe autoritar ai-dhe mos u shqetëso për rregullin nr:1,3 dhe 5. Nuk do të bija kurr në dashuri me një vajzë pasanike dhe të llastuar si puna jote!-i tha serioz Dionis dhe ajo e pa në sy duke u munduar të mbaj veten-çdo gjë do të jetë një fars në syrin e të tjerëve atje jashtë,ama këtu brenda...brenda këtyre katër mureve?!?!? Çdo gjë do të jetë e vërtet,normale!-i tha ai serioz dhe i ktheu kurrizin për të ikur në kuzhinë.
Dakort,dakortttt...-tha nëpër dhëmbë ajo duke tundur kokën dhe filloi të bënte lëvizje të vogla në formë rrethi-meqë është kështu puna,nqs nesër më sheh me një person tjetër në krahë shpresoj mos ta kesh problem. Ose kur mos të vi në shtëpi ndonjë natë,ose disa netë. -i tha Anais dhe ai kërciti qafën dhe u kthye drejt saj me inat.
Mos. Nuk e lejoj. -i tha Dionis duke iu afruar më afër seç duhej dhe sytë e tij ishin gati të lëshonin flakë.
Më fal pak çfarë the?!? Nuk e lejon?? NUK E LEJON!?!??!-i bërtiti ajo dhe e pa në sy-ore po ti çfarë pret xhanëm??? Që për shkak të disa budallalliqeve që shfaqen në media e rrjete sociale unë të burgos jetën time? Je në terezi ore??? Jam shtatëzanë. Shtatëzanë!!! Shtatëzani të cilën nuk e doja. Një fëmijë me një person të cilin nuk e njoh. Çdo gjë është një gabim. Dhe ti pret që unë të qëndroj në një lidhje apo në një martesë që nuk e dua?? Si dreqin arrin ta mendosh këtë gjë në atë trurin tënd të vogël prej pasaniku që s'di gjë tjetër përveç famës,se ç'thotë media e rrjetet sociale? Dionis,vendosa ta mbaj këtë fëmijë vetëm sepse nuk mund ta bëja dot abortin,nuk mund të bëhem vrasëse e një fëmije të pafajshëm. Ama kjo nuk të jep konfidenca që të futesh në jetën time dhe të fillosh kontrollin mbi të.-i tha serioze Anais dhe ai po e shikonte me qetësinë më të madhe që mund të kish patur ndonjëherë.
Në rregull,fundi diskutimit. Dhoma në të djathtë do të jetë dhoma jote për momentin,pasi do të ndryshojmë shtëpi më vonë. Për rroba mos e vri mendjen,mund tl blesh online sa të duash,madje po të lë kartën e kreditit mbi tavolinë. Shoferi do të të çoj në shtëpi,fol me familjarët dhe nesër kur të më telefonosh do vi të të marr. Sa për martesën më mirë e lëmë ditë tjetër,se kjo e sotmja u bë shumë ditë e ngarkuar. Shihemi nesër!-i tha ai dhe doli jashtë.
A MË KE DËGJUAR ÇFARË DREQIN KAM THËNË TË PAKTËN!?!?-bërtiti ajo duke marr një jastëk dhe duke e hedhur në drejtimin nga ai iku.
Zonjë..-foli një burrë rreth të 30 dhe Anais e pa me inat.
Ku dreqin e pe zonjën ti ore??-i foli me nerva ajo.
Siç tha zotria me nerva...-foli nëpër dhëmbë ai-më falni zonjushë,Z.Dionis më tha që të vija sipër dhe t'ju thoja që do të të shoqëroj unë sot,dhe në vazhdim.-vazhdoi të thonte ai.
Edhe???-foli me padurim ajo.
Nqs je gati mund të largohemi.-i tha ai dhe ajo kërciti dhëmbët dhe hodhi sytë nga tavolina dhe buzëqeshi në mënyrë djallëzore.
Gati jam. Mund të shkojmë.-tha Anais duke buzëqeshur-para se të shkojmë në shtëpi si fillim duhet të ndalojmë për shopping.-foli përsëri ajo duke marr kartën e kreditit që ai kishte lënë mbi tavolinë.
Në rregull.-i tha shoferi duke e ndjekur nga pas.
"Vajza pasanika e llastuar" hëhh...epo mirësevjen në ferrin e një vajze pasanike dhe të llastuar Dionis Cooper!-tha Anais me zë të ulët duke u futur në ashensor.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now