Vend i rëndësishëm....

840 58 9
                                    

U fut brenda në shtëpi dhe la të gjitha çantat e shopping në pllaka. U fut brenda dhe vuri re që nuk kishte asnjë njeri përveç Marias.

Mirëseerdhe zonjushë.-i tha me mirësjellje Maria.
Ku ndodhen prindërit dhe Tea?-e pyeti Anais duke u futur në kuzhinë.
Prindërit e tu dolën para 1 ore,Znj.Tea ndodhet në shkollë!-i tha serioze Maria.
Faleminderit...-i tha Anais duke parë frigoriferin me kureshtje-s'ka asgjë për të ngrënëëëëë...-tha duke bërë si një fëmijë Anais.
E vogla Anais,frigoriferi është plot,ama thjesht je ti ajo që nuk do të hash asgjë nga ato që janë aty. Më thuaj çfarë do që të të përgatisë e dashur.-i tha Maria me ëmbëlsi dhe Anais u ul në karrige dhe u mbështet tek banaku.
Nuk e di nana...-i tha dhe Maria qeshi.
Ëmbëlsirë? Diçka të kripur? Apo përzierje e të dyjave?-i tha Maria fuke e ditur që hormonet e shtatëzanisë po fillonin të bënin të vetën.
Nana e di çfarë? Përse nuk e bënë pushim ditën e sotme?-i tha Anais dhe Maria qeshi.
Një sepse mamaja jote nuk më ka dhënë ditë pushimi dhe e dyta duhet të kujdesem për ty e dashur.-i tha Maria dhe Anais e pa.
Nana të të bëj një dhuratë?-i tha Anais dhe Maria e pa e habitur.
Anais...nuk di çfarë të them...-i tha Maria duke buzëqeshur në siklet. Ishte një grua rreth të pesëdhjetave,me flokët të cilët i ishin thinjur më shumë seçë duhet për moshën që kishte,të cilët i mbante topuz mbrapa dhe kishte disa rrudha në fytyrë. Ishte një grua e sjellëshme dhe e dashur,dhe në atë shtëpi kishte një rol të rëndësishëm sepse nuk ishte vetëm një shërbëtore e mirë dhe e besuar ama ishte dhe një dado e shkëlqyer për të dyja vajzat.
Të lutem nana pranoje.-i tha Anais dhe filloi të kontrollonte në çantën e saj për një kartë të vogël,të cilën sapo e gjeti ja dha në dorë Marias-nana është një kartë për të shkuar në spa. Merr vajzën dhe shko relaksou sot. Çdo gjë është e paguar prej meje. Mos u shqetëso për asgjë,madje as për mua. Për pak vjen Tea dhe do të jem me të.-i tha Anais dhe Maria buzëqeshi.
Faleminderit por është shumë Anais.-i tha serioze ajo.
Nana! Për ty nuk është shumë,është pak. Ke bërë kaq shumë për ne,dhe meriton më shumë se kaq. Po të urdhëroj si pronarja jote që do ta marrësh.-i tha Anais me shaka dhe duke qeshur dhe Maria e mori.
Faleminderit!-i tha Maria dhe e përqafoi.
Jepi shko tani.-i tha Anais dhe pasi u vesh Maria doli nga shtëpia.
Hmmmm....po tani çfarë dreqin do të bëj???-pyeti veten duke u mbështetur përsëri në banakun e kuzhinës e mërzitur.

Ke bërë goxha punë të mirë Z.Cooper.-po më thonte njëri prej punonjësve.
Urime Z.Cooper.-ishin duke më uruar të tërë për arritjen time.
Faleminderit!-u'a ktheva pak i mërzitur,pasi kishim gati gjysëm ore që vetëm po flisnin për këtë çështje.
Mendon që këtë gjë duhet ta marr vesh media?-pyeti njëri prej tyre ama vëmendien time e tërhoqi telefoni im mbi tavolinë. Ishte duke telefonuar ajo.
Alo.-u përgjigjia duke buzëqeshur lehtë,pasi kujtova telefonatën nga banka sot.
Ouu sa serioz që u përgjigje. Apo nuk më ke shënuar numrin?-ma ktheu duke folur me nxitim dhe me një frymë.
Ndodhem në një mbledhje tani.-i thashë përsëri serioz ama në mendja ime ishte duke buzëqeshur.
Aaaa,epo mirë nuk është se më intereson. Më ka marr uria keq fare. Në shtëpi nuk ka asgjë që mua më pëlqen të ha,dhe jam e mërzitur....-foli si një bebe dhe mezi po mbaj veten të mos buzëqesh para njerëzve.
Thuaj shërbëtores të të gatuaj diçka.-i thashë dhe vura re disa nga puntorët e mi të cilët ulën kokat dhe panë orën.
Ajo ndodhet në spa për momentin pasi ja dhashë pushim ditën e sotme. Mami,babi kanë udhëtuar diku për punën dhe Tea ndodhet tek shoqja e ngushtë sonte. Prandaj jam vetëm...e uritur...e mërzitur...jam duke u futur në depresion...-tha me zërin e mërzitur dhe diku nga fundi filloi ta bëj tragjike. Kjo vajzë ka për të hequr edhe pjesën më tl vogël të trurit.
Bëra mute telefonatën dhe u kthrva nga puntorët e mi. Mbledhja mbaron këtu.-ju thashë serioz dhe u çova e dola jashtë me nxitim.-ku ndodhesh?-e pyeta duke pritur që ashensori të ngjitej sipër.
Në shtëpiiii....-tha duke zgjatur "i" dhe unë qesha.
Për 20 min jam aty.-i thashë dhe mbylla telefonin.
Dola jashtë ndërtesës dhe po prisja për shoferin që të më silltr makinën kur sytë më zunë personin që po e urrej më shumë seçë duhet këto kohë.
Urime...-foli duke duartrokitur.
Faleminderit.-ja kthrva serioz dhe nxitova të hipja në makinë.
Përse nxiton?-më pyeti duke dal para dhe unë klrcita qafën. Ama nuk duhet të veproja gabim,me shumë mundësi duhet të jetë një lojë e saj dhe për momentin ndodhemi shumë të ekspozuar në publikë.
Sepse për momentin më duhet të jem në një vend më të rëndësishëm seç do vend tjetër është. Prandaj nqs nuk e ke bezdi dhe me mirësjelljen më të madhe mu hiq sysh Dilara!-i thashë tepër serioz dhe ajo u largua duke më liruar rrugën për tu futur në makinë.
-Merre pushim sot!-i thashë shoferit dhe i dhashë gaz makinës për të ikur tek ajo.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now