Darkë familjare??

742 60 11
                                    

Flashback

Po shkoj ti them Sirius që pasi të mbarojnë ti marr vajzat dhe ti çoj në shtëpi.-i tha Dionisi duke futur në makinë Arien dhe Anais hipi para.
Dakort.-ja ktheu Anais duke ngrënë çokollata,të cilat i ndau me Arien.
U nis drejt vendit ku ata ishin dhe filloi ti kërkonte.
Elaida ku ndodhet Sirius?-pyeti Elaidën e cila po luante me një bebe.
Duhet të jetë te fugoni dhuratave.-ja ktheu ajo dhe Dionisi u nks drejt fugonit.
Ika tani,përndryshe Anais do të vërë re që mungojë dhe do të më mbys me pyetje.-dëgjoi Tea të fliste dhe ndaloi.
S'do të ma japësh një puthje?-dëgjoi më pas zërin e Sirius dhe hapi sytë nga habia.
Dreq....-mërmëriti Dionisi duke u afruar pak dhe pa që Sirius kishte përqafuar Tea dhe po e puthte në qafë. Tundi kokën dhe u kthye të ikte por në momentin që u kthye u përplas me makinën që ishte e parkuar afër fugonit.
Prit..-dëgjoi zërin e Sirius dhe Dionisi rrudhi vetullat.
Dionis?-dëgjoi zërin pyetës të Teas,e të mbushur me frikë dhe ai u kthye drejt tyre.
Dionis çfarë do këtu?-e pyeti Sirius duke mbajtur veten ama Dionisi e kuptoi shumë mirë që Sirius kishte dal në pozicion mbrojtës për Tean.
Erdha të të them që të çosh vajzat në shtëpi,pasi unë me Anais po largohemi.-i foli serioz Dionisi dhe Tea e pa e shqetësuar.
Është mirë Anais?-pyeti qetë ajo dhe Dionisi e pa .
Po. Ika unë,mirupafshim.-ju tha Dionisi dhe ju ktheu kurrizin e filloi të ikte.
Dionis...-dëgjoi zërin e Sirius dhe ndaloi-nuk është ashtu siç mendon ti,duhet një shpjegim.-vazhdoi ti thonte serioz por Dionisi nuk foli,vetëm vazhdoi para për te makina e tij.

U vonove.-i tha Anaisi ,pasi ai u fut brenda në makinë.
Nuk po e gjeja,prandaj e kërkova pak.-ju përgjigj Dionisi i hutuar por serioz.
Je mirë ti?-e pyeti ajo dhe ai tundi kokën.
Po.-u përgjigj Dionisi dhe u nis me shpejtësi.

End of flashback.

Uhfff çfarë lehtësimi.-dëgjoi Anaisin duke u futur në sallon.
Përse?-e pyeti Dionisi duke e parë. Kishte veshur njërën prej bluzave të tij,e cila i rrinte e gjerë dhe i mbulonte pak një pjesë të kofshve.
Nuk rrihet më me rroba veshur. Nuk i duroj dot,ama bluzat e tua janë shpëtim jete,të gjera po,të rehatshme po,gjithashtu edhe bokset e tua.-i tha Anaisi dhe ai e pa.
Bokset e mija?-e pyeti me habi dhe ajo qeshi.
Normale që po,çfarë mendon ti se kam veshur si tuta të shkurtra?-e pyeti dhe ngriti bluzën duke i treguar bokset e tij,që i rrinin fiks si tuta të shkurtra,përshkak se ishin të mëdha për të.
Seriozisht?-e pyeti ai duke mbajtur të qeshurën.
Yeappp.-ja ktheu ajo dhe ai tundi kokën e shkoi u ul pranë saj.
Ka lëvizur sot?-e pyeti duke vendosur dorën te barku saj dhe filloi ta ledhatonte.
Po,shumë fare madje.-ja ktheu Anisi duke u mbështetur tek ai dhe ai kaloi dorën tjetër pas kurrizit të saj-u ndieva mirë që ndihmuam atë familjen sot. Sinqerisht nuk mund ta imagjinoj dot që ta kem fëmijën në atë gjendje dhe mos të kem mundësi ta shpëtoj. Ishte një femër e fortë.-tha qetë Anisi dhe ai filloi të luante me flokët e saj.
Tepër e fortë. Ama në botë ka shumë femra si ajo llasticë. Dhe të gjitha janë shumë të forta.-i tha Dionisi dhe ajo mori frymë thellë.
Sikur të kisha një xhind dëshirash dëshira e parë kjo do të ishte,një jetë e më e mirë për të gjitha këto femra,e dyta për të gjithë fëmijët që janë në vështirësi.-tha Anaisi dhr ai buzëqeshi.
Po dëshira e tretë?-e pyeti Dionisi dhe ajo mblodhi supet.
Se di...mbase familja,lumturi dhe shëndet për familjen time.-tha Anaisi dhe ai e shtrëngoi fortë.
Nqs unë do të kisha tre dëshira,të treja dëshirat do ishin për ty.-i tha Dionisi dhe ajo ngriti kokën.
Seriozisht?-e pyeti ajo e cila ishte skuqur dhe ai tundi kokën.
Ishin duke u parë në sy,dhe ai afroi kokën afër të sajës duke e ledhatuar me hundë,faqet,buzët dhe hundën e saj. Aroma e saj ishte si oksigjen për të,një aromë e freskët lulesh dhe vanilje njëkohësisht. Pa e kuptuar sesi dora e tij ishte afruar zonës së saj intime. Buzëqeshi lehtë kur kuptoi se poshtë bokseve të tij ajo kishte veshur mbathje të sajat.
Mendoja se kishe vetëm bokset e mija veshur.-i tha djallëzisht Dionisi dhe ajo hapi sytë duke ardhur në vete.
Ti trap,hiqi duart.-i bërtiti duke e gjuajtur në krahë dhe ai qeshi por dorën se lëvizi që aty,madje e shtrëngoi lehtë dhe ju afrua më afër.
Nqs nuk e heq?-e pyeti duke ngritur njërën vetull dhe filloi ti ledhatonte buzët me buzët e tij.
Dionis...-i foli ajo duke krijuar një hapsirë midis buzëve të saj dhe fryma e nxehtë u përplas me buzët e tij. E ledhatoi përsëri dhe filloi ti shikonte fytyrën,buzët e plota ngjyrë rozë të lehtë,vetullat me formë dhe të zeza,mollëzat e ngritura pa pasur nevojë për botox dhe operacion,qerpikët e gjatë dhe sytë e një dhelpre të cilët kur i hapi nxorën në pah blunë e bukur të syve të saj. Ishte një femër e thjesht,e bukur dhe atij i pëlqente kjo gjë. U afrua lehtë dhe bashkoi buzët e tij me të sajat. E puthte ëmbël dhe lehtë sikur të ishte duke puthur diçka që nqs ushtroje forcë do të thyhej. U shkëput prej saj duke i lënë përsëri një puthje sipërfaqësore,e duke e lënë të merrte frymë.
Më fal. E teprova.-foli Dionisi kur kuptoi çfarë kishte bërë. E dinte shumë mirë që ajo nuk do të krijonte kurrë ndjenja për të,dhe përsëri ai e kishte ushqyer veten me ndjenja dhe pëlqim për të.
Ke të drejtë. E teprove.-dëgjoi Anaisin që i tha dhe ato fjalë sikur i rënduan tepër në zemër.
Nuk ka për të ndodhur më.-i tha serioz Dionisi duke bërë distancë prej saj.
Në rregull.-i tha Anaisi dhe vazhdoi të fliste-prindrit e mi na kanë ftuar për darkë familjare nesër.-i tha Anaisi dhe ai e pa.
Darkë familjare?-e pyeti Dionisi dhe ajo tundi kokën.
Po,më tha mami qëparë. Madje kishte qenë ideja e Teas.-i tha Anaisi duke marr telefonin e saj.
Ideja e Teas??-foli i habitur Dionisi duke e parë me habi.
Po.-ja ktheu Anaisi.
Do të shkojmë.-i tha Dionisi-na daltë për mirë.-mërmëriti më pas dhe u çua të ikte në kuzhinë.

Heyy,si jeni??
Kisha nja dy pyetje mbi historinë.
Si ju duket historia deri tani?
Çfarë mendoni se do të ndodh midis Dionisit dhe Anaisit?

Pres përgjigje të sinqerta.
Mwahh.
Bye bye

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now