Jo!!!

807 55 2
                                    

Atëherë ku e kam dhomën?-e pyeti Anais teksa ai linte valixhen e saj në tokë.
Valixhet e tjera do të ti sjellë shoferi,dhe shërbëtoria do të tl ndihmojë ti vendosësh në vend.-i shpjegoi Dionisi.
Dhomën Dioniss...-i tha ajo dhe ai rrotulloi sytë.
Atje.-i tregoi Dionisi duke drejtuar gishtin dhe ajo iku drejt e në dhomë.
Hmmm,më pëlqen. Ngjyrat janë shumë në rregull. Tualeti është shumë mirë. Ballkoni po. Pamja po. Më pëlqen! Këtu do të qëndroj.-deklaroi Anais dhe ai e shtrmbëroi vetullat.
Është dhoma ime! Të thashë për dhomën ngjitur llasticë.-i foli serioz ai dhe ajo e pa.
Dua këtë! Qëndro ti te tjetra.-i tha Anais si fëmijë.
Nuk e lëshoj dhomën Anais. Shko tek tjetra.-i tha përsëri Dionisi.
Të thashë që qëndro ti te tjetra!! DUA KËTË!-bërtiti ajo dhe ai hungëriu.
Nuk merr vesh ti moj vajzë jo. Nuk e lëshoj dhomën dhe pikë. Shko ti te tjetra.-i tha serioz Dionisi.
Shiko mos bëj si fëmijë dhe mu hiq sysh duke shkuar tek dhoma tjetër.-i tha e bezdisur tashmë ajo.
Je në shtëpinë time. Në dhomën time. Dhe ti ke filluar të bësh ligjin?? Jo,harroje. Lëviz në dhomën tjetër.-i foli Dionisi duke dal jashtë dhomës.
Sa i butë qenka dysheku. Perfekt për një grua shtatëzanë.-dëgjoi Anais të thonte dhe ktheu kokën për ta parë. Ishte shtrirë gjatë e gjerë në krevat dhe po qeshte.
Unë fola me gojë. Anglisht fola. Ndonjë gjuhë që nuk e kupton nuk fola prandaj të lutem shumë lëviz në dhomën tjetër.-i tha Dionisi duke dal para krevatit.
Nuk dua dhe pikë. U vendos kjo është dhoma ime,prandaj nuk dua fjalë. Lëviz. Hec. Përjashta.-i tha ajo duke e urdhëruar dhe ai e pa me inat.
Anais.-i foli serioz duke e paralajmëruar.
Dionis.-ja ktheu sfiduese ajo duke i dal para.
Do të më çmendësh apo jo? E ke vendosur?-e pyeti i lodhur ai.
Nahh,akoma. Ama do ti them shërbëtores të ti rregulloj rrobat aty tek dhoma,dhe tëmijat këtu. Pastaj jam unë gruaja shtatëzanë këtu dhe jo ti. Kështu që do tëmë plotësohet çdo tekë e imja.-foli Anais duke buzëqeshur vesh më vesh.
Uhhh...-shfryu Dionisi duke kaluar duart nëpër fytyrë i lodhur-i qofsh fal shtatëzanisë se t'a tregoja mirë unë ty.-i tha ai dhe ajo qeshi fitimtare.
Vana transferoi rrobat e zotërisë në dhomën tjetër.-tha fitimtare dhe duke qeshur Anais,e ai e pa me nerva.

U lodha.-tha Tea duke shëtitur përballë dyqaneve më të famshme për rroba dhe me çanta në duar.
Pse duhet të blinim kaq shumë gjëra??-u ankua Sophia.
Se na pëlqyen,duhh.-i tha duke mbledhur supet Tea dhe duke shëtitur sytë nëpër dyqane,papritur pa atë të dilte nga një dyqan pët meshkuj.
Sophia më duhet të iki pak. Shihemi më vonë.-i tha Tea asaj dhe pasi e përqafoi shkoi drejt tij-Sirius.-i foli dhe ai ktheu kokën.
Picirruke.-i foli qetë ai duke u kthyer nga ajo dhe i dha një vështrim të lehtë në të gjithë trupin.
Çfarë bënë?-e pyeti ajo duke i dal para dhe ai përkuli kokën për ta parë në sy,pasi ajo ishte e shkurtër dhe e vogël në krahasim me të.
Doja të blija ndonjë gjë,por asgjë nuk ma mbushi syrin.-ja ktheu ai duke u rehatuar.
Aaa mirëëë. Tani ku do të shkosh?-e pyeti Tea dhe Sirius e pa.
Në shtëpi picirruke.-u përgjigj ai.
Do më çosh edhe mua pak në shtëpinë time. Dhe mos më thuaj më picirruke.-i tha Tea.
Picirruke je.-i tha Sirius duke i marr disa qese nga duart dhe duke lënë atë të ecte para tij-dhe si shumë ke filluar e tepron me këto veshje picirruke.-i tha serioz ai duke futur në bagazh qeset.
Aspak. Madje jam veshur shumë.-tha ajo teksa hipte në makinë.
Picirruke të kanë lënë gjë mend vallë?-i tha ai trksa ndiztr makinën dhe të nisej.
Mbase...-ja ktheu ajo dhe uli kokën në telefon duke bërë që qetësia të pushtonte makinën.
Kishin rreth 20minuta që rrinin qetësi deri në momentin që ai parkoi makinën para shtëpisë së saj.
Erdhëm picirruke.-i tha Sirius duke zbritur dhe duke marr qeset në bagazh teksa ajo hapi derën dhe u fut brenda.
Eja.-e ftoi ajo.
Je vetëm?-e pyeti Sirius.
Hëh. Mami,babi janë në një udhëtim pune. Dhe Anais ti e di besoj. U shpërngul tek Dionisi.-i tregoi Tea dhe ai tundi kokën.
Po iki tani. Më telefono për çdo gjë.-i tha Sirius serioz dhe ftohtë dhe ktheu kurrizin për tu larguar.
Dreqi ta haj Sirius. Përse nuk e lejon veten që të ndiesh??-e pyeti Tea më në fund dhe ai ndaloi.
Çfarë do të thuash?-e pyeti Sirius duke u kthyer nga ajo me duar në xhepa duke bërë sikur nuk kuptoi gjë.
Boll bëre të paditurin me mua! E di shumë mirë çfarë ndien ti për mua! E kam kuptuar. E kam parë.-i tha Tea duke i'u afruar.
Mesa duket e ke kuptuar gabim.-foli përsëri ftohtë Sirius ama përbrenda po shplrthente si vullkan.
Sirius,më thuaj ku qëndron problemi. Të lutem.-i tha butë Tea fuke vendosur dorën e saj tek faqja e tij duke bërë që molla e Adamit të lëvizte nga lartë,poshtë.
Picirruke problemi nuk qëndron askund. Thjesht meriton më mirë,meriton më shumë se unë.-i foli tashmë qetë dhr ngrohtë Sirius duke marr dorën e daj mes të tijave dhe duke i lënë një puthie të vogël brenda mbi kurrizin e dorës.
Dhe përse ke dal në këtë konluzion Sirius?- e pyeti ajo dhe Sirius mbylli sytë dhe mori frymë thellë.
Tea unë nuk të dua për një natë,as për dy,as për 1 muaj apo për një vitë dhe më pas të të hedh poshtë si një leckë të përdorur. Të dua të të kem përgjithëmon,të kaloj jetën me ty. Ama kjo gjë është e pamundur,pasi unë nuk mund të të ofroj të ardhmen e duhur apo atë që ti do të dëshirosh. Sado të të dua,sado egoist të jem dhe dua të të mbaj për vete nuk mund të të mohoj të ardhmen që çdo vajzë e dëshiron.-i shpjegoi qetë Sirius dhe ajo e pa kurioze.
Çfarë do të thuash? Nqs ka të bëj me paratë,apo ku dreqin ta di unë nuk ke përse e vret mendjen çdo gjë me kohën.-i tha Tea dhe ai shfryu dhe u largua tutje.
Sikur të ishte ky problem moj Tea,do të të kisha larë në oara padi janë të vetmet gjëra për të cilat se çaj kokën. Ama jo nuk është aty,nuk qëndron aty problemi.-i tha Sirius dhe ajo e pa e frustruar.
ATËHERË MË THUAJ. MË THUAJ PËRSE NUK NA JEP NJË SHANS TË JEMI NE. PËRSE NUK E LEJON VETEN QË TI LËSH TË LIRA NDJENJAT E TUA.-i bërtiti me inat Tea.
SEPSE GËNJEVA DREQI TA HAJ. KA NJË PROBLEM. KAA!!! DHE AI PROBLEM JAM UNË. -ja ktheu Sirius.
NUK MË INTERESON. NUK MË INTERESON!!-bërtiti ajo.
AMA MË INTERESON MUA!! MUA!! PRANDAJ JO. JOO!! NUK TË MERITOJ,MERITON MË MIRË SE UNË!-i bërtiti në fytyrë asaj dhe sytë ju mbushën me lot.
NGA E DI TI DREQI TA HAJ QË S'MË MERITON?? NGA E DI?!?!?! DHE DREQI TA MARR ÇFARË PROBLRMI MUND TË KESH QË MENDON SE NUK JE I DUHURI PËR MUA??- e pyeti Tea dhe ai i ktheu kurrizin dhe më pas u kthye përsëri para saj.
Jam steril.-ju përgjigj qetë dhr u ul në divan,tashmë i lodhur kurse ajo kishte mbetur e ngrirë në vend dhe pa fjalë.
Si??-e pyeti ajo pak e lënduar duke u ulur në gjunjë para tij dhe vendosi një dorë tek gjuri i tij dhe tjetrën tek koka e tij,të cilën r kishte vendosur mes dy duarve.
Para dy vitesh bëra aksident me makinë. Nuk kisha vendosur rrip sigurimi dhe nga përplasja gjysma e trupit tim ndodhej jashtë xhamit të përparëm të makinës.-i shpjegoi Sirius por ajo e ndërpreu.
E di këtë. Ishte një mrekulli që shpëtove. Por çfarë lidhje ka kjo me situatën tënde?-e pyeti Tea dhe ai e pa në sy.
Nuk e di si apo qysh,ama kisha pësuar dëmtime tek të dy testikujt.-i tha Sirius pak në siklet asaj dhe ajo buzëqeshi trisht.-kjo është arsyeja dreqi ta haj. Kjo. Nuk jam i denjë për ty,nuk mund të të ofroj një të ardhme,një familje Tea. Meriton më shumë se unë o picirruke.-i tha Sirius duke i ledhatuar faqen lehtë dhe duke luajtur me flokët e saj.
Sirius,do të marrësh mjekime,kura dhe për t'ia dal. Më beso për këtë. Por të lutem na jep një shans të jemi "ne".-i tha gati në lutje Tea dhe atij ju mbushën sytë me lot.
Tea...-i tha Sirius me zërin e ngjirur,pasi një lëmsh i ishte mbledhur në fyt.
Të lutem.-ju lut ajo-pastaj shiko anën pozitive do të bëjmë dashuri pa mbrojtje dhe nuk do të kemi pse e vrasim mendjen për fëmijë derisa të shërohesh.-shtoi më pas ajo duke qeshur ajo dhe ai qeshi mes lotëve.
Një ndër arsyet përse të dua kaq shumë o picirruke.-i tha Sirius dhe e tërhoqi nga vetja duke i dhënë një përqafim kockëthyes dhe të ngrohtë.
Do të qëndrosh nga unë sot? Shohim edhe një film?-e pyeti Tea si fëmijë dhr ai buzëqeshi.
Shohim picirruke. Zgjidhe ti filmin se kokoshkat i bëj unë.-ja ktheu ai dhe pasi i dha një të puthur tek koka dhe balli e lëshoi dhe iku në kuzhinë për të bërë kokoshkat.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now