Shtëpi e re....

778 64 9
                                    

Kujdes me atë kuti! Ka gjëra që thyhen.-foli Anaisi serioze teksa disa puntor po fusnin kutitë brenda në shtëpi.
Anais.-dëgjoi Dionisin të futej brenda-ke qëndruar shumë në këmbë. Ulu pak.-i tha më pas duke ju afruar.
Jo jam mirë. Çdo dhomë është kompletuar me mobilje,përveç dhomës së bebit,biblotekës dhe studios së pikturës.-i shpjegoi Anaisi dhe ai pa rreth e rrotull.
Edhe orenditë.-tha Dionisi dhe ajo buzëqeshi.
Po,edhe kjo.-u përgjigj ajo dhe mori frymë thellë-Shtëpi e re,jetë e re,çdo gjë e re. Uhhh....-lëshoi një pasthirrmë dhe ai i hodhi krahun supeve.
Çdo gjë do të jetë e bukur Anais. Do kemi një jetë të qetë e të lumtur.-i tha Dionisi duke e parë në sy.
Shtëpia ka nevojë për një pastrim të thellë.-tha Anaisi dukr dalë nga ajo gjendje emocionale dhe ai buzëqeshi.
E kam zgjidhur unë këtë. Kam punësuar disa pastrues nga kompania e pastrimit,që pastron dhe kompaninë time.-i tregoi Dionisi dhe ajo tundi kokën.
Zotri,mobiljet e dhomës së fëmijëß erdhën.-ju tha njëri prej puntorëve.
Yess,hajde se kemi punë. Edhe sa për montimin e mobiljeve do të merremi ne të dy.-tha e entuziasmuar Anais dhe u ngjit lart për të shkuar në dhomën e djalit të saj dhe Dionisi pas saj.
Ku do e vendosim krevatin?-e pyeti Dionisi dhe ajo po mendohej.
E gjejmë më vonë vendin,si fillim ti fusin mobiljet,dhe pasi të kemi mbaruar dhe me dy dhomat e fundit do të vijmë këtu që ta rregullojmë.-i tha Anais dhr ai tundi kokën.

Kishin kaluar disa orë dhe të dy ndodheshin në studion e pikturës,e cila ishte mbushur me telajo,bojra dhe një raft të madh ku ishin vendosur mjetet e saj. Të gjitha mobiljet ishin vendosur në vendin e tyre,dhoma e biblotekës ishte mbushur me kuti të cilat ishin plot me libra,raftet e vendosur nëpër mure dhe një piano e madhe,në ngjyrë të zezë e vendosur në mes të dhomës.
Çfarë do bëjmë tani boss?-e pyeti Dionisi dhe ajo qeshi lehtë.
Këtu jemi në rregull,tani dhoma e bebit. Por si fillim duhet të ndërrohem pak.-i tha Dionisit dhe ai e pa.
Ku i ke rrobat?-e pyeti ai dhe ajo ja bëri me gisht drejt një kolltuku ku ndodhej një çantë.
Merr bluzën e bardhë me mëngë të shkurtra,dhe paliçetat xhins.-i tha Anais dhe ai hapi çantën dhe mori rrobat.
Ke nevojë për ndihmë?-e pyeti Dionisi.
Të them të drejtën kam.-i tha në siklet ajo dhe ai ju afrua.
Nuk je rehat me kostumin sportiv?-e pyeti Dionisi teksa i hoqi hoodie. Sytë i mbante lart duke u munduar të mos e shikonte trupin e saj. Edhe pse tundohej shumë përsëri nuk donte. Nuk donte ta thyente besimin e saj duke u treguar si një pervers që si bënë dot ball një trupi të bukur femëror.
Jo,kam shumë vapë,siklet.-i tha Anais duke rregulluar repipetat sportive,të cilat i hoqi fare dhe Dionisi ktheu kokën anash-Kam pasur gjoks të vogël,por mesa duket shtatëzania e ka bërë të madh.-tha Anaisi duke shfryrë dhe ai u kollit.
Ndodh për shkak të qumshtit.-i tja Dionisi në siklet,i cili kishte lexuar informacione mbi gratë shtatëzëna.
Hmmm,interesante.-tha ajo duke ngritur krahët lart dhe ai i veshi bluzën e bardhë.
Bluza ime...-tha Dionisi tashmë duke e parë në sy dhe ajo buzëqeshi pafajsisht.
Është e rehatshme...-tha ajo teksa u ngrit pak në këmbë dhe ai i uli pak tutat dhe ajo u ul prapë.
Kam një ndjenjë që derisa të kesh lindur unë sdo të kem më bluza.-tha Dionisi me humor dhe ajo qeshi.
Nuk të siguroj gjë,edhe pasi të kem lindur.-i tha si fëmijë ajo dhe ai tundi kokën.
Llasticë e keqe.-i tha ai dhe ajo rrudhi buzët,e u çua në këmbë që ai ti vishte paliçetat e pas u ul përsëri.
Jam e mil unaa,nut am e teçe tafsh bilionele.-i tha si fëmijë ajo duke kryqëzuar krahët e duke bërë që gjokset ti dilnin sipër.
Si do të ti kap paliçetat?-e pyeti Dionisi duke i hequr duart nga gjokset.
Vetëm njërën,tjetrën lëre të bier e lirë.-i tha Anaisi dhe ai i mbërtheu vetëm njërën.
Eja të të vesh edhe atletet.-i tha Dionisi qetë duke u ulur në gjunjë para saj.
Do vesh pupat e bardha me push.-i tha Anaisi dhe ai ngriti kokën dhe e pa.
Se thoje dot pa u gjunjëzuar unë?-i tha me ironi ai dhe ajo qeshi.
Ncc...-i tha ajo djallëzisht dhe ai blri të ngrihej por ajo i vendosi këmbën te supi dhe e uli përsëri dhe ai e pa me habi e ngriti njërën vetull-stë thashë sepse do mi veshësh ti edhe pupat.-i tha ajo dhe ai ngriti njërin cep të buzës.
Si të urdhërosh ti llasticë.-i tha me nënqeshje Dionisi teksa i veshi pupat dhe para se të çohej i la një puthje të lehtë te kyçi këmbës,e më pas u çua.
Hajde tani,ikim te dhoma bebit.-i tha Anaisi dhe iku para tij dhe kërciti qafën.
Ta dija që kisha pasur kaq shumë durim,do isha akoma duke duruar Dilarën.-mërmëriti Dionisi por ajo e dëgjoi.
Mund ta telefonosh kafshë bilionere,edhe mund ta durosh përsëri.-i tha me mendje madhësi Anais duke kaluar flokët mbrapa.
Përgjigjen në majë të gjuhës e ke.-i tha ai dhe ajo buzëqeshi me ironi. U futën të dy tek dhoma e bebit,dhe Dionisi filloi të nxirrte pajisjet e krevatit të bebit,kurse ajo u ul tek disa kartona dhe po lexonte udhëzimet se si ta ndërtonin krevatin e bebit.
Kuptove gjë?-e pyeti Dionisi duke mbajtur të qeshurën.
Hmm...atëherë shkopi i gjatë do lidhet me platëformën rrethore,shkopi shkurtër mee...umm...atë që do mbaj bebin...-tha Anaisi pa pasur ide se çfarë ishte duke thënë,e Dionisi ja plasi së qeshurës.
Anais je duke e parë mbrapsht.-i tregoi ai dhe vazhdonte të qeshte.
Ahuu edhe ti....mua më hahet ndaj s'më punon truri. Pastaj shiko sa rrëmujë janë këto udhëzimet ku merren vesh.-tha Anaisi duke e kthyer drejt fletën e udhëzimeve dhe ja hodhi Dionisit nga fytyra,i cili vazhdonte të qeshte.
Po,po...lëre se u shfajësove.-i tha ai duke u munduar të mos qeshte më-Më thuaj çfarë do të hash?-e pyeti teksa mori telefonin.
Pizza,Coca cola.-tha ajo dhe ai shfryu.
E ndaluar. Diçka tjetër.-i tha ai dhe ajo mblodhi buzët.
Pizza. Dua pizza Dionis!-i tha serioze Anais dhe ai e pa.
Hera e fundit. Dakort?-e pyeti ai dhe ajo tundi kokën e lumtur.

Jam shumë e emocionuar.-tha Anais teksa shihte mobiljet që Dionis i kishte ndërtuar.
Pse?-e pyeti ai duke pirë pak Coca Cola. Ishin ulur të dy në mes të dhomës dhe po hanin e pinin.
Për çdo gjë. Sidomos për faktin që do bëhem nënë. Mezi po pres ta takoj,ta mbaj në krahë. Të shoh kujt do ti ngjaj.-foli Anais e qetë dhe me emocion dhe ai buzëqeshi.
Gjithashtu. Thonë që nënat janë ato që e kuptojnë të parat se çfarë do të thotë të jesh nënë,kurse baballarët e kuotojnë herën e parë kur marrin në krahë fëmijën e tyre. Ama përsëri mendoj se janë gabim,e ndiej me gjithë shpirt ndjesinë e të qenit baba që kur ndjeva lëvizjen e parë të tij. Ndiej që duhet ta mbroj me çdo kusht. Duhet të jem aty për të. Duhet të jem mbështetje për të. Duhet ta mbroj në çdo hap. Thjesht se di,ndihem ndryshe. Ama ndihem ndryshe për mirë.-i tregoi Dionisi dhe ajo e pa në sy.
Të kam thënë. Do të bëhesh një baba i mirë Dionis.-i tha Anais e prekur dhe ai i buzëqeshi.
Je ndryshe. Shumë ndryshe nga çdo vajzë që kam njohur. Më pëlqen.-i tha Dionisi dhe ajo ngriti njërën vetull.
Hmm...të pëlqej??-i tha Anaisi duke ju afruar dhe ai u gëlltit.
Po...dmth për karakterin e fortë,për mirësinë që ke në shpirt edhe shumë të tjera.-i tha Dionisi dhe ajo u largua përsëri.
Dakort vazhdo më pëlqe.-i tha me nerva Anais dhe ai u habit.
Për çfarë do të të pëlqej Anais?-e pyeti me habi ai dhe më pas buzëqeshi me djallëzi.
Asgjë.-i tha kryeneçe ajo dhe ai ju afrua duke dal sipër saj dhe ajo e pa në sy.
Anais mos luaj me zjarrin.-i tha serioz Dionis dhe në sytë e tij shihej një flakë që nuk priste të shuhej por të ndizej më tepër.
Unë nuk luaj me zjarrin,por i hedh benzinë atij.-tha Anaisi me djallëzi duke i kapur lojën dhe ai kërciti qafën.
E sigurt në këtë që bënë? Sepse unë nuk tërhiqem pas.-i tha serioz Dionisi duke e kapur tek beli me kujdes.
Pak frikë,por po. Jam e sigurtë.-i tha Anaisi duke e parë në sy dhe aq i duhej atij për t'ju vërsulur buzëve të saj në një puthje dehëse.
Nuk ka kthim pas,Anais.-i tha Dionisi duke e marr në krahë e duke u nisur tek dhoma e tyre e re.
Vazhdo para se të më kthehet mendja.-i tha Anaisi dhe ai qeshi djallëzisht.
Edhe të të kthehet ty,nuk kthehem unë pas.-i tha Dionisi duke e puthur në buzë dhe duke mbyllur derën pas tij.
Por edhe pse të dy e morën këtë hap,a do të ishte ky hap një finalizim për një dashuri që sapo ka filluar të çel?

Një aksident i ëmbël.Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora