Nuk jam penduar.....

765 64 3
                                    

Sirius.....ka dal në të gjitha lajmet.-i tha Tea e merakosur në telefon atij pasi kishte parë që zënka që Siriua kishte bërë në shkollë para disa ditëve ishte kudo nëpër lajmet e VIP.
Çfarë do të thuash?-e pyeti ai duke dal nga kompania.
Marrdhënia jonë është marr vesh. Zënka jote është kudo nëpër portale. Morëm fund. Anaisi ka për ta marr vesh.-i tha Tea gati për të qarë dhe ai shfryu i lodhur.
Prindrit?-e pyeti dhe ajo fërkoi fytyrën.
Asnjë reagim akoma. Nuk e di e kanë marr vesh apo jo.-ju përgjigj Tea dhe zëri i Anais u dëgjua poshtë.
Dakort po vi unë.-i tha serioz Sirius.
Anais...-tha Tea me gjysëm zëri dhe mbylli telefonin.
Dua shpjegim!-foli prerë Anaisi duke hapur plotësiaht derën dhe u fut brenda e pas saj Dionisi me të tjerët.
Për çfarë?-pyeti Tea duke bërë të paditurën dhe Anaisi qeshi ironikisht.
Çfarë ka ndodhur?-pyeti John kurioz dhe nga pas erdhi Silva e cila ishte bërë flak e kuqe në fytyrë.
Kjo na qenka arsyeja përse ke probleme me nxënës të tjerë në klasë?-bërtiti Silva duke hedhur mbi tavolinën e studimeve gazetën rozë,ku mbi të disa shkronja të zeza kapitale shkruhej i gjithë lajmi.
O ma shiko....-foli Tea me zërin e dridhur.
Çfarë të shoh??!-bërtiti përsëri ajo dhe John mori gazetën në duar dhe filloi ta lexonte me zë.
"NUK MJAFTON NJË TELASH PËR BIZNESMENIN DAVIDSON,POR SAPO JU BËNË DY. NGA NJË PASANIKE E LLASTUAR QË SHKATËRRON MARTESA,TEK VAJZA E DYTË E CILA FUT DJEM NËPËR SHERRE.

Vajza e biznesmenit John Davidson,këtu flasim për vajzën e dytë të tij. Ose "molla e sherrit" ndryshe,është në fazat e para për t'u bërë një "LLASTICË E DYTË" me pak fjalë,si motra e saj. Para disa ditësh është kapur në foto nga papparazz teksa dilte nga shkolla sëbashku me biznesmenin më të ri të njohur ndryshe si Sirius Migos. Të përqafuar të dy dhe në qetësinë e tyre e cila nuk ka zgjatur shumë pasi aty sherri ndodhi. Shkaku? Dihet qartë! Tea Davidson,molla e sherrit. Përveç mollës së sherrit,arsye të tjera sherri nuk janë zbuluar.
Epo mesa duket shembullin duket nga e ka marr. Çfarë duhet të presim më shumë,kur ka një motër që shkatërron martesa?" ...Çfarë dreqin??? -tha John i shokuar kurse Anais ishte duke kafshuar buzën prej epiteteve që asaj i vihen nga njerëzit.
Dëgjoni asgjë nuk është ashtu siç duket....-tha Tea me sytë me lot dhe Anais e pa.
Dua shpjegim!-foli përsëri prerë dhe Dionisi i shkoi afër.
Heyy,mos u nxito.-i tha qetë dhe me zë të ulët ai.
Mos ndërhy.-ja preu shkurt Anais dhe ai e pa në sy dhe u ngrit në këmbë.
Çfarë shpjegimi? ÇFARË SHPJEGIMI ANAIS??? EDHE SA DO TË VAZHDOJMË KËSHTU? NJËRA SHKON E MBETET SHTATËZANË ME NJË TË PANJOHUR!!-foli Silva duke bërtitur dhe Anais sëbashku me Dionis e panë-TJETRA SHKON E LIDHET ME NJË STERIL,DHE FUT NËPËR SHERRE DJEMTË!! EDHE SA BUDALLALLIQE TË TJERA DO T'JU MBULOJMË?? EDHE SA DO TË VAZHDONI TË NA HIDHNI BOJË TË ZEZË MBI EMËR DHE MBIEMËR? MË SAKTË NË KËTË FAMILJE??-foli me nerva ajo dhe të tjerët e panë. Kurse John nuk po jepte asnjë reagim.
Si fillim. Nuk ishte faji im që ngela shtatëzanë! Nuk isha unë ajo që ndërrova dhomat e pacienteve!-foli serioze Anaisi dhe Silva shfryu me ironi.
Nqs nuk është faji jot për atë,faji jot ishte që nuk e abortove atë fëmijë dhe të vazhdoje jetën!-i tha Silva serioze dhe me inat dhe Anais e pa në sy dhe u gëlltit. Kurse Dionisi shtrëngoi duart në grusht.
Dhe ai nuk është steril! Po kurohet,dhe ka për t'ia dal mbanë.-i tha Tea gjysëm zëri dhe Silva e pa atë.
Po në ëndrrat e tua bija ime! Nqs e mban mend ai shyqyr shpëtoi kokën nga ai aksident,lëre më të mundet të bëj fëmijë. Eja në vete dhe fillo shiko përpara. Ai nuk është për ty.-i tha Silva dhe Tea filloi të qante qetësisht.
E dua!-tha serioze ajo.
Kë?-e pyeti John ,duke folur për herë të parë pas leximit të gazetës.
Sirius....-tha Tea dhe ai ngriti njërën vetull.
Sirius...Sirius...E do?-e pyeti John dhe Tea tundi kokën.
Po. Nuk heq dorë prej tij.-tha Tea me buzën që i dridhej,e lotët që i derdheshin poshtë faqeve.
Njëra nuk heq dot dorë nga fëmija,tjetra nuk heq dot dorë nga një steril!! Dreqi ta haj kur do të filloni të ecni para?? Të keni sukses në jetë. Të paktën ke një shembull. Motrën tënde,për tre muaj do të bëhet nënë! Shkollë jo! Karierë jo! Sukses jo! Emër jo! I rroftë fëmija dhe burri bilioner! Kurse ty i dashuri steril!-tha Silva me inat dhe doli jashtë me nerva.
Sa për Anais kishte ngelur duke parë pllakat e bardha dhe Dionisi jashtë dritares. Ato fjalë i kishin rënduar shumë në shpirt,ishin sikur ta kishin prerë me thika. Vallë kaq shumë ja kishte shkatërruar jetën asaj? Vajzës që po fillonte të krijonte ndjenja?
Anais të paktën më kupto ti...-i tha Tea në lutje dhe më pas u kthye nga i ati-O ba...asgjë nuk është siç e kanë folur ata aty. Ata djemtë më ngacmuan mua dhe Sirius e mori vesh dhe shkoi e rrahu. Kaq. Kaq ishte çdo gjë. Të lutem më beso...nuk ka ndodhur asgjë përtej kësaj. Po jemi lidhur ama të betohem që do t'ua thonim,madje të parës do t'ia tregoia Anaisit. Dionis të lutem thuaj diçka ti e di,të thashë që do ti tregoj Anaisit të parës.-tha Tea dhe Anais ngriti kokën dhe pa në sy e zhgënjyer Dionisin.
Sa kohë keni bashkë?-pyeti John serioz.
Tre muaj. Ose katër...diçka e tillë.-tha Tea dhe John mori frymë thellë,e doli nga dhoma.
E dije?-dëgjoi atë ta pyeste dhe ai u gëlltit.
E mora vesh atëherë kur ishim tek festa e bamirsisë.-u përgjigj i sinqertë Dionisi dhe i penduar që nuk i kishte thënë më përpara.
Anais të lutem...do të tregoj çdo gjë tjetër,do të të shpjegoj çdo gjë tjetër të lutem më beso.-i tha Tea duke qarë dhe Anais u ngrit në këmbë.
Bëj çfarë të duash. Nuk më intereson-i tha Anaisi me zë të qetë dhe e përhumbur gjë që Dionisi e vuri re dhe u shqetësua.
Të lutem mos ik. Rri me mua sot.-i tha Tea duke qarë dhe Anais tundi kokën në mohim.
Nuk ndihem mirë,do të shkoj në shtëpi.-tha dhe doli jashtë.
Do të flas unë me të.-i tha Dionisi dhe i dha një përqafim të lehtë,pasi e pa që ajo kishte nevojë. U shkëput prej saj dhe doli jashtë ku pa që ajo po ikte drejt makinës me ngadalë.
Anais...-dëgjoi zërin e tij por vazhdoi të ecte para.
Sirius jo tani.-i tha Dionisi duke i dal para por ai e mënjanoi atë dhe shkoi afër Anais duke i dal para. Ndaloi për një moment dhe e pa në sy,buzëqeshi me ironi dhe pas kësaj e goditi me shpullë.
Do të ishe më burrë sikur të ma thoje në sy,se do motrën time. Të konsideroja vëllain tim,të konsideroja pjesë të familjes. Kurse ti...të thashë nuk do të isha kundër lidhjes suaj,ama me këtë më vjen keq të ta them ama ke thyer çdo lloj besimi tek unë.-i tha Anais e zhgënjyer dhe Sirius e pa në sy i penduar.
Anais të betohem. Do të të tregoja në momentin e duhur. Pyet Elaida,ajo di çdo gjë. Do të tl vërtetoi çdo fjalë timen.-i tha Sirius dhe Dionisi pa Anaisin e cila ngriti kokën,pa qiellin e mori frymë.
Përsëri,e përsëri vazhdojnë njerëzit që e dijnë.-përshpëriti lehtë ,në ironi dhe pasi vështroi për herë të fundit atë,shkoi drejt makinës duke hipur.
Do të flas unë me të. Dhe mos shko tek ajo tani. John dhe Silva ndodhen aty,gjendja është e komplikuar.-i tha Dionisi dhe u nis drejt makinës duke lënl Sirius të vetëm përballë shtëpisë.

E gjithë rruga shkoi në qetësi. Dionisi ishte munduar disa herë për ti folur ama nga Anaisi kishte marr vetëm një rrudhje vetullash ose mbledhje buzësh.
Ndaloi para shtëpisë dhe ajo zbriti e para duke u futur brenda. I la rojes çelësinë dhe shkoi pas saj.
Anais.-i foli duke ngjitur shkallët por nuk mori përgjigje. U fut në dhomë dhe më pas shkoi drejt banjës,mbylli derën me çelës dhe u ul në pllaka-Anais. Shiko,hape pak derën dhe të flasim pak bashkë.-i tha Dionisi i shqetësuar për të.
Nuk dua!-tha duke u çuar,e duke hequr një nga një rrobat. Ashtu siç ishte e zhveshur nga çdo rrobë në trup,ashtu do të dëshironte të zhvishte çdo mërzi dhe stres prej trurit të saj. Shkoi drejt vaskës dhe hapi ujin duke e lënë të mbushej me ujë të ngrohtë,shtoi brenda shampo shkumuese me aromë molle dhe la aromën e mirë ti mbushte mushkritë.
Anais të lutem mos më bëj më shumë merak. Hape derën. Të paktën hiq çelësinë. Nuk është nevoja ta kyçësh.-i tha Dionisi duke marr frymë me shpejtësi.
Më lërë të qetë Dionis. Jam mirë. Do të bëhem mirë. Mos u merakos,nuk do të bëj asgjë që do të rrezikoj jetën e fëmijës tënd.-i tha Anais duke u futur në vaskë dhe i gjithë uji tepërt u derdh në pllaka. Mori frymë thellë dhe filloi të ledhatonte barkun.
Dua të dish Anais,nuk shqetësohem vetëm për fëmijën. Por edhe për ty. Dije gjithëmon këtë! Po të lë të qetë,vetëm të lutem nqs të flas mu përgjigj,nuk dua të hedh derën në tokë prej merakut-i tha Dionisi duke u larguar prej derës dhe u ul në krevat.
Shfryu lehtë dhe pa nga dritaria,e më pas barkun e saj të rrumbullakosur dhe të fryrë. Filloi ta ledhatonte lehtë dhe një buzëqeshje i pushtoi fytyrën.
Mos i dëgjo të tjerët! Nuk jam penduar që të zgjodha ty. Nuk jam penduar që vendosa të mbaj në barkun tim një mrekulli si ty. Dhe nuk kam për t'u penduar kurrë,për këtë vendim. Mund të jesh një gabim,një aksident ama për mua je aksidenti më i ëmbël që mund të më ketë ndodhur ndonjëherë.-i tha ëmbël Anais dhe një goditje poshtë dorës së saj u ndje duke e bërë që të buzëqeshte përsëri.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now