Epilog

867 62 12
                                    

Pas 20 vitesh

Arien do të vish me mua!-i tha Ayaan teksa dolën nga lokali.
Po mua përse më do?-e pyeti Arien kurioz dhe Ayaan e pa.
Që mami të mendoj se unë isha në shkollë!-i tha Ayaan dhe ai rrotulloi sytë.
Eja o telash eja!-i tha Arien dhe të dy u nisën për në shtëpi.
Trokiti në derë dhe pas 1 minute dera u hap nga shërbëtoria.
Mirëdita Laura.-i tha Ayaan shërbëtores dhe ajo i buzëqeshi.
Mirëdita zotri.-i tha Laura dhe pa nga Arien.
Eja.-i tha Arien i cili po ndihej në siklet.
Më lejoni t'ju marr xhaketat dhe çantën.-i tha Laura dhe pasi mori xhaketat e tyre,e çantën e Ayaan u largua.
Mamiii-bërtiti Ayaan dhe Arien po shihte shtëpinë.
Je me fat që je djalë i vetëm Ayaan.-i tha Arien duke buzëqeshur lehtë.
Thua se jam?-e pyeti Ayaan duke e parë.
Normale që po. Shiko çfarë pasurie ke bro,e gjitha do të ngelet e jotja.-i tha Arien në siklet.
Në kuzhinë.-u dëgjua Anais me të madhe.
Prit,prit se nuk ke parë mostrën tjetër.-i tha Ayaan duke qeshur dhe u drejtua drejt kuzhinës.
Di'ana(bashkimi i emrit Dionis dhe Anais,dhe theksi bie më shumë tek "Di" prandaj ka apostrof sipër.)vendosi aty ato me formë zemre.-i tha Dionisi vajzës së tij duke futur në furrë tavën me biskota.
Mirëseerdhe shpirt.-i tha Anais duke shkuar dhe e puthi.
Çfarë po bëni?-i pyeti Ayaan dhe Anais takoi Arien.
Mirëseerdhe.-i tha Arien i cili kishte ngelur duke parë Anaisin në sy.
Faleminderit për mikëpritjen.-i tha Arien dhe u ul,aty ku Anais i tha.
Si shkoi shkolla sot?-e pyeti Dionisi dhe Ayaan e pa e buzëqeshi.
Super fare.-i tha Ayaan dhe Di'ana qeshi.
Perfekt i ka shkuar o ba.-tha Di'ana dhe Ayaan hapi sytë me nerva.
E di,e di ka kaluar bukur në lokal.-tha Dionisi dhe Ayaan u mbyt me ujë,kurse Arien qeshi.
Të paktën mos gënje Ayaan,se ti e di që Dionisi ka për ta marr vesh se çfarë ke bërë.-i tha Anaisi qetë qetë duke ju lënë para një pjatë me biskota-Di'ana lërë mbi tavolinë qumshtin dhe shurupin e çokollatës.-i tha Anais të bijës dhe ajo mori dhe i çoi në tabolinë.
Do diçka tjetër?-pyeti Arien dhe ai e pa në sy. I kishte magjik,hipnotizues. Pothuajse si të vëllait të saj,por akoma më të bukur. Njërin sy e kishte blu,dhe tjetrin e kishte gjysëm blu dhe gjysëm gri.
Kujdes me sytë!-dëgjoi Dionisin ti thonte dhe ai hoqi sytë kurse Di'ana uli kokën pasi u skuq.
Bro është motra ime ajo.-i tha me zë të ulët Ayaan dhe Arien e pa me inat.
Mjaft more idiot. Jam më i madh se ajo,është vetëm një fëmijë.-i tha Arien serioz dhe ai ngriti supet.
Di'ana ishte një vajzë e gjatë,madje mund të ishte pak më e gjatë për moshën që kishte. Flokët i kishte të gjatë dhe kaçurrel,ngjyrë të zezë dhe sytë njëlloj si Anaisi dhe Dionisi. Kishte një trup të formuar dhe ishte e dobët.
Arien ma kalo pak sheqerin pluhur.-i tha Ayaan dhe Anais ngriti kokën.
Si e ke emrin?-e pyeti ajo dhe Arien e pa e buzëqeshi.
Alien.-i tha ai dhe Anaisi vendosi dorën në gojë e habitur,kurse ai buzëqeshi.
Nuk ka mundësi.-i tha Anais dhe shkoi e përqafoi-Si është motra?-e pyeti Anais dhe të tjerët e panë me habi.
Fal jush është mirë. Shumë faëeminderit.-i tha Arien dhe ajo buzëqeshi.
Dionis e mban mend kur bëmë bamirësi atëherë? Që ndihmuam një djalë të vogël?-i tha atij dhe ai ngriti njërën vetull.
Po...-i tha ai dhe ajo buzëqeshi.
Epo shiko sa është rritur.-i tha Anaisi dhe ai hapi sytë me habi.
Pse ti je?-i tha Dionisi dhe Arien qeshi.
Unë.-i tha Arien dhe Dionisi e takoi.
Për çfarë e vazhdon shkollën?-e pyeti Dionisi dhe Anais po buzëqeshte.
Arkitekt. Aty ku njoha edhe Ayaan.-i tha Arien dhe Dionisi tundi kokën.
Mund ta shpjegoj ndonjënjeri këtë situatë?-tha Di'ana kurioze dhe të tre qeshën përveç saj dhe Ayaan. Anais filloi ti tregonte të gjithë mdodhinë dhe Di'ana me Ayaan ishin çuditur.
Woww e pabesueshme. Dmth e keni parë kur ka qenë i vogël?-tha Di'ana dhe Arien rrotulloi sytë.
Po.-tha Anaisi dhe te dera u dëgjua zilja.
Erdhi tezja.-tha Di'ana dhe vrapoi të hapte derën.
Unë më mirë po iki.-tha Arien dhe Anais e uli përsëri në tavolinë.
Nuk ke ku shkon. Sot je tek ne për drekë dhe darkë.-i tha Anais dhe Arien tundi kokën.
Nuk pranojmë kundërshtime.-tha Dionisi duke mbështetur Anaisin dhe brenda u dëgjuan zëra.
O princi tezes.-bërtiti Tea dhe pas saj ishte Sirius me vajzën e tyre.
Teze jam 20 vjeç të lutem.-i tha Ayaan dhe e përqafoi.
Pusho,e di tezja këtë punë.-i tha Tea dhe filluan të takonin të tjerët.
Po ti kush je?-dëgjuan Aelia të thonte. Aelia ishte vajza e Sirius dhe Tea,dhe ishte 10 vjeçe.
Arien.-tha Anais dhe filloi t'ju tregonte.
Sa mirë që je mes nesh.-i tha Tea dhe zilja e derës u dëgjua përsëri.
Kjo duhet të jetë Elaida.-tha Sirius duke qeshur dhe Dionisi qeshi bashkë me të.
Si gjithëmon me vonesë.-tha Dionisi dhe Sirius tundi kokën me pohim.
Hapni vendin se erdhi uragani.-tha Elaida duke qeshur.
Mirëse ju gjetëm.-tha Azriel duke takuar Dionisin dhe më pas të tjerët.
Di'ana nuk ke për ta besuar çfarë ndodhi sot në shkollë!-i tha Riona,Di'anës duke e përqafuar.
Aman mos na çmendni kokën.-i tha Kian binjaku i saj,dhe Riona rrotulloi sytë.
Fol më mirë me motrën tënde!-i tha Azrieli serioz djalit të tij 14 vjeçar.
Juve ju ka rrëshkit vajza nga duart.-tha Kian dhe Ayaan qeshi.
Kur të bësh vajzën tënde atëherë eja më jep leksione se si mos të më rrëshkas vajza nga duart.-i tha Azriel dhe Sirius qeshi fortë.
Ejani se do dalim jashtë.-tha Anais e cila kishte shtruar tavolinën e ngrënies në oborrin e pasëm.
Paska bërë mrekulli.-tha Elaida duke u ulur në tavolinë.
U ulën tërë në tavolinë dhe po pyesnin veten se kush mungonte.
E dinim që do t'ju gjenim në oborr pas.-tha John i qeshur, duke ecur ngadalë dhe me një bastun në dorë,dhe Silva pas tij.
Mirëseerdhët.-ju tha Dionisi duke i takuar,dhe më pas të tjerët me rradhë.

Filluan të hanin dhe të bisedonin të lumtur dhe Dionisi po i shihte me rradhë familjarët e tij

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Filluan të hanin dhe të bisedonin të lumtur dhe Dionisi po i shihte me rradhë familjarët e tij. Ishte shumë i lumtur të shihte familjen e tij,të madhe dhe të lumtur.
Mendoj se vajza jonë ka crush Arien.-i tha Anais me zë të ulët Dionisit.
Anais është 16 vjeçe,ai është 23 vjeç,e mendoj se këtë vit mbush 24 vjeç,prandaj mos ia fut kot.-i tha Dionisi duke parë vajzën e tij e cila shihte me cep të syrit Arien.
Dionis,thashë crush. Asgjë më shumë. Pastaj unë në moshën e saj kam pasur crush Leonardo Di Caprio. Që ishte 30 e ca vjeç. Mendoj se i lejohet aq gjë.-tha Anaisi duke qeshur dhe ai tundi kokën,kurse ajo e puthi në buzë.
Përse nuk ha?-e pyeti qetë Arien.
Nuk më hahet.-i tha Di'ana dhe ai mori një simite rrethore,e preu në mes dhe e lyeu me pak gjalp dhe më pas i vendosi pak reçel sipër.
Provoje.-i tha ai dhe Di'ana e pa-Motra ime e pëlqen kështu. Gjithëmon ia bëj kur nuk i hahet dhe ajo e ha të gjithën.-i tha Arien dhe Di'ana buzëqeshi.
Sa vjeçe është motra jote?-e pyeti Di'ana duke kafshuar simiten.
26 vjeç.-i tha Arien duke i parë sytë.
Qenka e madhe.-i tha ajo me gojën plot e ai buzëqeshi-Po ti sa vjeç je?-e pyeti dhe Arien ngriti njërën vetull.
Shumë i madh për ty cupcake.-ju përgjigj Arien dhe ajo rrudhi vetullat- 23 vjeç jam,pas një jave bëj 24 vjeç.-i tha Arien dhe ajo shfryu.
Unë 17 vjeç bëj pas 4 muajsh.-i tha Di'ana duke shfryrë dhe ai qeshi.
Shijoji këto kohë cupcake,mos mendo që të rritesh sa më shpejt. Merre me ngadalë.-i tha Arien dhe ajo uli kokën.
Thua do të më presësh vallë?-përshpëriti ajo dhe Arien bëri sikur nuk e dëgjoi.
Të dua llasticë.-i tha Dionisi dhe ajo buzëqeshi.
Unë të dua më shumë kafshë arrogante bilionere.-i tha Anais dhe ai qeshi fortë dhe e puthi në buzë.
Na i shpifën.-tha Kian dhe Azrieli puthi Elaida,kurse Ayaan qeshi.
1,2,3...ja dhe tezja u puth.-tha Ayaan duke parë Tea e Sirius që u puthën.
Më duhet një e dashur.-bërtiti Ayaan dhe të gjithë qeshën.

Fund

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now