Më vjen keq...

686 58 5
                                    

Mirëmëngjesi.-foli qetë Anais duke u ulur në sallon dhe ai u kthye drejt saj. Ishte duke pirë kafen e tij të mëngjesit dhe po lexonte gazetën me lajmet e fundit mbi botën e biznesit.
Mirëmëngjes llasticë.-ja ktheu ai duke jua afruar-si fjete?-e pyeti teksa la filxhanin e kafes në tavolinë,e më pas gazetën.
Rehat...-u përgjigj ajo duke u mbështetur dhe ai i vendosi një jastëk pas kuŕrizit të saj,e më pas filloi ti ledhatonte barkun.
Shumë mirë.-ja ktheu ai dhe shërbëtoria ju foli për mëngjesin.
Zakonishit gatuan vetë...përse është këtu sot?-e pyeti Anais dhe Dionisi e vështroi.
Nuk doja që të lodheshe ti,plus unë nuk kisha nerva të gatuaja.-ju përgjigj Dionisi duke e ulur tek karrigia që ishte e posaçme për të.
Të bëftë mirë.-i tha Anaisi dhe ai e pa.
Gjithashtu llasticë.-ja ktheu ai dhe filluan të hanin mëngjesin të qetë.
Ishte një heshtje jo mbytëse,por e qetë.
Po ndihej rehat ama përsëri kishte nevojë të fliste,madje ishte duke nguruar që ta pyeste apo jo.
Dionis....-i foli qetë ajo dhe ai e pa.
Mhmm.....-ju përgjigj duke ngrënë dhe ajo ngriti njërën vetull.
Jashtë etikës Z.i sofistikuar.-i tha Anaisi dhe ai buzëqeshi.
Khmm...pyet e dashur.-i tha me mirësjellje ai,si një gentleman i vërtet.
E dashura e syve...-mërmëriti Anaisi por ai e dëgjoi-në fakt doja të të pyesja për prindrit. Po bëj disa muaj me ty dhe nuk kam parë asnjërinë prej tyre.-i tha në siklet ajo dhe ai la pecetën në tavolinë,mori frymë thellë dhe drejtoi trupin duke u bërë serioz.
Babai im ndodhet në Kanada,për arsye shëndetsore. Sa për mamin me të nuk i kam edhe aq mirë punët,ndodhën shumë gjëra dhe ajp ndryshoi pak si shumë.-tha serioz Dionis,ku në sytë e tij kishte veç akull,e ftohtësi. Nuk kishte emocione si gjithëmon,apo sadopak mëshirë siç sytë e tij ishin gjithëmon.
Ouchh...um......më fal! Nuk doja të të prekja në këtë temë,në fakt isha kurioze të dija mbi familjen tënde por mesa duket bëra gabim që pyeta.-i tha Anaisi duke ulur kokën dhe ai i shtrëngoi dorën.
Para 3 vitesh e gjysëm prindrit e mi ndodheshin në një udhëtim pune,dhe kur do të ktheheshin vendosëm të darkonim sbashku,të katërt...edhe Dìlara dmth.-i shpjegoi Dionisi dhe ajo lëshoi një "ahaa" të vogël-Kishim rreth 10min që ne kishim shkuar më herët dhe po prisnim për ata. Pritëm rreth 2 orë Anais,i kam telefonuar mbi 30 herë dhe asnjë përgjigje derisa në një moment shoh tek Tv i madh që ndodhej një sallë më tutje. Një aksident me makinë. Një burrë dhe një grua. Njëri në gjendje kome dhe tjetri zor se mund të qëndronte gjallë. I telefonova përsëri dhe dikush u përgjigj. Lehtësim shumë e i madh apo jo,babi u përgjigj....ama si për rastësinë më të madhe në botë nuk ishte imatë,por një infermier i cili më tha se ishin duke e çuar drejt e në spital. U nisa furishëm drejt spitalit vetëm për të marr vesh që babi ishte i paralizuar dhr mami në koma.-tregoi Dionisi dhe ajo i lëvizi dorën.
Nqs nuk vazhdon dot më tutje nuk ka problem Dionis.-i tha kujdesëshëm Anaisi dhe ai e pa,e tundi kokën.
Mami qëndroi 1 muaj në koma. E gjatë këtij 1 muaji,babi vetëm ka fajsuar veten edhe përse nuk kish faj. Pas 1 muaji ajo u zgjua e nuk ishte më njëlloj,të paktën jo ajo mama që unë njihja. Kaluan dhe disa javë në spital dhe më pas dolën. Shkuam në shtëpi ama çdo gjë ishte ndryshe,babi filloi të binte në depresion,mami nuk ishte as në tokë e as në qiell. Kisha mbetur mes dy zjarreve,nuk dija çfarë të bëja,deri në momentin që ajo u largua. Kompania kishte filluar të binte në krizë,çdo ditë shifrat uleshin,çdo ditë edhe më pak klientelë,çdo ditë edhe më pak para. Prandaj ajo iku. Vodhi familjen e saj,e iku. 3 vite. 3 vite që ne nuk kishim asnjë gjurmë të saj. E kërkova për mëse 1 muaj dhe asgjë. Si duket mamaja ime nuk e duronte dot një burrë të paralizuar,apo një ulje të rëndë ekonomike,prandaj zgjodhi mënyrën e lehtë. Zgjodhi thjesht të ikte. Të na linte pas. Ama përsëri u rikthyedhe shkoi pranë babit i cili e fali. Dhe pas kësaj babi i dha kuroje vetes që të bëhej mirë dhe që atëherë është shpërngulur në Kanada aty ku po merr trajtimin e duhur dhe ka filluar të ecë përsëri.-i tha Dionisi duke pirë pak ujë,dhe Anais ishte përlotur.
Më vjen keq.-i tha ajo dhe ju afrua duke i dhënë një përqafim të lehtë.
Ska problem llasticë. Çdo gjë ka kaluar,është e shkuara.-i tha ai duke e futur në një përqafim të ngrohtë.
Dmth me kompaninë u more ti mendoj?-e pyeti Anais dhr ai tundi kokën.
Dyfshiva shifrat,klientelën dhe paratë vetëm brenda 1 viti,prandaj babi vendosi të ma lërë mua kompaninë dhe unë më pas zgjerova çdo gjë.-i shpjegoi serioz dhe Anais e pa në sy.
Jam shumë e sigurt që ai është krenar për ty.-ja ktheu ajo dhe filloi të hante.
Mbase,se di.-tha Dionisi duke ngritur supet dhe filloi gjithashtu të hante-pasi të kesh mbaruar mëngjesin edhe të jesh veshur e rehatuar mirë,kam për të të treguar diçka.-i tha Dionisi duke u kthyer në normalitet.
Dakort kafshë arrogante bilionere.-ja ktheu ajo e ai qeshi.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now