Surprizë....

879 57 10
                                    

Kishte kaluat një muaj e gjysëm në spital dhe tashmë kishin dal prej tij dhe ishim duke shkuar në shtëpi.
Shhh mos qaj më...-i tha ëmbël Anais djalit të saj duke e tundur lehtë dhe Dionisi buzëqeshi. Ishte e vështirë për të dy ata që ta shihnin fëmijën e tyre dhe mos ta preknin. Dhe ishte gëzim i madh për ta kur e morën në krahë,Anais kishte filluar të qante kurse Dionisi kishte arritur të kuptonte fjalët e John. Aroma e djalit të tij ishte e njëjtë me aromën e saj. Të dy kishin ngelur të habitur kur kishin parë sytë e tij. Ngjyrë blu dhe gri. Ishte diçka e mrekullueshme dhe Anais me të vërtet kishte kuptuar që Ayaan ishte një dhuratë nga Zoti. Dhe më e bukura ishte që për një fëmijë të vogël,flokët ishin diçka e bukur dhe nuk ju duken,ama Ayaan i kishte flokët të zeza njëlloj si Anais. Të dy ishin të mahnitur prej atij fëmije dhe të dy e donin me shpirt. Ayaan ishte një kombinim i të dyve,një kombinim perfekt.
Grindavec,ashtu si e ëma.-i tha Dionisi dhe ajo i nxori gjuhën. Ngriti pak bluzën duke nxierr gjoksin dhe duke i dhënë për të pirë Ayaan. I dukej diçka e çuditëshme kjo gjë,dhe nuk ishte mësuar akoma me atë ndjenjë. Kurse Dionisi mori frymë thellë dhe rrotulloi kokën.
Sinqerisht nuk e prisja që Ayaan të kishte ngjyrën e syve ttë të dyve. Është diçka me të vërtet shumë e bukur dhe e veçantë.-tha Anais pasi akoma nuk i besohej që njërin sy e kishte blu,dhe tjetrin gri.
Heterochromia,quhet ndryshe. Pastaj djali jon është i veçantë llasticë,normale duhet të kishte diçka unike që ta përfaqësonte.-tha Dionisi duke afruar kokën e tij,tek koka e vogël e Ayaan dhe duke i marr erë.
Mendoj se shoferi e kaloi rrugën për tek shtëpia jon....-i tha Anais dhe ai e pa.
Kam gjetur shtëpi tjetër.-i tha Dionisi dhe ajo rrudhi vetullat.
Mua më pëlqente ajo shtëpi Dionis!! Më pëlqente shumë!-tha Anais e mërzitur dhe ai e pa.
Nuk mund të qëndroja më në atë shtëpi! Në atë shtëpi ku për pak humba ty dhe djalin ton.!-foli Dionisi serioz dhe ajo rrudhi vetullat-Në momentin e parë që u futa në atë shtëpi dhe ngjita shkallët para syve mu shfaqe ti Anais. E shtrirë në tokë,fustanin e kuq dhe gjaku që derdhej shkallëve.-vazhdoi ai dhe Anais mbylli sytë dhe shtrëngoi Ayaan.
Po e doja atë shtëpi....-tha e dorëzuar Anaisi dhe ai e puthi në kokë.
Mos u shqetëso. Shtëpia tjetër ka për tët të pëlqyer më shumë. Çdo gjë është bërë siç ti e dëshiron,dhoma e djalit është njëlloj,dhoma jonë,bibloteka gjithashtu edhe dhoma e pikturës. Më pas të tjerat janë ndryshe ,si mobiljet dhe vendosja e tyre.-i shpjegoi ai dhe ajo tundi kokën.
Dakort....-tha Anais dhe makina ndaloi. Zbriti menjëherë nga makina dhe shkoi i hapi derën asaj.
Ma jep Ayaan.-i tha Dionisi duke marr në krahë djalin dhe ajo zbriti nga makina-Taylor sill brenda qeskat dhe valixhen që ndodhet në makinë.-e urdhëroi Dionisi dhe vazhdoi të ecte pas saj. Hapi derën dhe në momentin që u fut brenda disa fishekzjarre letrash shpërthyen,fishkëllima dhe tullumbace blu kishin mbushur shtëpinë.
Çfarë...-tha Anais dhe pa që prindrit e saj dhe dy miqtë e saj më të mirë ndodheshin aty. Mbylli sytë lehtë dhe pasi i hapi disa lot i ranë poshtë faqeve.
Surprizë.-bërtitën ata dhe Dionisi qeshi.
Mirësevjen në shtëpinë e re llastica ime.-i tha ai dhe ajo fshiu lotët.
Do të zgjoni djalin dhe më pas do e çoni ju në gjumë!-tha Anais duke filluar ti takonte dhe ata qeshën.
Filloi që tani me urdhërat kjo.-tha Sirius duke shkuar pranë Dionisit i cili po mbante në krahë Ayaan.
O dashuria tezes.-foli Tea duke shkuar me vrap dhe me kujdes e mori në krahë Ayaan dhe filloi ta ledhatonte-Shiko sa i mirë që është Sirius....uhff çfarë arome ka.-tha Tea dhe Sirius pa Tean dhe buzëqeshi trisht.
Është si ëmbëlsirë.-tha Sirius duke u gëlltitur lehtë dhe doli në ballkon.
Shkoi pranë,ka nevojë për ty.-i tha Dionisi sikur të ishte një vëlla i madh për të,dhe pasi i la Ayaan në krahë doli tek ai në ballkon.

Sirius? Je mirë shpirt?-e pyeti ajo dhe fshiu sytë.
Jam mirë picirruke.-i tha ai dhe nga xhepi nxorri paketën me cigare,të cilën sapo Tea e pa ja mori nga duart.
Jo cigare! Harrove?-e pyeti ajo dhe ai u kthye drejt saj me sytë e kuq-Mos ke qarë ti?-e pyeti Tea dhe ai buzëqeshi lehtë.
I sheh ata të dy Tea?-i tha ai dhe drejtoi gishtin nga xhami ku Dionisi,bashkë me Anais ishin përqafuar dhe në krahë kishin Ayaan-Unë nuk mund të ta ofroj atë që ata të dy kanë! Nuk mund të ta ofroj një familje si ajo!-i tha Ë serioz Sirius dhe Tea u përlot.
Mjaft me këto fjalë Sirius! Do të shërohesh! Je duke u mjekuar. Përse flet kështu??!-e pyeti ajo dhe ai qeshi lehtë.
Nuk ka shpresa o Tea! Nuk ka! Dakort po kurohem ama nuk po funksionon!-i tha ai dhe Tea flrkoi fytyrën dhe bëri një rrethrrotullim në këmbë nga nervat.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now