Nuk mundem dot...

848 58 14
                                    

Mirëmëngjesi zemër-i tha e ëma duke i ledhatuar kokën për herë të parë pas shumë kohësh
Mami mos je zgjuar në krahun e kundërt sot? Më fal,që e thashë por veprim shumë i çuditëshëm ky-i tha Tea duke ngritur supet e duke vështruar lartë dhe Anais qeshi
Të bëftë mirë edhe ty Tea-i tha Silva duke u ulur në tavolinë si një zonjë e vërtet,me disa veprime elegante që mund të ishintë tepërta në një mëngjes apo vakt tjetër familjar. Vendosi një pecetë para në prerin e saj,dhe filloi të hante mëngjesin e servirur më së miri.
Mirëmëngjesi familje-bërtiti me entuziazëm të madh John.
Mirëmëngjesi babi-i tha Tea kurse Anais edhe Silva nuk folën por vazhduan të hanin mëngjesin të qeta.

Gjatë gjithë natës kisha qëndruar në zyrë. Nuk e di pse por isha shumë i mërzitur për çdo gjë që ka ndodhur. Doja një fëmijë,nuk mund ta kisha,u dorëzova. Mund ta kem një fëmijë ama përsëri është e pamundur që ai fëmijë të vij në jetë. Shtypa kodin e katit tim në ashensor dhe u futa brenda,mezi po prisja që shkoja e të bëja një dush i qetë. Kam nevojë të qetësoj muskujt e qafës pasi më kanë ngrir nga qëndrimi i gjatë në karrige e mos të them se mund të më ketë zënë gjumi nga lodhja gjatë asaj kohe. U futa në apartament dhe gjëja e parë që pashë ishte rrëmuja e madhe e cila ishte dyfishuar,edhe disa shishe vere,e birre. Mora një shishe vere dhe vura re që ishte e preferuara e saj,kurse shishet e birrës?!? Ajo as nuk e di se çfarë është birra,jo më të pij birrë...dhe e vetmja gjë që më shkon nëpër tru është që ajo ka bërë përsëri atë që bëri para 1 viti. Lashë shishen në pllaka pa zhurmë dhe ju drejtova dhomës,u futa brenda dhe një rrëmujë e madhe ishte aty. Çarçafë të rënë në shesh,rrobat e saja poshtë,edhe gjëja që më vështirosi shtëpinë time,lëre më dhomën që skam për tu futur më,ishin një palë bokse që masa e tyre mund të shkonte deri tel XL,dhe sinqerisht nuk e besoj deri ku ka arritur kjo. Pashë rreth e rrotull dhe askund shenjë se një mashkull mund të ndodhej aty deri në momentin e hapjes së ujit në dush. Shfryva me nerva dhe shkova hapa një sirtarë nga ana ime,mora dokumentin që më duhej dhe një stilolaps mbi komodinën time. Po firmosja dokumentin në momentin që sytë më zunë një portofol,e hapa dhe pashë një kartë identiteti. E lashë përsëri në vend dhe shkova nga ana saj.
Dilara-i fola lehtë dhe ajo lëshoi një rënkim të lehtë. Uhhh,zot...-Dilara shpirt,erdha unë,Dionisi zemër.-i thashë dhe pashë që buzëqeshi. Hapi njërin sy dhe filloi të buzëqeshte përçart
Zemër-tha dhe filloi të lazdrohej. Kësaj nuk i paska dal pija akoma.
Nata më e bukur që kemi kaluar ndonjëherë apo jo jetë?-i thashë me një buzëqeshje të sforcuar
Uhhhh,po jetë do ta përsërisim prapë-tha duke tundur kokën dhe unë u drodha sepse mu vështiros ky njeri që kisha përballë
Shpirt si thua të firmosësh pak këtë dokumentin të lutem? Ka të bëj me kompaninë dhe si aksionere që je duhet edhe firma jote-i thashë duke i dhënë stilolapsin në dorë që ajo të firmoste. Më fal Zot ama nuk kam zgjidhje tjetër.
E dua përsëri këtë natë.-tha duke u ngritur gjysëm trupi
Sonte në darkë bëhu gati,sepse do të jetë më flak se e mbrëmshmja-i përshpërita afër dhe ajo qeshi.
Dakort-tha dhe me stilolapsin hodhi firmën dhe u shtri përsëri për gjumë e lumtur.
Mora fletën i gëzuar dhe dola jashtë. Hipa në ashensorë mëse i lumtur dhe pasi dola jashtë mkra frymë thellë. Nxora telefonin nga xhepi dhe telefonova avokatin tim- nis procedurat e divorcit,ajo firmosi.-i thashë dhe ai konfirmoi-aaaaa dhe diçka tjetër,Jake Smith puntor në kompaninë tonë,dua çdo të dhënë për të dhe bëj çtë jetë e mundur për ta shkatërruar-i thashë duke mbyllur telefonin dhe vështrova sipër drejt apartamentit tim.
Zotri makina juaj-tha roja i parkimit duke më dhënë çelsat. Ja mora e u futa brenda pashë orën dhe ishte 08:30,për 30min duhej të jem tek ajo. Duhet të isha ndërruar por skam kohë. Ndeza makinën dhe i dhashë gaz pa e menduar 2 herë se çfarë mund të ndodhte.

Po dal unë-tha ajo duke veshur atleten dhe duke pritur që dikush ta shoqëronte. Ishte duke qëndruar para sallonit me një zemër e cila po i dhimbte dhe kishte filluar të copëtohej në njërëm anë të saj.
Anais do të të shoqëroj Z,Cooper. Ishte dëshira e tij,dhe unë e rrespektova ashtu siç ai bëri me zgjedhjen tënde-i tha John duke e parë në sy
Dakort po e pres-tha Anais dhe doli jashtë ku nuk iu desh të priste aspak sepse para portës ndodhej ai. U nis drejt tij me një hap të madh dhe pasi u fut në makinë për një moment të shkurtër ndaloi dhe po e shikonte atë me habi.
Kam diçka që nuk shkon?-i tha ai duke folur me kuriozitet
Jo asgjë,më falni thjesht po mendoja-i tha Anais
Ska problem-ia ktheu ai duke nisur makinën i qetë
Faleminderit Z,Cooper-i tha Anais
Për çfarë?-ja ktheu Dionisi
Për këtë-i tha Anais me një buzëqeshje të ftohtë
Nuk ke pse thua faleminderit,në fakt duhet të të them unë më fal madje 100 herë,sepse për fajin ton ty t'u hapën probleme-i tha Dionisi dhe ajo tundi kokën. Kishte ikur qetë deri te spitali. Pasi parkoi makinën,zbritën dhe u futën brenda.
Përshëndetje,kam lënë një takim për abort,në orën 09:00-i tha Anais
Emrin ju lutem-i tha sekretaria
Anais Davidson-ju përgjigj ajo
Po,jeni me vonesë në fakt. Por doktorri po ju pret-ju tha sekretaria dhe te dy ju drejtuan dhomes.
Z,Davidson-i tha doktorri duke buzëqeshur por Anais i hodhi një vështrim të ftohtë,kurse Dionisi me inat.-si thoni të fillojmë?-e pyeti ai dhe Anais u gëlltit dhe pa nga Dionis,i cili mbylli sytë dhe u largua pak më tutje.
Fillojmë-tha Anais me gjysëm zëri
Prit,të lutem kam nevojë për diçka-tha Dionisi dhe doktorri e pa me habi
Po zotri-i tha Doktorri
Rrahjet e zemrës....-tha Dionisi duke parë thellë në sy Anais dhe më pas barkun e saj.
Po patjetër,kaloni pak tek dhoma ju lutem-i tha doktorri-mund të shtrihesh të lutem-i tha doktorri dhe Anais zbuloi barkun,dhe teksa ai i hidhte xhelin u drodh nga ftohtësia që i përshkroi trupin.

Po patjetër,kaloni pak tek dhoma ju lutem-i tha doktorri-mund të shtrihesh të lutem-i tha doktorri dhe Anais zbuloi barkun,dhe teksa ai i hidhte xhelin u drodh nga ftohtësia që i përshkroi trupin

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Është i shendetshem,dhe sic ju thashë je tre javëshe-i tha doktorri dhe Anais po shikonte ne ekran një pikë të vogël.-rrahjet e zemrës-tha doktorri qetë dhe shkeli një buton duke bërë që disa goditje të vogla të dëgjoheshin.
Zemra apo jo??-foli Dionisi i prekur dhe teksa shikonte ekranin Anais ishte futur në një botë që nuk po e kuptonte dot.
Po zemra-ju përgjigj doktorri dhe Dionisi buzëqeshi.
I dua të regjistruara diku këto rrahke zemre-tha qetl duke mbledhur veten
Doktorr salla është gati-tha infermieria duke u futur brenda dhe Anais ngriti kokën
Ndiq infermieren-i tha doktorri dhe ajo atë bëri,-kurse ju zotrk duhet te prisni jashtë sallës-i tha përsëri dhe u fut në sallë.
Atëherë zonjushë,këmbët vendosen këtu të lutem dhe rrini e qetë. Nuk ka asgjë për të pasur frikë,është një ndërhyrje që mbaron shpejt-tha infermieria dhe Anais tundi kokën. U shtri dhe ishte duke pritur momentin,vendosi këmbët aty ku duhej dhe mbësbteti kokën pas duke mbyllur sytë.
Je gati??-e pyeti doktorri për herë të fundit atë,por ajo ishte e përhumbur në mendime,dhe thjesjt pohoi me një tundje koke-atëherë fillojmë-tha doktorri dhe ndieu zhurmën e disa prej gjërave që doktorrat përdornin. I erdhi në vesh përsëri ai tingull,i ëmbël,qetësues që dëgjoi pak më parë. Po bëhej konfuze. Spo dinte si të vepronte më. Kishte në vesh gjatë gjithë kohës melodinë e ëmbël të rrahjeve të zemrës,e cila u përzie me zërin e një fëmije,me zërin e fëmijës i cili ishte në ëndërr.
Mamii-ishte zëri që e bëri të hapte sytë
Mos kini frikë,dhe relakso trupin të lutem-i tha doktorri
Ndalo...-ishte fjala e parë duke lënë të habitur të tërë në atë dhomë.

Ishte duke e pritur jashtë me ankth,deri në momentin që dyert u hapën dhe doktorri doli e pas tij ajo. Po e shikonte nga koka tek këmbët se si ajo ishte bërë dyll e verdhë dhe mezi mbahej në këmbë. Ju afrua afër dhe po e shihte në sy,sikur të ishte duke i kërkuar përgjigje.
Nuk munda....nuk e bëra dot.....nuk e vrava dot....-tha Anais me sytë e mbushur me lot,dhe ai lëshoi një shtëllungë ajri të nxehtë,çlirimi,sikur një barrë e madhe ti largohej nga supet.-e di më fal ama nuk e bëj dot,,,nuk mundem....-tha përsëri ajo dhe filloi të qante
Shhhh,bëre gjënë e duhur. Unë do të jem këtu me ty,do të mbështes për çdo gjë-i tha duke e parë në sy
Faleminderit Z,Cooper-i tha Anais duke i zgjatur dorën
Më thirr Dionis,dhe eja të të ndihmoj,sepse dukesh që nuk je në gjendje të ikësh vetë. Nqs do mund të ham diçka nqs ke uri?-i tha ai duke e mbështetur pranë vetes e duke dal nga spitali
Po kam uri,-ju përgjigj shkurt Anais teksa ai e ndihmoi të hipte në makinë. I hodhi një vështrim të fundit teksa ajo vendoste kokën e lodhur ne sedile dhe mbyllte sytë. Mbylli derën e saj dhe kaloi nga ana e tij. Ishte i lumtur dhe nuk e dinte aspak se nga dreqin i vinte kjo lumturi,ama nqs do ti jepte një emër asaj lumturie,për atë ishte ai fëmijë.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now