Mos të lutem...

656 57 8
                                    

Sot në drekë jam aty llasticë.-i tha Dionisi i cili kishte shkuar në një udhëtim pune për dy ditë dhe sot do të kthehej.
Okej mos u vono shumë. Edhe më sill ndonjë ëmbëlsirë kur të vish.-i tha Anaisi duke parë të brendëshmet që do të vishte poshtë fustanit të nuses.
Me çokollatë e do?-e pyeti Dionisi dhe ajo qeshi.
Po,edhe një tjetër me luleshtrydhe.-i tha ajo dhe ai buzëqeshi.
Në rregull. Më duhet të iki tani se kam punë. Në drekë do të vi bashkë me ëmbëlsirat.-i tha Dionisi dhe mbylli telefonin.
Qëndroi edhe pak dhe mori përsëri teëefonin dhe telefonoi atë.
Se harrova të të thoja...-foli direkt sa ai hapi telefonin-Sot do të më dërgojnë fustanin dheeee të dua. Kaq kisha.-i tha Anais dhe ai kishte ngelur pa fjalë.
Mesa duket ja vlejti ndërprerja e mbledhjes.-tha Dionisi duke parë tavolinën plot me biznesmen të tjerë.
Normale që po.-tha Anaisi e përkëdhelur.
Të dua dhe unë Anais. Më duhet të iki tani.-i tha Dionisi dhe ajo buzëqeshi.
Okayy,byee.-i tha dhe mbylli telefonin.

Shkoi në kuzhinë dhe mori disa ushqime dhe filloi të gatuante. Kishte vendosur një këngë klasike e cila e qetësonte,dhe kishte hyrë në atë flluskën e saj të lumturisë saqë nuk e kishte ndierë aspak Vanën,shërbëtoren e cila i kishte folur disa herë.
Znj.Cooper.-i foli përsëri Vana dhe e preku te supi e ajo u tremb.
Më trembe Vana.-i tha Anais duke marr frymë thellë.
Më falni Znj, por ju fola disa herë dhe nuk po më dëgjonit. Doja t'ju thoja që fustani juaj erdhi.-tha Vana duke i treguar kutinë dhe Anais u gëzua. Fiku muzikën dhe shkoi afër kutisë. E hapi dhe pa që fustani i bardhë ndodhej aty.
Faleminderit.-i tha Vanës dhe ajo u largua. Mori telefonin e sa dhe pa që ora shënonte 13:20. Ishte drekë dhe ajo u habit sesa kohë kishte kaluar në kuzhinë duke gatuar e duke ngrënë.
Mori kutinë në dorë dhe u ngjit drejt dhomës së saj. E nxori nga kutia dhe e la në krevat,e filloi ta vëzhgonte me vëmendje. I pëlqente shumë ai fustan. I dukej vetja budalle sepse sa herë shihte vajza me fustanin e bardhë,mendonte se me atë fustan merrte fund edhe jeta e tyre,liria,e drejta dhe çdo gjë tjetër. Ama tani nuk po i dukej ashtu,i dukej komplet tjetër. I dukej fustani i dashurisë,fustani që Dionisi do i'a hiqte në darkë dhe do të bënte atë që i kishte shkruar me mesazh.

Flashback

Ndieu njoftimin që erdhi në telefonin e saj dhe mori e hapi,kur pa që ishte mesazh nga Dionisi.

" Mos u habit nqs një ditë para martese do të bëj dashuri me ty,me atë fustan veshur. Më pas e shohim fatin e keq.😏"

Ishte ky mesazhi që e kishte bërë të skuqej dhe kur pa Dionisin vuri re që ai po nënqeshte djallëzisht dhe i erdhi inat me veten që nuk e kishtr mbajtur veten po ishte skuqur.

End of flashback.

Mori fustanin në dorë dhe u nis drejt gardërobës për ta veshur. Pasi e veshi vuri re që nuk po e mbërthente dot prandaj thirri Vanën e cila e ndihmoi me gjithë qejf.
Dukeni mahnitëse Znj, gjithashtu edhe barku i rrumbullakosur ua shton bukurinë.-i tha Vana me buzëqeshje.
Faleminderit.-ju përgjigj lehtë Anais duke parë veten në pasqyrë dhe zilja e derës e shkëputi nga mendimet-Duhet të jetë Dionisi.-tha ajo dhe Vana nxitoi ta hapte.
Mirëseerdhe Z.Cooper.-foli Vana kur hapi derën ama fytyra që pa nuk ishte e njohur për të-Kë kërkoni?-pyeti tashmë serioze Vana kur pa që personi në derë buzëqeshi ligëshm dhe nxori pak kokën jashtë derës për të parë se ku ishin rojet.
Nuk ka nevojë për prezantime.-tha ai personi duke u futur brenda me forcë dhe pasi kapi Vanën i vendosi një pecetë në hundë dhe e vendosi në gjumë. E tërhoqi me mundim drejt kuzhinës dhe e shtriu mbrapa banakut. Pa shtëpinë rreth e rrotull dhe tundi kokën lehtë. Mori rrugën drejt shkallëve dhe filloi ti ngjiste ngadalë duke kaluar dorën tek parmaku i shkallëve. U fut në dhomë dhe vuri re atë,dhe e pa nga koka te këmbët.
Vana kush ishte?-pyeti Anais dhe një fishkëllim e fortë e bëri të kthente kokën e frikësuar.
Qenke bërë super femër.-dëgjoi Kaleb të thonte dhe ajo u gëlltit.
Kaleb çfarë do këtu??-e pyeti e frikësuar ajo dhe e tmerruar.
Ty!-i tha serioz ai dhe ajo vrapoi drejt gardërobls aty ku kishte telefonin dhe të mbyllte derën,por këtë herë fati nuk ishte në anën e saj,pasi fustani i bukur dhe i bardhë nuk po e lejonte të vraponte.
Më lësho!!-bërtiti kur ai e kapi për krahu.
Jo,jo kaq shpejt. Më shpëtove njëherë,nuk ka më njëherë të dytë.-i tha Kaleb duke e tërhequr për krahu dhe pasi u afrua tek karrigia e cila ishte afër tavolinës së grimit e uli aty dhe e lidhi.
Kaleb je çmendur?? Çfarë po bënë??!-e pyeti Anais e frikësuar dhe një dhimbje therëse i përshkoi barkun.
Po,jam çmendur për ty. Ishe imja. Je imja.-i tha ai dhe asaj ju kujtuan fjalët e Dionisit,"je imja...".
Jo nuk jam jotja çfarë dreqin thua?-e pyeti Anais dhe ai qeshi.
Je,je dhe ke për të qenë imja.-i tha Kaleb dhe u ul para saj.
Vana...ku është Vana,Kaleb? Mos më thuaj se i bëre diçka?-tha Anaisi e trembur dhe ai tundi kokën.
Nuk jam kafshë Anais.-i tha ai dhe ajo qeshi me ironi.
Duket.-i tha Anais dhe ai kërciti dhëmbët.
Më mirë qepe.-i tha Kaleb kërcënues.
Përndryshe?-e provokoi Anais dhe një shpullë e fortë i erdhi surratit.
Ja përndryshja jote ku të çon.-i tha Kaleb dhe një mesazh i erdhi në telefon-Je kurv me fat Anais. Nga një person i thjesht tek një bilioner. Dhe tani nga dora ime e ashpër,tek një dorë më e butë.-i tha ai me engima fjalët e fundit dhe shkoi i liroi duart-Vrapo,përndryshe more fund.-i tha ai dhe Anais e pa me dyshim ama fjalën dysh s'ia bëri. Mori telefonin dhe nxitoi menjëherë të dilte jashtë,ama ndaloi. Përsëri ndaloi. Mesa duket Zoti kishte planifikuar surpriza të tjera për atë.
Dilara.-foli shkurt teksa e pa të qëndronte përballë saj dhe ajo e cila e pa nga koka te këmbët.
Anais. E vogla,llastica Anais. Ajo që nuk donte asgjë,ama përsëri më mori çdo gjë!-tha me mllef Dilara dhe Anais u gëlltit fortë.
Nuk të mora asgjë Dilara.-i tha Anais dhe ajo qeshi fortë.
Më more burrin që doja!! Më more jetën time! Fëmijën tim!!bërtiti Dilara dhe Anais shfryu.
Kë burrë Dilara?? Burrin që tradhëtove? Apo fëmijën që doje për famë?-e pyeti me ironi Anais dhe ajo ju afrua me nerva Anaisir duke e kapur nga krahët e duke e tërhequr.
Avantazhi im është që je shtatëzanë,e di këtë.-i tha Dilara dhe e afroi afër shkallëve-Je një kurv e vrigjër dhe me fat.-i tha më pas ajo me inat dhe sytë e Anais u mbushën me frikë.
Dilara mos!-i tha Anais pasi kuptoi se çfarë ajo do të bënte.
Mendon se do të lija të jetoje e lumtur ,në jetën që më more mua? Mendon se do të lija të kishe një jetë të lumtur,një përrallë princeshe?? Epo më vjen keq të ta them e vogla Anais që përrallat nuk ekzistojnë në jetën reale,janë veçse iluzion.-i tha dhe sytë e Anais u mbushën me lot.
Mos të lutem,mos,moss...Dilara mos e bëj...-i tha teksa Dilara sa vinte e më shumë e shtynte.
Kaq ishte drama. Mirupafshim!-i tha serioze Dilara dhe e shtyu prej shkallëve. E pa teksa rrokullisej deri në fund të shkallëve të katit të dytë. Buzëqeshi lehtë dhe pa që Kaleb po shihte i penduar.
Çfarë do të bëjmë tani?-e pyeti ai dhe ajo shfryu.
Para ke plot. Zhduku. Sigurohu mos të të gjej kush.-i tha Dilara dhe pasi hezitoi pak ai vrapoi për të dal jashtë.
Zbriti shkallët me ngadalë dhe pa Anais e cila i kishte sytë gjysëm të hapur dhe kishte vendosur dorën në fund të barkut.
Tel...efo..no....D..io..nis.....inn..të...lu...te..mm..-tha Anais me vështirësi dhe ajo buzlqeshi lehtë.
Shkofsh në ferr! Ti,Dionisi dhe fëmija juaj!!-tha me mllef Dilara duke e goditur me shkelm në bark Anaisin dhe më pas u largua duke e lënë pa ndjenja aty.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now