Mendoje edhe njëherë...

882 55 4
                                    

Kisha ardhur në shtëpi dhe isha ulur në sallon,babi kishte ikur në spital kurse mami po më çmendte mua këtu,gjoja po më bënte moral.
Çfarë do të bësh me atë fëmijë?-më pyeti mami,një pyetje që më fut në mendime shumë të thella
Nuk e di-u përgjigja me gjysëm zëri
Ohhh,-lëshoi një pasthirrmë dhe u ul pranë meje-Anais,fëmija është përgjegjësi e madhe. Sidomos kur nuk e ke në plan të kesh një fëmijë. Çdo gjë duhet të jetë e menduar mirë,çdo gjë. Ke një jetë përpara,dhe një fëmijë mund të jetë pengesë për jetën që ti do. Sado lumturi që ai fëmijë sjell,sado që ti do ta duash,përsëri do të duhet që ti përkushtohesh më shumë se çdo gjë tjetër.-tha dhe po shikoja tek sytë e saj një trishtim që se kisha parë asnjëherë.
Mami,unë do ta abortoj. Nuk mund të bëhem nënë që tani,nuk jam gati,por përveç kësaj ky fëmijë që unë po mbaj...ky fëmijë...është edhe gjaku i një personi tjetër që unë as nuk e njoh. Dua që kur të kem fëmijë ta kem me njeriun që dua dhe jo me një të huaj-i thashë dhe Tea erdhi pranë meje
Mendoje edhe njëherë,Anais-tha ajo dhe dëgjova derën të hapej e brenda të futej babi plot nerva.
Kam për ti shkatërruar,kam për t'ua shëmbur spitalin mbi koka-po thonte duke ardhur rreth e rrotull
John,çfarë ndodhi?-e pyeti mami dhe babi vështroi drejt meje
Anais,e vogla ime. Çfarëdo zgjedhje që të bësh unë jam krahë teje-më tha duke ardhur pranë meje dhe duke me shtrënguar duart,e sytë m'u mbushën me lot.
Nuk dua babi,sepse është një fëmijë,është një jetë,jam shumë kundër abortit,por nuk mundem ta mbaj. Nuk e kam me personin që dua,ose nuk mund ta mbaj për 9 muaj dhe më pas t'ia jap si pa të keq asaj familje duke e ditur që fëmija është i imi,nuk mundem ta bëj-i thashë dhe ai më pa me dhembshuri
Bija ime zemërmirë,bëj atë që të duket më e drejtë-më tha dhe u ngrit më puthi në kokë dhe doli përsëri jashtë
Johnn-i foli mami im dhe iku pas tij
Mos u mërzit-më tha Tea dhe më përqafoi
Jam mirë-i thashë duke e puthur në faqe-po iki pak në dhomë-i thashë duke u ngritur dhe u ngjita në dhomën time. Shkova hapa dollapin dhe mora një kostum sportiv. Hoqa rrobat dhe duke veshur rrobat e tjera pashë veten në pasqyrë. Dukesha ndryshe,kisha një hije tjetër ose mbase me dukej mua,vendosa duart te barku dhe po e përkëdhelja lehtë. Çdo gjë ishte e çuditshme,çdo gjë. U largova nga pasqyra,mora laptopin,u shtriva dhe vendosa një film.

John prit-i tha Silva atij dhe ai ndaloi
Çfarë Silva??-e pyeti ai
Si kishte ndodhur e gjithë kjo gjë??-pyeti ajo dhe John shfryu
Kur kishim shkuar në spital,gjatë momentit që të dyja vajzat kishin qenë pa ndjenja,një infermiere kishte ngatërruar kartelat,nr e pacientes,duke bërë kështu që në dhomën e gabuar të futej vajza jonë dhe të bëhej ngjizja. Kurse në dhomën tjetër vajza tjetër.-tha John
Si ka mundësi?-foli Silva duke zënë kokën me dorë
Nga dreqin ta di unë Silva-i tha John-do të flas me Z,Dionis sot,do të sqaroj çdo gjë-i tha John përsëri
Po sikur të jetë kundër abortit?? Po sikur të na hap gjyq??-i tha Silva
E di,e di prandaj do të flas me të. Shko brenda dhe mos e lërë vetëm vajzën,të paktën njëherë të vetme qëndroi pranë-i tha John duke hipur më makinë,e duke ikur.
Po qëndronte aty duke parë të shoqin që largohej. Fjalët e tij në fund e kishin prekur. Mori frymë thellë,dhe u fut brenda. Pa në sallon dhe vuri re që vetëm Tea ndodhej aty.
Ku është Anais?-e pyeti Silva
U ngjit në dhomën e saj. Kishte nevojë të pushonte.-ju përgjigj Tea dhe uli përsëri kokën tek libri që po lexonte.
Maria-i foli Silva shërbëtores së saj
Po zonjë?-ju përgjigj ajo
Gatuaj diçka të shëndetshme për Anais dhe çoja në dhomë-i tha Silva dhe ajo tundi kokën e iku në kuzhinë.

AAAAAAA,,JOOO NUK MUND TË NDODHTEEE-bërtiste ajo nëpër shtëpi duke përplasur gjëra dhe ai veç e shikonte i ulur në kolltuk e duke pirë një gotë me lëngë portokalli të shtrydhur.
Mbarove???-e pyeti ai i qetë
OOO ZOTT SI MUND TË JESH AQ I QETËË-bërtiti ajo duke i shkuar pranë,dhe duke ja marr gotën nga dora të cilën e përplasi në murin prej xhami
Seriozisht?? Ishte i ëmbël më pëlqeu-i tha ai përsëri i qetë
Nuk e kuptoj këtë qetësinë tënde. ASPAKKK.-bërtiti dhe nervat e tij po vlonin-E DUA ATË FËMIJË. ME ÇDO KUSHT. AI FËMIJË DO TË JETË I IMI. I JONI. E DUAA. DO TA BLESH PO TË JETË NEVOJA-bërtiti ajo
ÇFARË PO FLET DILARAA.?!??! E DËGJON VETEN?!?!? PO THUA TË BLEJMË NJË FMIJË?? MOS TË DUKET GJË PLAÇKË?? ËSHTË NJERI MOJ. NUK E KEMI NE NË DORË,ISHTE GABIM ÇDO GJË. DUHET MARR EDHE VENDIMI VAJZËS QË PO E MBAN ATË FËMIJË-i bërtiti ai
S'MË INTERESON DIONIS. FËMIJA ËSHTË I IMI-bërtiti Dilara
NUK ËSHTË I JOTI DILARAAA. ËSHTË I IMK DHE I ASAJ VAJZE-bërtiti Dionisi duke lënë të habitue veten dhe Dilarën nga fjalët që tha
Ke të drejtë-tha Dilara e qetë por ai e dinte që ajo qetësi e saj ishte një qetësi e një të sëmuri mendor. Tashmë për Dionisin,Dilara ishte një e sëmurë me të meta mendore,e dinte shumë mirë që ajo ishte një e fiksuar,komplet një psikopate. Mori xhaketën dhe doli jashtë,duke lënë pas Dilarën sëbashku me rrëmujën e saj. I hipi makinës dhe u nis për në kompani aty ku po e priste babai saj. Me gjithë ato nerva rrugën e bëri vetëm për 30min. Doli nga makina e i hodhi çelësat rojes së parkimit dhe u fut në kompani.
Zotëri keni një takim në orën 12:00-i tha sekretaria
Anullo çdo takim-e urdhëroi ai dhe u fut në zyrë.- Z,Davidson-i tha Dionis duke zgjatue dorën për ta përshëndetur
Z,Cooper-i tha John duke i shtrënguar dorën-besoj se e di për çfarë kam ardhur?-e pyeti ai dhe Dionis u ul përballë tij
E di,Z.Davidson-tha Dionisi-më sill në zyrë dy kafe.-i tha sekretares në telefon ai
Të fortë dhe pa sheqer-i tha john
Një të fortë dhe pa sheqer dhe tjetra si gjithmonë-i tha dionis dhe e mbylli
Vajza ime zgjodhi abortin-i tha John dhe Dionisi e pa në sy
Vendosi apo jo?-tha qetë dionisi dhe disa trokitje u dëgjuan
Zotëri kafet-i tha sekretaria duke i lënë në tavolinë dhe doli jashtë
Normale që vendosi,thjesht erdha që të flasim dhe të të vendos në djeni që çfarë do të ndodh-i tha John duke pirë një gllënjkë kafe
Nuk më pëlqen-tha Dionisi dhe John e pa në sy-sepse ai fëmijë është një pjesë e imja. Gjaku im. Jam 30 vjeç dhe sinqerisht e doja shumë një fëmijë,një trashëgimtar ose trashhimtare. Më e rëndësishmja të isha baba. Ama,është zgjedhja e saj,dëshira e saj sepse e kuptoj shumë mirë që çdo gjë është një gabim prandaj jam dakort,për çdo zgjedhje që ajo do bëj-tha Dionisi dhe ktheu kokën nga dritarja.
Epo në rregull,këtu rrugët tona ndahen. Më blhet qejfi që u kuptuam-tha John duke u ngritur
Kur e ka abortin?-foli me gjysëm zëri Dionisi
Nesër në orën 09:00-ju përgjigj john
Nqs s'është problem dua ta shoqëroj unë,dhe të gjitha shpenzimet do ti mbuloj unë-tja Dionisi me një mërzitje në zërin e tij
Jam dakort. Mirupafshim.-tha John dhe doli jashtë.

Kujdes atyy se mos vritesh-po i thonte të birit ajo duke qeshur
Mirë maa-ju përgjigj ai duke hedhur topin tutje
Auch,kujdes more vogëlush-i tha ajo dhe ai qeshi
Më fal mami-i tha ai dhe ajo ngeli e habitur
Mami??-foli ajo dhe më pas pa nga gruaja që kishte fëmijën të cilës tashmë fytyrën nuk ia shihte dot më. Pa nga djali i vogël dhe vuri re që ai ndodhej larg saj,në mes të një rruge të madhe ku shumë makina po kalonin. Donte ta shpëtonte por nuk mund të lëvizte dot.
O maa më shpëto mos i lërë të më marrin prej teje-i bërtiti duke qarë djali vogël
Unë...unë nuk jam mami jot-i foli ajo me gjysëm zëri dhe u kthye nga gruaja e cila kishte fëmijën.-mos qëndro aty por shko shpëtoje-i bërtiti ajo dhe gruaja u kthye drejt saj. U habit,ngeli e shokuar,nuk ishte e mundur. Gruaja që kishte fëmijën ishte ajo. Ishte vetja e saj përballë saj. Ishte duke menduar se ishte gati në të çmendur.
Çfarë po ndodhh!??!-bërtiti
Më shpëto mammm-bërtiti përsëri djali vogël
Jo,jo,jo,jooo nuk jam mami jot-i foli ajo përsëri.
Mos e lërë ta marrin prej teje. Shpëtoje atë-i foli për herë të parë gruaja e cila dukej si vetja e saj.
Çfarë,...për çfarë e ke fjalën?-e pyeti ajo
Mos,mos i lejo të ta marrin-i tha përsëri ajo gruaja me një zë të lehtë i cili u shua dhe ajo u zhduk,u kthye nga rruga dhe pa qe aty nuk kishte as fëmijë dhe as makina.
Çfarë ndodhi?!?-foli e trembur duke parë rreth e rrotull ku kishte vetëm bardhësi.
Të lutem më mbaj pranë vetes mos i lërë të më marrin,-dëgjoi përsëri një zë fëmije
Çfarë..kush do të marr?? Çfarë po ndodh....?!? O zot po çmendem-bërtiti

Mamiii-dëgjoi përsëri të njëjtin zë që ebëri të çohej e trembur nga gjumi. Pa rreth e rrotull dhe ndodhej në dhomën e saj,pa orën e cila shënonte 06:00 e mëngjesit. U ngrit ashtu nëpër gjumësh,mori disa rroba dhe u fut në dush. Ajo ëndërr ju duk shumë e vërtet,aq e vërtet saqë mund të betohej se ishte reale. Mori frymë thellë dhe largoi çdo mendim tjetër në kokë.
Hajde Anais,sot është dita. Nuk duhet të mendosh tjetër gjë. Mblidhe veten,ishte thjesht një ëndërr-i tha vetes dhe hodhi pak shampo në duar dhe filloi të fërkonte kokën.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now