1

2.9K 187 126
                                    

- Jo! Sa herë duhet t'jua përsëris? S'dua të martohem! - bërtiti ajo fort saqë iu duk sikur zëri iu ngjir.

- Zemër, je 25 vjeçe dhe as që ke ndërmend të martohesh. Kështu siç e ke nisur, do ngelesh pa burrë gjithë jetën! - filloi ta merrte e ëma me të mira për t'ia mbushur sadopak mendjen.

- Kush tha që s'dua të martohem?

Kryqëzoi krahët në kraharor e ngriti kokën duke bërë sikur dikush sapo e kishte ofenduar.

- Vetë sapo e the Kristen, - foli aty për aty e motra që po dëgjonte bisedën e tyre me kureshtje.

- E kisha fjalën që s'dua të martohem me shkuesi. Kushedi më keni gjetur ndonjë plak të ndyrë tetëdhjetë vjeçar, që s'di as si të mbajë veten.

- Plak?! S'e kemi për zakon të të martojmë me një person që e ka këmbën në varr!

Vështroi të ëmën e inatosur. S'kishte qejf kur të tjerët nuk i vinin pas mendjes.

- Kam të dashur. Dua të martohem me të, jo me një person të huaj.

- Të dashur?! Kush qenka ai ogurzi që të paska ty të dashur? - ia priti Dani që sapo kishte hyrë brenda e po qeshte ndërkohë që dëgjonte bisedën që po kryhej.

- Mos u tall me mua. Ai më do! Më ka thënë vetë! Pastaj, ç'ke me mua ti? Apo të vjen inat që s'ke gjetur të dashur për vete?

- Ç'më duhet i dashuri mua moj aman? Jam rehat vetëm. Festë beqarie, picë, këngë, valle, ku ka më mirë! - tha përsëri Dani duke qeshur e duke bërë disa shenja me duar në ajër si të donte të shpjegonte ato që po thoshte.

Kristen e vështroi njëherë me inat e turfulloi akoma më e inatosur.

- Ta marrim seriozisht këtë punë tani, - filloi të fliste me seriozitetin më të madh të mundshëm, gjë që ndodhte rrallë herë. -Kush është ai djali me të cilin doni të më martoni?

- Do ta shohësh vetë më vonë.

- Po sikur të mos më pëlqejë? Po nëse ka të dashur dhe ju do ta detyroni të martohet me mua? Ose ose prit, më keq akoma, po nëse është ndonjë bixhozxhi që harxhon lekët në kumar? Ose ndonjë vrasës? Ose, o Zot, ndonjë përfitues i vajzave të njoma e të pafajshme si puna ime? - përfundoi fjalimin duke bërë dramatiken e shekullit e u ul në kolltuk rëndshëm duke bërë sikur po asfiksohej.

Dëgjoi shoqen e saj që qeshi si ndër hundë e që po mbante kokën ulur duke e lëvizur sa andej-këndej e në fraksion sekondi ajo ndryshoi qëndrim. Hodhi tutje atë aktrimin e saj e u kthye përsëri në serioze.

- Pëlqej dikë tjetër. E kam seriozisht. Nuk tallem.

E dinte që ata s'do ta besonin kollaj. Fundja, kush do ta besonte atë që deri në ato momente me çdo mashkull i kishte djallosur punët?!

- Epo atëherë sille atë që ta takojmë! Të paktën ta njohim se ç'person është.

- Do ta sjell ndonjë ditë tjetër. Është tepër i turpshëm, s'para ka qejf të takohet me njerëz.

Shtrembëroi njëherë fytyrën kur imagjinoi atë teksa dëgjonte Kristenin t'i thoshte për takimin me prindërit.
Thjesht e pabesueshme!

Dëgjoi përsëri që Dani qeshi. Ajo dinte çdo gjë rreth marrëdhënies së saj me atë djalin. Marrëdhënie e quajtshin!

U ngrit për të disatën herë nga kolltuku dhe mori macen e saj në krahë si të donte që të qetësohej te dikush.
Po e përkëdhelte ngadalë. E kishte qejf gëzofin e butë të asaj maceje. Ishte e gjitha borë e bardhë. Kur mblidhej kutullaç, ngjante fiks si një top bore!

- Ja, edhe macka është kundra martesës sime me një djalë të cilin s'e njoh fare!

Me të në krahë, shkoi te dhoma e vet.
Mori telefonin e po shikonte fotot që i kishte bërë fshehurazi djalit. Dukej aq i bukur teksa buzëqeshte, saqë ishte fiksuar keq mbas fotove që i kishte bërë.

Psherëtiu thellë e mërzitur.

- Jetë koti! - shpërtheu në fjalë e acaruar. - S'e lejojnë robin të bëjë atë që do! Të paktën është ai që me qetëson. Sytë e tij të bukur, buzëqeshja! Ai do më çmendi!
Oh Zot!

U shtri në krevat e vendosi kokën midis jastëkut duke e bërë disi të pamundur frymëmarrjen.

- Jo, s'kam ç'bëj më tepër këtu. Do shkoj tek ai. Sot të paktën të hap një muhabet për së qeni.

U ngrit përsëri nga krevati e pasi vështroi njëherë jashtë për të shikuar se si ishte moti, mori një xhaketë që e hodhi supeve e doli jashtë dhomës.

U tha pjesëtarëve të familjes se do dilte e pa pritur që të dëgjonte ndonjë fjalë prej tyre, hapi derën e doli jashtë në ajrin e lagësht të asaj dite me shi e me diell njëkohësisht.

Po, po, atë ditë do të fliste me patjetër me të! S'kishte rrugëzgjidhje tjetër!

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now