33

1.2K 134 98
                                    

Në ato momente, kur bëri një hap për të shkuar te shtëpia e saj, ndaloi e vështroi Teon që sapo po dilte prej pallatit aty pranë. Shikimet e tyre u ndeshën e ai i qeshi lehtë e iu afrua, duke mos ditur gjë fare rreth gjendjes së rënduar të Krisit.

  - Çkemi Kris. Si thua për... Je mirë? - e pyeti ai i shqetësuar kur vështroi se sytë e saj ishin të përlotur.

  - Të prish punë po të bëjmë një shëtitje bashkë?

Ai mohoi e më pas pa folur filluan të ecnin në drejtim të parkut.
Ishte qetësi. Ai s'guxonte të fliste. Kishte frikë se mos ndoshta me fjalët që mund të thoshte, ajo mund të qante më shumë. Donte ta linte të qetësohej, pastaj ajo le t'i fliste kur të donte.

Ecën edhe për pak minuta, derisa mbërritën te destinacioni i tyre. Ndaluan hapat e ai ktheu kokën nga Krisi duke marrë frymë thellë e duke vazhduar të priste.

Ajo bëri një frymëmarrje të gjatë e fshiu sytë lehtë.

  - Unë s'të dua Teo. Pse s'mund të qëndroj bashkë me Alanin kur unë ty s'të dua? - foli me zë të mbytur, duke lënduar edhe veten, edhe Teon me ato që po thoshte, por më shumë këtë të fundit.

Nuk i ktheu përgjigje. As që dinte se çfarë t'i thoshte. Ndihej sikur për çdo gjë që kishte ndodhur ishte faji i tij, sikur po i lëndonte njerëzit përreth duke shfaqur ndjenjat e veta.
Por dukej sikur të tjerët as që interesoheshin se edhe ai po lëndohej nga gjithë ato që po ndodhnin.

  - Madje as vetë s'jam e sigurt nëse të dua apo jo. Qëkur erdhe, mendimet më janë bërë lëmsh fare. Pse duhej të ktheheshe?

Tashmë ajo kishte filluar të qante përsëri. Thjesht e kishte tepër të vështirë për t'i mbajtur lotët brenda, i dukej sikur i digjnin sytë ngadalë.

  - Alani më tha të mendohem për ato që vërtet ndiej. Por çfarë ndiej unë Teo, çfarë ndiej? - e pyeti atë, megjithëse e dinte se ai përgjigje s'do t'i jepte. - U tregua aq i mirë me mua, sa ajo mirësia e tij po më vriste. Dukej sikur për të ishte diçka që kapërcehej kollaj, por e pashë, e pashë në sytë e tij se sa i lënduar ishte. E unë s'mund të bëja asgjë për të lehtësuar dhimbjen e tij.

E dinte se Teo s'ishte vendi i duhur për të shprehur dufin e dhimbjen që ndiente, por në ato momente s'mendonte dot qartë.

- Fol, më thuaj edhe se jam gabim. Më thuaj se s'jam duke vepruar mirë! Thjesht thuaj diçka!

Sytë e tij ishin përlotur. Ja dhe gabimi i dytë që kishte bërë atë ditë; si të mos mjaftonte fakti se kishte lënduar Alanin, po lëndonte edhe Teon. Çfarë dreqin po bënte?!

  - Më fal, - i tha mes ngashërimave e iu hodh në përqafim ngadalë. - S'di se ç'dreqin po bëj. Jam një rrëmujë. Kam vërtet nevojë për mbështetjen tënde.

Ai vendosi njërën dorë në kurrizin e saj e po e lëvizte ngadalë, si të donte ta qetësonte.

  - Mos u shqetëso. Jam pranë teje, do të të mbështes në çdo veprim tëndin, - kishte një ton aq të lënduar e njëkohësisht qetësues, sa s'diti ç't'i thoshte.

  - E di çfarë? Unë s'e meritoj as mirësinë tënde e as të Alanit.

Zëri i dridhej si më parë dhe e dinte se nuk mund të vazhdonte për shumë kohë ashtu. Do vinte prapë ai momenti kur do fillonte të qante sërish.

  - Më duket sikur po bëj padrejtësi me ju të dy.

U shkëput nga përqafimi i tij dhe fshiu me mëngën e bluzës fytyrën.

  - Unë nuk meritoj asnjërin prej jush. Asnjërin.

Ai e vështroi pa i thënë gjë e bëri një frymëmarrje të thellë, duke vështruar diku tutje.

  - Më mirë të shkojmë në shtëpinë time për të biseduar. Tani është shumë ftohtë.

Pohoi lehtë e filluan të ecnin përsëri, pa folur. Filluan të flisnin vetëm kur hynë në apartamentin e tij fatmirësisht tepër të ngrohtë.

Ai i ofroi asaj një çaj të ngrohtë si për ta relaksuar e ajo pranoi me kënaqësi. I pëlqente të pinte çaj në ditët e ftohta të dimrit.

  - Pra, - u dëgjua zëri i tij teksa u ul pranë saj e u kthye për ta pasur drejt, - çfarë ndodhi me Alanin?

Mbylli sytë lehtë për disa sekonda para se të fliste.

  - Nuk e di se ç'kam thënë mbrëmë kur kam qenë e dehur, as që ia kam idenë, por që ka qenë diçka rreth teje, për këtë jam e sigurt. Sot më tha se më duhej të mendohesha nëse duhej të zgjidhja midis ty dhe atij. Më dha kohë plot, por dukej sikur donte të vendosja sa më shpejt.

  - Ti kë dëshiron të zgjedhësh? - e pyeti ai duke u përpjekur të qëndronte sa më i qetë, pa marrë parasysh të gjitha ato mendime që i vlonin në kokë.

Për një kohë prej saj s'dëgjoi asnjë fjalë dhe e dinte që duhej t'i thoshte ndonjë gjë për ta ngushëlluar.

  - Kris, mos u ndiko nga mendimi për ndjenjat e mia kundrejt teje. Mendo vetëm për ato që ndien vetë ti.

  - Alanin e dua, - tha me zë të ulët si e zënë ngushtë, - por për ty se di se ç'ndiej.

  - E di që ti thellë-thellë mund ta dish se ç'ndien për mua, por e ke të vështirë ta thuash. Ji e sinqertë. Mos thuaj që më do, e di që s'është e vërtetë.  Nëse do, mund t'i shkruash ndjenjat dhe në ndonjë letër, kam dëgjuar se është mënyrë e mirë.

  - Përtoj, - tha ajo duke pirë një gllënjkë çaji e ai qeshi lehtë duke thënë një "duket".

  - Ose edhe mund të mos flasësh tani. Është në dorën tënde. S'dua të të shtyj të bësh diçka që ti s'do ta bësh.

  - Por nëse flas, ti do mërzitesh. E di që do mërzitesh. S'erdha këtu me qëllimin që të të mërzis edhe ty.

  - Të thashë edhe pak më parë, fol hapur, sikur midis nesh të mos ketë pasur ndonjë lidhje, sikur jam thjesht shoku yt i ngushtë.

Ndonëse ai po përpiqej tepër mirë që të mos e tregonte faktin se deri më tani ishte i lënduar, përsëri në sytë e tij pasqyrohej shumë qartë dhimbja.

  - Në rregull , - foli e dorëzuar e vendosi gotën me çaj në tavolinë. Pa njëherë Teon e më pas e uli kokën. - S'besoj edhe aq shumë se mund të duhen dy persona njëkohësisht. Ndoshta njërin e do, ndërsa tjetrin thjesht mund ta pëlqesh. Unë Alanin e dua, por s'jam e sigurt nëse për ty ndiej pëlqim apo thjesht ndihem keq për ndarjen që patëm. Madje ka raste kur edhe tani e kësaj kohe e kujtoj me mall kohën kur ishim të lidhur. E di që mund të dukem si ndonjë nga ato tipet që tha Ela, por të lutem, mos më keqkupto. Edhe vetë s'dua gjë tjetër veçse të kuptoj se si dreqin qëndron e gjithë kjo punë.

Ai po mendohej pa folur. Përshkoi flokët me njërën dorë e më pas shikoi atë në sy.

  - Atëherë përse nuk ia the Alanit këto që më the mua, por e lë situatën të të ikte nga duart? - i dukej vetja sikur ajo ishte një nxënëse e ai një mësues. I vinte mirë që po bisedonte me të për atë temë, e ndiente se po çlirohej duke mos i mbajtur gjithë ato gjëra brenda.

  - Nuk e di as vetë. Nuk isha në gjendje të mendoja.

  - Po tani? Mundesh t'ia shpjegosh?

  - Besoj se po.

  - Bukur, nesër fol me të. Mos e lër të presë shumë.

  -Faleminderit Teo. Për çdo gjë, - i buzëqeshi me dashamirësi e më pas e përqafoi duke vendosur kokën në supin e tij. - Mund të qëndroj te ti këtë natë? S'dua të shkoj në shtëpi.

  - Sigurisht që mundesh. Shokët për këto ditë janë.

Ndihej me fat që kishte Teon pranë. Nuk mund të vendoste se kë nga ata të mbante pranë e kë larg, donte t'i mbante të dy, po. Njërin si shok të ngushtë, e tjetrin si njeriun me të cilin donte të kalonte jetën.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now