16

1.4K 128 187
                                    

-U mërzita, nuk më vihet më në shkollë për Zotin! - tha i inatosur Alani e u ul në një karrige të rehatshme te një nga lokalët afër shkollës.

Nuk e dinin as vetë se ç'kishte ndodhur, se që të tre ishin ngritur herët e mësimi tashmë donte edhe gjysmë ore derisa të fillonte.
Por akoma më i çuditshëm ishte fakti që Alani po ankohej për shkollën. Dukej që s'e kishte me aq qejf, por edhe të ankohej rrallë herë ndodhte.

  - Po hë, ç'ndodhi që po ankohesh? S'je zgjuar hiç mirë sot më duket.

  - S'jam zgjuar mirë, vërtet. Po më dhimbte koka se më kishte ikur shtrembër jastëku. Më kishte ngelur në ajër.

  - Sa mirë të është bërë.

  - Ju të dy e keni në terezi, - tha Leo duke varur turinjtë e duke vendosur njerën dorë në tavolinë për të luajtur me lugën, që ndodhej brenda filxhanit me kakao.

  - Po pse mor? Ç'na bën sikur s'e ke në terezi ti aman? - pyeti Teo.

  - Ngaqë s'e kam, prandaj.

  - Pse kështu? Ç'të ka ndodhur? Apo të ka ardhur motra me ndonjë sharrë thjesht sa për të më trembur? - qeshi njëherë nën hundë duke parë Leon, që po e shikonte serioz.

  - Po po, po ku zgjohet ajo që në gjashtë, pa mirë e ke ti.

  - S'na e ke prezantuar ndonjëherë këtë motrën ti. Jo për gjë, por duhet të jetë person interesant.

  - Shumë! - iu përgjigj ai me ironi. - Pastaj, ç'ke me motrën time? Shiko tënden.

  - S'kam motër unë o debil.

  - Epo thuaji babit të fillojë punën atëherë.

  - Pfff, edhe ju për çfarë llafosni! - hyri si papritur Alani në bisedë me qëllimin për t'i ndërprerë. - Ç'lëndë kemi sot o Teo?

  - Gjete xhami ku të falesh! Ku e di unë orarin aman!

Ai vështroi nga Leo, i cili sikur ta dinte se do të drejtoheshin tek ai.

  - Prit se do ndryshoj shprehjen. Gjete kishë ku të lutesh Alan.

  - Për asnjë punë s'jeni ju të dy. Parazitë të poshtër.

  - Avash njëçik ti avash, - ndërhyri Teo, - se unë parazit mund të jem, po ama jam parazit seksi, ky tjetri pastaj është parazit që ndodhet në kanalet e ujërave të zeza.

  - Ha ha ha, parazit i kanaleve të ujërave të zeza, më shkrive, - i tha ai i bezdisur e ndërkohë që ata të dy bënin muhabete parazitësh, Alani nxorri një fletë prej çantës, fletë ku kishte shënuar orarin.

Kishte një fletë të çarvalitur, sikur ta kishte shqyer ndonjë kafshë e egër. I kishte rrethuar disa lëndë me stilolaps të zi e u kishte rënduar sipër si të donte t'i zhdukte nga faqja e dheut. Kimia dhe fizika ishin dy ndër lëndët që urrente më shumë. I dukeshin palidhje.

  - Sa bukur eee! Po që paskemi orë koti sot ne! - tha i bezdisur në kulm. - Anglisht, fiskulturë, shkencë, letërsi, gjeografi, matematikë. Pse dreqin lëndët e vështira i vendosin në fund të mësimit? Se kjo gjë seriozisht që më çudit mua!

Ata të dy s'folën më. Vajtonin të tre në heshtje për atë fat kot që kishin. Dita u ikte kështu: "shkollë-shtëpi-disa orë jashtë-prapë në shtëpi" dhe më pas kjo gjë përsëritej e përsëritej monotonisht e në mënyrë të mërzitshme.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now