17

1.3K 142 128
                                    

  - Ju po që ia keni kaluar bukur, betohem! - tha Krisi menjëherë kur Alani mbaroi së foluri.

Ata të tre ia kishin kaluar aq bukur, saqë Krisi s'mendonte se gjëra të tilla mund të ndodhnin dhe një lumturi e tillë mund të përjetohej.

  - Po, shumë bukur.

Alani lëvizi kokën sa lart-poshtë e në sytë e tij mund të dallohej një përshkënditje nostalgjie. Dihej, çdokush do të ndiente mall për ato kohëra. Mund të thuash ç'të duash kur je në shkollë, thua se s'do të të marri malli fare për shkollën dhe vërtet, ty s'të merr malli për të, por të merr për të gjithë miqësitë që ke pasur atje.

  - Po ju, s'do na tregoni ndonjë gjë? - pyeti Teo duke parë nga Krisi dhe nga Dani.

  - Unë s'kam ç'tregoj. Si për fat të keq, s'kam kaluar ndonjë gjë të bukur si këto tuajat.

  - Po ti Kristen?

  - Uuu, do ta them unë! - u fut aty për aty në bisedë Leo kur iu kujtua diçka; qeshi djallëzisht. - Ishin ato kohët kur kjo motra ime e dashur ishte ndarë prej atij idiotit.

Kristeni kafshoi buzën që të mos qeshte dhe i hodhi një shikim Teos. Ai përpiqej të shikonte kudo, vetëm në sytë e saj jo.

- Dhe Krisi, si person parazitar që ishte, mos më keqkuptoni, parazit është akoma, nuk bënte gjë prej gjëje dhe unë u përpoqa t'ja ngrija humorin. Por për Krisin s'përfundoi edhe aq mirë në fakt.

Aty në fund shtrembëroi njëherë fytyrën duke qeshur.

  - Por si Vandam që është, s'i ndodhi gjë.

  - Kujt i thua Vandam ti? Kalbësirë.

  - Mirë, më fal, më duhej të të thosha Bojka.

  - Mirë mirë, aman, vetëm mos filloni të ziheni, - u fut në bisedë Alani si për t'i ndërprerë.

  - Vetëm për hatrin e Alanit, se pastaj na mërzitet, - tha Krisi duke rrotulluar sytë e bezdisur.

E para se Leo të fillonte të tregonte, u dëgjuan për herë të fundit fjalët e Krisit.

  - Qenka dita e historive sot më duket....

***

U zgjua e përgjumur. Kishte fjetur shumë gjatë ditës e për diçka ishte e sigurt; sa më shumë të flinte, aq më shumë do t'i flihej e aq më shumë e trullosur do të ndihej.

Shkoi në tualet e shplau fytyrën me ujin e ftohtë brisk e në ato momente dëgjoi zërin e Leos.

  - Krisss, eja pak poshtë, të lutem!

  - Në rregull, prit vetëm pak minuta, - ngriti zërin ajo mjaftueshëm që ai ta dëgjonte e pasi fshiu duart me një peshqir aty pranë, doli nga tualeti e zbriti shkallët për te dhoma e ndenjjes.

  - Çfarë deshe Leo?

  - Si thua sikur të dalim njeçikë jashtë?

  - Po sikur të them që s'jam edhe aq në terezi për shëtitje?

  - Hë pra hë ti! Gjithmonë kështu do të ma bësh! Po hajde dalim njëherë se ngele duke fjetur.

  - Më thuaj ti një gjë tjetër që mund të bëj përveç gjumit atëherë.

  - Çfarë dreqin isha duke thënë? Sapo të thashë që mund të dalim.

  - S'më dilet.

  - Do të të marr me forcë Kris.

  - Provo njëherë po do ta shohësh veten të varur te ajo llambushka pastaj, - e kërcënoi ajo e ai thjesht qeshi i gëzuar, të paktën ajo po e kërcënonte, sikur po kthehej në Krisin e zakonshëm.

Një magji për dashurinëOnde histórias criam vida. Descubra agora