18

1.5K 143 178
                                    

- Në rregull, ik në dhomë, mos vazhdo më tepër.

- Do ik, s'kam ndërmend të qëndroj më shumë këtu. Më duhet të mendohen për cështjen "Të rrosh a të mos rrosh".

  - Pse, ke ndërmend të vrasësh veten? - e pyeti ai serioz.

  - Po, s'e di as vetë se pse kam një dëshirë për të ndier se si është të jesh në prag të vdekjes.

  - E di që është një thikë në kuzhinë? Mund ta marrësh atë po deshe.

  - Me thikë vrit veten. Shumë thjeshtë mund të marr disa ilaçe dhe pastaj vdes në mënyrë paqësore.

  - Epo mirë. Ik bëj vetëvrasjen tënde tani, - e mbylli bisedën tërë qesëndi ai pa i marrë aspak seriozisht fjalët e Krisit, pa e ditur se kjo e fundit ishte komplet serioze.

  - Tallu, - mërmëriti me vete teksa ecte, - të shohim a do tallesh kur të më shohësh të plandosur në krevat.

Shkoi te dhoma e Alanit dhe mbylli derën, por pa çelës. Le të hynte kush të hynte, s'do kishte më rëndësi.

E ajo filloi të mendonte thellë e të fliste me vete.

- Çfarë e pret njeriun pas vdekjes vallë? Ndoshta vdekja mund të jetë më e bukur, ndoshta në botën tjetër mund të ndiejmë atë lumturi që këtu nuk e kemi. Po e provoj një herë për qejf! Edhe nëse vdes, të paktën do fitoj dashurinë e njerëzve, ndonëse shumë vonë!

Me aq e mbylli bashkëbisedimin me veten.
S'kishte ndërmend të pinte shumë ilaçe; s'ishte edhe aq e çmendur sa t'ia siguronte vdekjen vetes. Mori rreth dhjetë - pesëmbëdhjetë të tilla dhe i kapërceu.

Bëri një gjest sikur do flinte dhe më pas u shtri rëndëshëm në krevat. Po bëhej gati të vdiste.

Dhe pastaj e zuri një gjumë i thellë...

Dhjetë orë më vonë - Darkë

Hapi sytë pa dëshirë. U ndesh me murin ngjyrë qumësht.
E çuditshme, s'kishte vdekur dhe për më tepër ishte akoma në shtëpinë e Alanit!

  - Më në fund u zgjove, - dëgjoi një zë në fund të dhomës e ngriti kokën për të vështruar Alanin, që qëndronte me paterica në duar.

  - Pse jam akoma gjallë?

  - Ndoshta sepse njeriu s'vdes duke pirë ilaçe gjumi dhe kundër kollës?

  -Interesante.

Heshti për disa çaste. Pa e kuptuar kishte filluar të luante me duart, ndërsa sytë i kishin mbetur në mur. Kjo gjendje zgjati derisa macja i kaloi përballë syve dhe ia prishi mendimet.
Vështroi sërish Alanin.

-Po ti pse erdhe këtu? Apo të mori malli për mua?

-Ti bën vërtet marrëzi, Kris. E kuptova se fjalët e tua s'kishin qenë shaka.

-Do të të mungoja nëse do vdisja?

Ai s'iu përgjigj, vetëm sa e vështroi gjatë në sy me një nënqeshje gati të padukshme. Heshtja në dhomë nuk i pëlqeu Krisit, ndaj s'pati nerva të vazhdonte të fliste për atë temë.

  - Iku Teo?

  - Po. Pse pyet? - e pyeti ai duke e parë seriozisht.

-Kot, për kuriozitet.

  - Është ora njëmbëdhjetë, sigurisht që do kishte ikur. Por do vijë përsëri nesër, mori një hyrje te pallati ngjitur.

U ngrit nga krevati e po qëndronte në mes të dhomës pa ditur ç'të bënte.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now