22

1.2K 144 50
                                    

  - Sa po bëhesha gati të vija në shtëpinë tënde, - i tha ajo Alanit duke iu afruar pranë me një buzëqeshje në fytyrë sa për të ndryshuar temë, megjithëse e dinte shumë qartë që tema s'do ndryshohej aspak.

Ai mbylli sytë i acaruar. Nga frymëmarrja e shpeshtuar arrinte të dallonte shtëllungat që krijoheshin në ajër.

  - Te shtëpia ime do shkojmë më vonë, - tha duke bashkuar dhëmbët nga inati e duke parë Teon në një mënyrë të tillë sikur të ishte gati për ta ekzekutuar. - Tani do bisedojmë për një temë tjetër.

Bëri një hap më pranë Teos e ajo i vendosi njërën dorë në kraharor për ta ndaluar të shkonte më tej. S'donte që ata të dy të përfundonin në ndonjë zënkë vetëm për shkak të diçkaje që kishte ndodhur në të shkuarën.

  - Mendoj se është më mirë të ikim që tani, - protestoi duke u përpjekur të hiqej si e qetë, ndonëse në ato momente mund të ishte çdo gjë përveçse e tillë.

  - Pse s'tregove? - e pyeti ai Teon. - Leo ta ka dhënë njëmijë herë rastin për të thënë që ti ke qenë i dashuri i Krisit dhe ti prapë s'ke thënë gjë.

  - Ai nuk po më jepte aspak rast të tillë, thjesht po më kërkonte ta ndihmoja të gjente se kush ishte i dashuri i saj. S'mund t'i thosha se isha unë.

  - E pse jo? Kujton se ai s'do ta marrë vesh? - dhe Alani bëri edhe një hap tjetër përpara duke tërhequr Krisin me vete. - Dhe ne si budallenj të pyesnim se ç'kishe që s'ishe mirë, që qëndroje i mbyllur gjatë gjithë kohës!

  - S'kisha si t'ju tregoja. Nuk ishte faji im që ndodhën të tilla gjëra, s'e dija asapk se ajo ishte motra e Leos. Mendova se do ishte më mirë të ndahesha prej saj kur kuptova çdo gjë.

  - Dhe tani kërkon që të lidhesh prapë me të?! - pyeti i inatosur e si gjithmonë duke bërë hapa të tjerë përballë.

  - Pse jo? A s'do prishet betimi nëse ti lidhesh me Krisin? A s'është e njëjta gjë?

  - Ti e ke lënduar.

  - Kjo s'do të thotë se do ta lëndoj prapë. Bëhu më i arsyeshëm.

  - Mirë, në rregull, lëreni këtë punë këtu, mjaft debatuat për të tilla gjëra. Askush nga ju nuk ka faj.
Alan, eja të largohemi.

E kapi nga krahu, por ai u largua e u afrua më shumë te Teo.

  - Për kë u ktheve Teo? Ti e dije shumë mirë se do ta gjeje Krisin te po i njëjti vend.

  - Mos është gabim të duash të ndreqësh diçka për të cilën je penduar?

  - Po, nëse kjo diçka është mbyllur me kohë.

  - Për mua s'është mbyllur kurrë. S'e ke idenë se si jam ndier vetëm prej një dreq betimi që më shkatërroi jetën!

  - Koha ka ecur! Edhe nëse ti e do atë, ajo nuk të do ty! Pse vazhdon insiston në diçka që s'ka për të përfunduar kurrë mirë?

  - S'e kisha menduar se shoqëria jonë do prishej vetëm për shkak të një femre, - tha Teo duke lëvizur kokën sa majtas-djathtas i zhgënjyer.

  - Alan, eja ikim, - i pëshpëriti Krisi pranë veshit.

Ai ia kapi asaj dorën, por pa u larguar. Vështroi edhe njëherë Teon.

  - Largohu, nuk mund të qëndrosh këtu më tepër, - i tha serioz. - Eshtë për të mirën tënde.

  - Kaq ishte? Me kaq do ta mbyllësh shoqërinë tonë?

  - Nuk dhashë asnjë koment për këtë.  Tani, për hir të kohërave të vjetra dhe miqësise që kemi pasur, largohu. Ti e di se ngjarjet mund të shkojnë shumë keq.

  - Mos u shqetëso. S'jam aq i çmendur sa të fus hundët në punët tuaja. Dhe mos kujto se për këto që kanë ndodhur ka qenë faji im. Thjesht e desha, po s'e dija që dashuria ime në të ardhmen do të të hapte ty probleme.

Ai u largua nga aty e u zhduk në një qoshe nga ku nuk e panë më.
Krisi kishte ngelur në vend. I vinte keq për Teon, ai s'kishte aspak faj, s'donte gjë më tepër veçse ta donte atë.

  - Ai nuk është fajtor. S'duhej të ishe sjellë me të në atë lloj mënyre, - foli me zë të ulët e mërzitur e ai po fillonte të bënte ecejake aty pranë saj.

  - Ai dëshironte të krijonte një jetë me ty. Kishte ndonjë mënyrë tjetër se si mund të sillesha?!

  - Në rregull, por ai nuk më detyroi për asgjë. Thjesht sa më tha se mund të përpiqeshim, asgjë më tepër.

  - Ti do doje të përpiqeshe, Kris?

Sytë e tij të kaftë e vështruan butë, aq sa boshuan trurin e saj, ndërsa zëri i ndryshoi timbër e u bë më i ëmbël.

  - Pse interesohesh kaq? - e pyeti sa për ta ngacmuar.

  - S'e di, mos ndoshta më ke bërë ndonjë magji?

  -  Si për shembull? Çfarë magjie? - pyeti përsëri duke buzëqeshur çiltër e ai ia ktheu po duke qeshur; thuaj se ai tensioni i pak çasteve të mëparshme sikur po venitej.

  - Mos ndoshta ndonjë magji dashurie? - ia ktheu duke buzëqeshur e në momentin tjetër iu afrua për t'i lënë një puthje të ëmbël në buzë, aty në mes të parkut, në errësirë, thjesht nën dritën e hënës e nën prekjen e flokëve të borës.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now