27

1.2K 134 71
                                    

U ul përsëri në kolltukun e rehatshëm ku po qëndronte më parë dhe hodhi vështrimin nga Teo.

  - Si ndihesh? - e pyeti duke lëvizur duart nervoze sa andej-këndej.

  - Mirë, - tha ai me zë të ngjirur e u përpoq të vendoste një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.

  - Herë tjetër ec më me kujdes, - u dëgjua zëri i Leos e në ato momente në fytyrën e Teos u shfaq një buzëqeshje më e madhe.

  - Ti si fillim fol për veten. Të paktën unë s'jam përplasur me shtyllën e më pas t'i kem kërkuar falje.

  - Ouu, pse, kur e kam bërë këtë gjë unë? Alan, mban mend gjë ti? - iu drejtua ai Alanit e ky i fundit po qeshte e i bëri një "jo" me kokë.

  - S'ka si të mbajë mend diçka që s'e ka parë. Sot u përplase me shtyllën vëlla i dashur. Mirë që s'kishte njerëz afër, do të të merrnin për të çmendur.

  - Epo mirë. I ka jeta këto gjëra, - tha ai pa problem e u ul te kolltuku pranë Krisit.

Ajo rrotulloi sytë, siç bënte shpesh dhe e hodhi vështrimin përsëri nga Teo. Ai po përpiqej të ngrinte jastëkun, por nuk lëvizte dot mjaftueshëm e ajo u ngrit menjëherë prej vendit ku ishte ulur.

  - Prit, të ndihmoj unë.

I shkoi pranë e njërën dorë ia vendosi poshtë kokës, ndërsa me tjetrën po i rregullonte jastëkun.

  - Faleminderit shumë, - i tha ai kur ajo mbaroi së rregulluari.

I fali një buzëqeshje të vogël e u ul te një kolltuk që ishte më pranë Teos.

  - Ndien shumë dhimbje?

  - Jo edhe aq, vetëm pak fare, mos u shqetëso.

Vazhdonte të lëvizte duart nervoze. S'dinte ç'të thoshte tjetër. Kur ktheu kokën për të parë Alanin, vuri re se ai kishte një shprehi të acaruar në fytyrë.
Pse duhej të ishte aq xheloz?! S'ndihej mirë kur ajo qëndronte pranë Teos. Ai e dinte se Teo s'kishte qëllime të këqija, por thjesht nuk donte që pranë tij të qëndronte Krisi. E kishte pak problem këtë gjë. Madje nuk është se ishte shumë xheloz, jo. Më shumë parapëlqente t'i thoshin territorial.

Dëgjoi zilen e telefonit dhe e mori përtueshëm. Nga ana tjetër dëgjoi zërin e së ëmës.

  - Kris, ku je?

  - Jam jashtë. Pse?

S'donte që t'ia tregonte të vërtetën. Më saktë, ishte aq përtace sa përtonte të fliste e të fliste për Teon.

  - Eja këtu në shtëpi po të mos kesh ndonjë punë të rëndësishme. Ka ardhur një vizitore.

  - Kush?

  - Ela.

Kur dëgjoi atë emër, sa s'i ra pika. Filloi të mendonte për të gjitha mundësitë e mundshme për ta shporrur nga shtëpia, por duke ditur që e ëma vdiste për ta patur atë të poshtrën në shtëpi, e dinte që s'kishte asnjë mundësi për ta larguar.

Nëse ishte një e përdalë që çdo gjë e bënte me stil, ajo ishte kushërira e saj e dashur Ela. Po të doje të të fluturonte i dashuri prej duarve, mund të thërrisje menjëherë Elën, ajo e bënte punën më së miri.

E kishte patur edhe në shkollë dhe e dinte se ç'mendje kishte ajo.
Ja ku vinte dhe fati i keq; ajo e dinte që Krisi kishte qenë e lidhur me Teon. Si për çudi s'kishte thënë gjë. Me shumë siguri donte ta thoshte atë në ndonjë rast me të favorshëm dhe e dinte që tani e tutje punët do t'i kishte lëmsh. Kur të shikonte përsëri Teon dhe Alanin, kushedi se ç'budallallëqesh mund t'i vinin në mendje.

Në pamje të parë ajo dukej si një engjëll. Të thuash ti kjo qenka vajzë flori, por nëse e njihje siç duhej, atëherë do kishe komplet mendim tjetër për të.

  - Mirë, - i tha akull e ftohtë, - a të vij unë që ta nxjerr prej shtëpisë apo do ta bësh vetë atë punë?

  - Ç'janë këto fjalë që po thua Kris?! Sigurisht që ajo do qëndrojë këtu te shtëpia jonë, madje për sa kohë të dojë.

  - Nëse qëndron ajo, do ik unë, - foli e vendosur në të sajën dhe atë gjë e bënte kollaj - kollaj. Alanin aty afër e kishte. Shkonte tek ai e qëndronte për sa kohë të donte.

  - Në asnjë mënyrë! E ku do qëndrosh ti?!

  - Do gjej një vend.

  - Jo, Kris, këtu do qëndroni të dyja.

Psherëtiu njëherë thellë e bezdisur. S'kishte shans të qëndronte atje, por thjesht sa për të zbutur nervat e së ëmës, vendosi të "pranonte" aty për aty.

  - Do diskutojmë në shtëpi, - dhe me aq e mbylli telefonatën.

Vendosi telefonin në xhepin e palltos e më pas vendosi të dyja duart në fytyrë duke psherëtirë fort dhe duke u menduar. Pasojat s'do ishin aspak të mira nëse Ela bënte ndonjë idiotësirë, e nëse e bënte, betohej se do t'ia merrte flokët në dorë! Edhe e bënte në fakt. I dukej gjë e bukur.

  - Çfarë ndodhi? - e pyeti Alani kurioz e ajo u ngrit nga kolltuku, shkoi pranë tij e i kapi dorën.

Dolën të dy nga spitali. Borë binte akoma e era frynte përsëri me të njëjtën furi, por në ato momente s'u interesonte shumë.

  - E mban mend Elën e gjimnazit? Njihej për gjëra shumë të bukura në atë kohë.

  - Po, e mbaj mend. Pse?

  - Ajo është kushërira ime. Do më vijë në shtëpi e do qëndrojë për disa kohë te ne. Por s'dua të qëndroj me të ç'është e vërteta. Mund të vij te ti për disa ditë nëse s'e ke problem?

  - Pyetje ishte kjo? Sigurisht që mundesh, - ia ktheu ai duke qeshur dhe e përqafoi fort. - Qëndro sa ditë të duash. S'e kam problem fare.

  - Edhe nëse të acaroj ndonjëherë? Padashje?

  - Edhe nëse më acaron.

Atij s'i kishte ikur akoma buzëqeshja prej fytyrës. U shkëput prej përqafimit të saj dhe e puthi përsëri. Hera e dytë që e puthte në dëborë. Ishte ndjenjë e bukur. Madje shumë.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now