10

1.5K 160 143
                                    

Kishte ngelur brenda në shtëpi, s'kishte nga të ikte.
Orët kalonin ngadalë - ngadalë. Kishte filluar të errësohej kur ajo vëreu që prej dritares se Alani po afrohej drejt shtëpisë me një makinë.

Futi makinën në garazh e pastaj nxorri prej xhaketës së zezë çelësat e shtëpisë. S'po e hapte dot. E shtyu njëherë derën fort e ajo mezi arriti të dallonte se ai diçka tha nëpër dhëmbë; me siguri ndonjë fjalë për Krisin.

Provoi ta shtynte derën më fort, por përsëri s'e hapi dot.

U largua menjëherë prej dritares kur ai ngriti kokën për të parë pemën.
Me vështirësi arriti të dallonte që Alani filloi të kacavirrej te trungu i trashë.

U fsheh te një qoshe në mënyrë që ai të mos e shikonte e po priste që të dëgjonte ndonjë "bum" nga momenti në moment.
E pranonte; po fillonte të pendohej për punën e pemës. E pikërisht në momentin që u bë gati të ngrihej e t'i tregonte çdo gjë Alanit, dëgjoi një tronditje të fortë e ngriu në vend.

  - Mos! Vdiq!

Filloi të zbriste shkallët me shpejtësi e për pak sa s'i doli shpirti derisa hoqi komodinën e rëndë prej derës.

Hapi derën me të shpejtë e doli jashtë për të parë atë, që vazhdonte të qëndronte i shtruar në tokë.

Iu afrua me hapa tepër të ngadaltë e i qëndroi sipër kokës.
I kishte sytë e mbyllur. Siç dukej i kishte rënë të fikët...

Iu afrua më tepër dhe e preku lehtë në krahë, si të donte të provonte nëse ai ishte vërtet pa ndjenja. Supozohej që ai të ngrihej kur të ndiente që ajo ishte pranë tij, apo jo?

  - Alan? Alan, ngrihu.

E shkundi përsëri më fort.

  - Alan! Ngrihu ose përndryshe do largohem!

Përsëri asgjë.

  - Do thërras, për Zotin që do thërras! Maaaaaaaaaa! - bërtiti me të madhe që e ëma të mund ta dëgjonte e në ato momente ndjeu duart e tij të vendosura te buzët e saj në mënyrë që ajo të pushonte.

E vështroi e inatosur. Asaj për pak sa s'i kishte pushuar zemra, ndërsa ai aktronte sikur i kishte rënë të fikët!

  - Le nam. Mjaft u solle si fëmijë. U bëre vajzë për t'u martuar e del rrugëve duke bërtitur.

Pas këtyre fjalëve psherëtiu thellë e mbylli sytë që të qetësonte dhimbjen.
Kishte marrë një alamet të prere në krah e këmbën e lëvizte herë pas here, por ndalonte menjëherë prej dhimbjes.

  - Je vrarë, - aludoi ajo serioze pa pikën e humorit në fytyrë.

  - Vërtet? Mendoja se isha si kokrra e mollës.

Ai u ngrit pak e ajo përfitoi për të vendosur njërën dorë te beli i tij e krahun e këtij të fundit e vendosi te supi i saj , shpresonte se në atë mënyrë mund ta ndihmonte pak.

  - S'është nevoja për ndihmë, - i tha ai duke kthyer kokën nga ajo e duke e vështruar në sy.

  - Sigurisht që është, - po fliste duke u drejtuar për te shtëpia e tij me hapa të ngadaltë. - Ishte faji im që u rrëzove, të paktën tani të shlyej gabimin që bëra.

  - E vetmja mënyrë që mund ta shlyesh gabimin është që të hidhesh edhe ti prej pemës.

  - S'po bëjmë listën e gjërave të pamundura, i dashur Alan.

  - Mendova se po bënim listën e dëshirave.

  - Atëherë je gabuar. S'po bëjmë asnjë listë.

  - Aq më mirë.

U futën te shtëpia e tij e ajo e vendosi atë në kolltuk. Ai rënkonte prej dhimbjes. S'e mendonte se do bëhej kaq keq vetëm prej rënies nga pema.

  - Do marr në telefon mjekun, mos lëviz.

Mjeku ishte një shok i babit të saj, e njihte atë person dhe e pëlqente, ndoshta prej faktit që nuk ishte si mjekët e tjerë, që ishin të gjithë seriozë e të ngrysur në fytyrë.

Ai erdhi e pas pak në shtëpi ishin edhe prindërit e Alanit, edhe ata të Kristenit. S'mund të mungonte Leo në ato momente, dihej ajo gjë. Seç kishte një gjë të çuditshme ai; pëlqente të vinte çdo herë kur diçka që ndodhte i dukej e bukur.

  - Ka një këmbë të thyer, - deklaroi doktori e ajo deklaratë e bëri atë të ngrinte fare. -Do duhet të qëndrojë rreth një javë në shtëpi; s'ka punë, s'ka shëtitje, s'ka dalje fare. Përveç këmbës që është thyer, s'ka ndonjë dëmtim tjetër serioz. E prera në krah fatmirësisht nuk do t'i shkaktojë ndonjë infeksion.

Vështroi njëherë Alanin e ky i fundit po e shikonte Krisin pa ndonjë shprehi.

  - Si ndodhi, Kris? - e pyeti i ati Kristenin e ajo e hoqi menjëherë vëmendjen nga Alani.

  - Rrëshqiti te pllakat e tualetit, ishin të lagura, - tha ajo me qetësi si të ishte duke folur për gjënë më normale që ekzistonte.

  - Po në krah si u pre? - këtë radhë ishte Leo që pyeti.

  -Pse më pyet mua? Le të përgjigjet vetë Alani.

U ul në kolltuk rëndëshëm e uli pak kokën, vendosi njërën dorë në ballë e në ato momente dukej vërtet sikur ishte e pikëlluara e shekullit.

E kush tjetër përveç Leos mund ta kuptonte aktrimin e saj?!

  - Mos u shqetëso Kris, ai do bëhet mirë, - i tha ai duke bërë si ndonjë vëlla i mirë e vendosi dorën në shpatullën e saj për ta ngushëlluar.

Ajo e vështroi vëngër.

  - Ik mor andej, mos më bëj të të hedh dhe ty prej pemës, - i tha me të ulët e ai u ngërdhesh njëherë duke shikuar nga Alani; i gjori, duhej të kishte hequr shumë.

  - Ka nevojë për përkujdesje. Kris, do qëndrosh ti me të?

Mosss... Siç dukej do t'i kishte punët pisk me Alanin...

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now