25

1.2K 135 53
                                    

Vështroi njëherë Alanin mendueshëm e më pas e hodhi vështrimin nga Teo duke psherëtirë. Ai po e vështronte e kur ndeshi shikimin e saj, i dha një buzëqeshje inkurajuese, si të dinte se çfarë mendimesh po vlonin në kokën e saj.
Ai gjithmonë e qetësonte, ashtu si edhe më parë. Thjesht me një shikim e me një buzëqeshje.
Edhe Alani po ashtu. S'mund të thoshte se me të s'ndihej mirë. Por thjesht Teo më parë i kishte dhënë më shumë siguri, ndërsa Alani deri më tani jo. Nga njëra anë, ata vetëm një natë kishin që ishin lidhur, por prapë...
Psherëtiu përsëri.

  - Po gjithsesi, - foli pas pak Leo, - rëndësi ka që tani jeni të lidhur, martesa le të vijë kur të ketë kohën.

  - Edhe unë ashtu them, - tha ai duke buzëqeshur e i la një puthje në faqe Krisit.

  - Më falni mua, por më duhet të ik, - u dëgjua zëri i Teos si papritur e në momentin tjetër ai u ngrit nga karrigia.

  - Pse mor, qëndro edhe pak, - iu drejtua Leo i çuditur.

  - Do qëndroja me gjithë qejf, por kam disa gjëra për të bërë. Ndoshta takohemi më vonë.

Iku pa shtuar gjë tjetër e ajo e vështroi teksa dilte nga lokali e derisa u zhduk prej syve të saj.

Disa sekonda më vonë telefoni i Alanit u ndriçua e në të u shfaq një numër. Ai u përgjigj e mesa kuptoi ajo, po fliste me të ëmën.
Kur mbaroi bisedën, Alani u ngrit nga karrigia dhe vështroi atë.

  - Më duhet të ik, prindërit e mi janë duke shkuar te shtëpia ime. Kishin diçka për të më thënë.

Dreq! Aq shpejt?! Donte të merrte në telefon të ëmën e saj një orë e më parë, që ajo t'i thoshte prindërve të Alanit të ktheheshin, por e dinte që s'kishte kuptim fare.

  - Do vish ti?

  - Ndoshta vij më vonë.

Ai pohoi me kokë e më pas u largua. Ngeli vetëm me Leon.
Ai e kishte lënë telefonin në një cep të tavolinës e po vështronte atë. Dukej se e kishte kuptuar shqetësimin e saj.

  - Mos u shqetëso Kris, çdo gjë do të shkojë mirë, - i tha duke ia kapur dorën lehtë.

  - Nëse ai inatoset...

  - S'ka pse inatoset! - e ndërpreu ai i acaruar. - Nëse të do, atëherë s'ka fare arsye se pse të ndiejë inat.

  - Shiko, ai s'mund të ndiejë inat nga fakti se do martohet me mua, por nga fakti që unë nuk ia kam treguar që më parë gjithë këtë çështje.

  - Epo mirë, nëse inatoset, lëre fare. Sikur s'ka plot djem bota, - qenë fjalët e tij e në ato momente kishte bërë një fytyrë moskokëçarëse, sikur të ishte duke thënë gjënë më të zgjuar që kishte thënë deri në atë ditë.

  - Hajde hajde... Çfarë vëllai që kam... Lëre fare thotë ky.

  - Dëgjoje Leon këtu se asnjëherë s'kam thënë gjë të gabuar unë. Dëgjoje ekspertin.

  - Ekspertin që përplaset me shtylla dhe që u kërkon falje, - mërmëriti nën dhëmbë për të mos dëgjuar ai e kryqëzoi duart.

  - E nejse, e lemë këtë muhabet.
S'e di se ç'ka Teo këto kohë. Është shumë i hutuar, - hapi bisedën për të cilën ajo s'do donte kurrë të fliste me të.

  - Ndoshta është thjesht i lodhur.

  - Por nga çfarë? Ai kurrë s'ka qenë kështu. E kupton? Edhe kur ka qenë i lodhur, ka qenë në humor më të mirë se ky i tanishmi.

  - Pyete njëherë, ndoshta të kthen përgjigje.
Gjithsesi, unë tani do ik Leo. Ti bëj ç'të duash. Merr Danin këtu a ku ta di unë. Paçim.

U ngrit nga karrigia e doli jashtë. Mori frymë thellë para se të fillonte të ecte.
U drejtua për te shtëpia e Alanit. Le të ndodhte ç'të ndodhte.

Kur mbërriti pranë shtëpisë së tij, pa derën që u hap e nga shtëpia doli ai. Bëri një hap mbrapa dhe e vështroi drejt e në sy pa folur. Ai ai s'po fliste. Por kishte një vështrim të tillë, që asaj i tha njëmijë fjalë. S'dukej i inatosur, i zemëruar, vështrimi i tij i ngjante më shumë atij të një mërzituri.

Pa thënë asnjë fjalë ai filloi të largohej.

  - Alan! - i thërriti nga pas duke e ndjekur, por ai s'ndaloi. - Hë pra, ndalo pak që të flasim!

Ai e shpejtoi edhe më shumë hapin, edhe ajo po ashtu.

  - Ndalo se nuk vrapoj dot, kam frikë mos bie!
Alan, më dëgjo njëherë!

I vinte të plaste prej inatit. Mirë, e dinte që e kishte mërzitur atë, por e urrente kur të tjerët nuk i kthenin përgjigje, sidomos kur ajo kërkonte me ngulm një të tillë.

  - Do flasim më vonë Kris, - i foli ftohtë e ajo ndaloi, jo për shkak se i kishte thënë ai ashtu, por sepse dëgjoi zilen e telefonit.

Po e telefononte Leo. Mendoi njëherë të mos ia hapte e të ndiqte Alanin, por bëri të kundërtën.

E hapi telefonin e po ecte ngadalë.

  - Po Leo, çfarë ka ndodhur?

  - Kris, - foli ai i shqetësuar, - u përpoqa të kontaktoja me Alanin, por e kishte telefonin të mbyllur. Prandaj të mora ty, - ndaloi para se të fliste; ishte duke folur me dikë tjetër.

  - Çfarë ka ndodhur? - pyeti duke ndaluar menjëherë.

  - Teo ka bërë aksident, - tha ato fjalë me pikëllim. - Ndodhi kur iku prej nesh. Nuk e kishte parë makinën.

Goja iu qep. S'po dinte ç'të thoshte, kishte ngelur pa fjalë.

  - Ku, - nisi fjalinë e përhumbur, - ku ndodheni?

  - Te spitali i shokut të babit. Eja, të presim, - me kaq e mbylli telefonin e ajo ra në mendime të thella.

Ku të ikte? Të shkonte pas Teos, që mund të ishte në gjendje tepër të keqe e kishte nevojë për njerëzit e tij më të afërt, apo të shkonte mbas Alanit, që kërkonte të qëndronte vetëm, por përsëri donte Krisin që të shpjegonte çdo gjë? Kë të ndiqte?

Ishte në dilemë. S'mendonte ndonjëherë se do të vihej para atij udhëkryqi.

Por e kishte vendosur. Në atë moment njërin do ta linte dhe me tjetrin do të qëndronte. S'mund të rrinte me të dy. Filloi të ecte, ndonëse këmbët donin të merrnin drejtim krejt tjetër.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now