28

1.3K 137 75
                                    

Prej Teos u larguan një orë më vonë. Leo qëndroi atje akoma e pranë tij shkoi edhe Dani. Ndërsa ajo bashkë me Alanin shkuan në shtëpi.
Para se të hynte te shtëpia e tij, shkoi si fillim në shtëpinë e saj.

  - Do vij më vonë Alan. Ndoshta nga darka, nëse ajo s'më acaron shumë.

Ai pohoi me kokë e ajo u largua pasi i dha atij një puthje në faqe. Nxitoi për të hyrë në shtëpi. Trokiti në derë dhe e ëma e hapi atë pa kaluar as dy sekonda, sikur të kishte qenë mbrapa derës për të pritur.

Nuk i tha asgjë, hyri te dhoma e ndenjies e atje gjeti të ulur Elën në kolltuk për shtatë palë qejfe, me një revistë para duke shfletuar faqet, ndonëse ishte tepër e sigurt aq sa të jepte bast që ajo s'lexonte gjë fare atje.

U ul përballë saj pa i folur, ndërsa ajo ngriti kokën dhe e vështroi.

  - Përshëndetje, - foli pa ndonjë problem, por që nuk mori përgjigje.

  - Sa ditë do rrish?

  - Unë sa erdha, ti më thua sa do rrish!

  - Ka ndonjë gjë të keqe këtu?

Ndihej shumë, shumë, shumë e acaruar. E keni parasysh atë ndjesinë kur një person, le që të acaron me fjalët që thotë, por të acaron edhe me prezencën e tij? Atë ishte duke ndier edhe Kristeni.

  - S'ka zemër, normal që s'ka.

Edhe kjo gjë e acaronte. Nëse do ishte një fjalë tjetër përveç fjalës "o bjondinë" që ia ngrinte nervat, atëherë do ishte fjala "zemër". 
Zemra... Definitivisht e urrente atë fjalë.
Tani, nëse i thoshte Alani "zemër", do bënte ndonjë përjashtim. Tek ai ndryshonte puna, ndryshonte shumë.

  - Sa herë të kam thënë të mos më thuash më "zemër"?

  - S'e kuptoj dot se ç'të keqe i sheh kësaj fjale ti.

  - Nuk më pëlqen, kaq, është e thjeshtë. Dhe përgjigju pyetjes sime. Sa ditë do rrish këtu?

  - S'e di në fakt. Ndoshta dy javë. Ose edhe më shumë.

  - Ç'të shtyu të bëje këtë vizitë? S'mbaj mend të të kem bërë ndonjë ftesë.

  - Ngaqë s'më kishe bërë ftesë vendosa të vija. Dhe bëra vërtet mirë që erdha. Leo ku është? - pyeti duke ndërruar temë e ajo e vështroi e inatosur.

  - S'ka ç'të duhet me Leon. Vazhdo lexo revistën, se ishe mirë kur s'po flisje.

  - Je shumë fëmijë, e di këtë gjë?

  - Dhe ti je shumë e hedhur, e di këtë?

  - Pse o zemër, të kam marrë gjë të dashurin unë ty? - pyeti me ironi e asaj iu prekën telat menjëherë.

  - Provo ta prekësh, pastaj do bësh gati varrin e do futesh vetë brenda.

Ajo bëri një fytyrë të habitur e vendosi njërën dorë para gojës, si të ishte e habitur për fjalët e Krisit.
Zot! Edhe atë veprim e urrente shumë! I vinte t'ia këpuste atë dorën kur bënte si ndonjë femër delikate. Le t'i thoshin që ishte e çmendur, pranonte ta quanin ashtu kur binte fjala për t'i bërë ndonjë gjë Elës.

  - Dhe kush është i dashuri yt? Teo? - pyeti këtë herë plot me djallëzi e Krisi u ngrit nga kolltuku, i shkoi pranë me hap të qetë, tepër të përmbajtur e më pas iu afrua te veshi.

  - Provo qoftë edhe njëherë të vetme ta zësh në gojë Teon dhe betohem se do të të nxjerr nga shtëpia dhe ato veprimet e tua prej të ndershmeje do t'i marrë vesh e gjithë bota. Madje kam edhe video, më beso.

Iku prej Elës e inatosur e shkoi në dhomën e saj, duke përplasur derën fort e duke gjetur ngushëllim te macja. Atë herë nuk e gjeti macen duke fjetur; ajo kishte filluar të lëpihej mirë e mirë e në ato momente po pastronte fytyrën me doçkën e vockël e të bardhë.

U shtri në shtrat pranë saj.
Videoja për të cilën po i thoshte pak më parë Elës, s'kishte gjë më tepër se sa veprimet skandaloze që ajo bënte. Kishte ndodhur gjatë lidhjes së saj me Teon e atë video e kishte ruajtur me merak.

Ja ç'kishte ngjarë; Ela i kishte shkruar Teos në një nga rrjetet e shumta sociale që ajo përdorte e ai po fliste me të pa djallëzi. S'ishte nga ata persona që donte të përfitonte prej vajzave, sido që të ishin ato.
Duke folur, ajo i kishte dërguar një mesazh, në të cilin i thoshte se donte të fliste me të me kamer e ajo...ajo...
Dreq! E urrente Elën!
Ajo do t'i shfaqte pjesët intime të trupit të saj. E kishte marrë Teon me kamer pa pritur që ai t'i kthente përgjigje. Teo vetë e kishte bllokuar kamerën e telefonit të tij, s'donte që ajo ta shihte. Dhe si person që ndonjëherë ka qëllime djallëzore, kur ishte kujtuar se Krisi i kishte thënë se do të donte ndonjë video të Elës sa për t'i bërë shantazh, kishte vendosur në zbatim një aplikacion që kishte shkarkuar kohë më parë në rast nevoje, i cili regjistronte video.

Ela vazhdonte punën e saj, ndërsa ai vazhdonte të merrte video. E kur ajo ishte komplet nudo para tij, i kishte thënë që edhe ai të zhvishej. Ky ishte kulmi! S'e keni idenë se ç'ishte në gjendje të bënte Krisi të nesërmen kur Teo i kishte treguar videon dhe çdo mesazh të sajin.

Që do të thoshte, nëse Ela donte të tregonte për lidhjen që kishte patur Krisi me Teon, ajo do ta kërcënonte duke i thënë se do ta bënte virale në youtube videon e saj. Me kaq mbaronte puna, e thjeshtë fare!

U ngrit menjëherë prej krevatit dhe mori një valixhe të vogël prej dollapit të veshjeve. Vendosi rroba të ndryshme atje e hapi derën e dhomës për të dalë jashtë. Do shkonte tek Alani, s'i pritej më. Të ëmën fatmirësisht s'e pa aty rrotull. Ndërsa Ela kushedi se ku e kishte futur kokën, me shumë mundësi te dhoma e saj e re, ku mund të fliste lirshëm me ndonjë djalë në telefon.

Doli nga shtëpia e saj e shkoi tek Alani. Ai e hapi derën pas disa sekondash dhe e mirëpriti atë brenda. Më në fund gjendej pranë tij. Le të bënte ç'të donte Ela, përderisa ishte në krahët e Alanit, asgjë s'i interesonte.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now