7

1.5K 164 172
                                    

Po kacavirrej në pemë me vështirësi, aq sa disa herë desh u rrëzua derisa mbërriti te dritarja që fatmirësisht ishte e hapur.
Vendosi këmbët atje e hyri brenda duke psherëtirë e lehtësuar.

Shikoi njëherë në dhomë, por Alani s'dukej. U ul në krevat e po lëvizte këmbën lehtë.
Në ato momente dëgjoi zilen e telefonit të tij. Mori telefonin që ishte në mes të krevatit dhe e hapi pa problem.

  - Përshëndetje. Jeni duke folur me gruan e ardhshme të specialistit të midhjes dhe të kërmillit. Për më shumë informacione, kontaktoni numrin... - dhe telefoni ishte marrë prej duarve të saj.

U kthye mbrapsht e vështroi Alanin, që kishte një shikim të qetë në fytyrë.

  - E di që do më çmendësh ti mua? - foli i habitur se si ajo gjente një dëshirë maniake në mes të natës për të bërë çmenduri të tilla.

  - Më dëgjove?! Më dëgjove se çfarë thashë?!

Ai mohoi me kokë e ajo vetëm në ato momente, pasi u qetësua, kuptoi se ai sapo kishte dalë prej dushit. Kishte vetëm një peshqir të vendosur te beli e ajo s'mund të rrinte pa admiruar gjithë atë trup të mirëformuar.

  - Ke trup të mirë. Më pëlqen, - i tha atij pa pikën e turpit e ai rrotulloi sytë.

  - Pse erdhe këtu? Të nxorrën nga shtëpia kur kuptuar se ç'mall të kalbur kishin?

  - Ore ti, çfarë të të quaj unë ty! Mall i kalbur më thua mua?! Po ti çfarë je?! Miush kanalesh! Njeri i pavlerë!

Goditi disa herë kraharorin e tij e inatosur, por dukej sikur ai as që po vritej prej atyre grushteve të saj.
Kapi duart e saj dhe e drejtoi për te dera.

  - Siç erdhe, ashtu dhe do dalësh.

  - Erdha nga dritarja...

  - Të paktën njëherë dil si njeri nga kjo shtëpi se gjithmonë ke hyrë e ke dalë si majmun.

  - Shiko, në qoftë se mendon se erdha te ti kot, për qejf, atëherë e ke gabim, - i tha atij dhe ndaloi së ecuri. - S'kam si hyj në shtëpi, dera është e mbyllur.

  - Edhe këtu dera e mbyllur ishte, po hyre nga dritarja.

  - Te shtëpia ime s'ka pemë në të cilën mund të ngjitem!

Për një kohë ai s'i ktheu përgjigje. E vështroi në sy në mënyrë serioze e përshkroi flokët me dorën e djathtë, gjest që asaj iu duk tepër tërheqës.

  - Në rregull, shko te dhoma poshtë e fli atje.

Aty vërtet që ndjeu zhgënjim. S'do ishte keq po të flinte në një dhomë me të.

  - Por bie shi! Ka rrufe! Unë i kam frikë rrufetë!

  - E çfarë të bëj unë?! Të dal jashtë e të ndaloj shiun?!

Për një moment i erdhi për të qeshur. Toni me të cilin ai i tha ato fjalë, të bënte vërtet të qeshje. E mbajti veten që të mos qeshte e i tha këtë herë serioze.

  - Jo, por ti mund të bësh diçka tjetër. Të më mbash në dhomë.

  - Po në qoftë se do ishe në shtëpinë tënde? Do shkoje të flije te vëllai? - e pyeti duke psherëtirë në fund.

  - Pse, s'ta mbush syrin macja ime ty? - iu përgjigj e inatosur pyetjes së tij me një tjetër pyetje.

  - Ah, po, macja.

Rrotulloi sytë kur tha atë fjali si të mos i pëlqente ai fakt.

  - Atëherë, do më mbash në dhomë?

E shikoi me sy plot shpresë e bashkoi duart si një fëmijë.

  - Jo.

  - Të lutem!

  - Jo!

  - Hë pra hë!

  - Do marr në telefon prindërit e tu.

  - Jo! - nxitoi të fliste e ia mori atij telefonin nga duart. -Në asnjë lloj mënyre!

  - Pse?

  - Si pse? Dihet ajo punë! S'dua t'ua prish gjumin.

Roli i altruistes sikur s'i shkonte edhe aq. Edhe ajo vetë e dinte diçka të tillë.

  -Në rregull, në rregull, - u dorëzua ai. -Po të duash fli te divani këtu, po të duash shko te dhoma tjetër, te krevati im do fle vetë.

U shtri në divan duke qeshur. S'ishte keq jo. Të paktën ishte në një dhomë me të.

  - Një mbulesë, të lutem.

Dëgjoi frymëmarrjen e tij të thellë që tregonte më së miri acarimin që po ndiente.
Mori një mbulesë nga një dollap aty afër e ia drejtoi asaj.

  - Fli gjumë tani, - e detyroi Kristenin sikur ajo ishte një fëmijë i vogël.

  - Dhe më fal për bezdisjen ee. Se thua pastaj që jam edhe e pasjellshme.

I ktheu kurrizin e mbylli sytë me po atë buzëqeshje në fytyrë.

Pas disa minutash e kishte zënë gjumi. Kishte një gjumë të rëndë që vështirë se i prishej kollaj.
Të nesërmen kur u zgjua s'e gjeti Alanin në shtrat. U ngrit nga divani me përtesë e vështroi në komodinë një letër.

"Jam në punë. Kur të ikësh, mos harro të mbyllësh derën e shtëpisë.
Ose po të duash dil nga dritarja. Dhe mundësisht mos më shqetëso në punë. Të paktën sonte."

E vendosi përsëri letrën atje ku e gjeti e shkoi në tualet.

Pas gjysmë ore ishte në shtëpinë e saj. Trokiti në derë e s'vonoi shumë derisa në të u shfaq nëna e saj.

  - Kris? Ku ishe tërë natën?! Më trembe!

E përqafoi Kristenin e ajo me zor arriti të futej brenda pa iu ndrydhur kockat.

  - Dola jashtë për të kontrolluar macen, po m'u mbyll dera e s'e kisha çelësin me vete. Shkova tek Alani. Fjeta atje.

  - Aha, - arriti të thoshte e ëma duke buzëqeshur me të madhe. - Shumë mirë!

  - Kriiiis!

  - Çfaaaarë? - iu përgjigj vëllait në të njëjtën mënyrë.

Shkoi te dhoma e tij dhe e gjeti atë të shtrirë në krevat për shtatë palë qejfe.
Kur ai u bë gati të fliste, ajo e ndërpreu menjëherë.

  - Njihesh gjë me Alanin ti? - e pyeti nga hiçi në mëdyshje kur i erdhën në mendje fragmente të shkurtra të Alanit dhe Leos duke folur.

Çuditej se si nuk e kishte pyetur që më parë Leon për atë gjë. E vështroi thellë duke dashur të dëgjonte për përgjigje një "jo".

  - Mirëmëngjes Kris! Shyqyr që e more vesh!
Është shoku im i ngushtë. Dhe e di çfarë? Ai e dinte që kohë më parë se ti je motra ime.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now