8

1.5K 154 102
                                    

- Të pëlqen shumë të tallesh ty! - bërtiti ajo duke krijuar panik, gjë që binte në kontrast me fjalët që tha.

  - Po të më lije mundësi, do të ta kisha thënë kohë më parë dhe s'do kishe lënë aq nam sa ç'ke lënë deri më tani.

  - Faji yt ishte! Mund të më kishe thënë kur e shikove atë në lokal "ky është shoku im Kristen, të njeh ty, mos i hyr kot kësaj pune, se do dalësh si budalle!".

Leo psherëtiu i acaruar e mbylli sytë si të donte të flinte përsëri.
Ajo turfulloi njëherë e inatosur e s'shtoi gjë tjetër për atë temë.

  - Nejse, për çfarë më thërrite ti?

  - Pashë macen tënde.

  - Ku, ku e shikove? Ku është tani? - pyeti e merakosur e shkoi menjëherë te dera kur ai i tha se macja ishte te dhoma e saj.

Hapi derën e dhomës e u fut brenda me hapa të ngadaltë, shumë të ngadaltë, si të kishte frikë se mos macja largohej kur të shikonte atë.

Ajo ishte mbledhur në krevat e ishte bërë sa nje grusht. Sytë i kishte hapur, s'kishte fjetur.
Kristeni iu afrua me po ato hapa të ngadaltë e u shtri në krevat duke e vështruar macen edhe me inat, edhe me dashuri.

  - Mace e keqe! Po si e kishim lënë ne të dyja?! S'të kisha thënë unë që do gjenim të dashur njëkohësisht?

Kryqëzoi duart në kraharor e mori frymë thellë. Nervat po i bëheshin kaçurrel. E kishte pak problem këtë punën e nervave; zor se e kontrollonte dot veten në raste të veçanta.

U ngrit nga krevati e po bënte disa ecejake në dhomë. E ç'të bënte në shtëpi?! Duhej të shkonte njëherë te Alani, të bisedonte me të, ndonëse biseda edhe mund të mos i shkonte mirë.

Doli prej shtëpisë e po ecte më këmbë. I pëlqente të ecte ashtu; më tepër kishte qejf kur dilte dhe binte shi i shtruar e ajo lagej nga pak, sesa të rrinte e të mbytej nga ajri i rëndë i makinës.

Pas disa minutash mbërriti te lokali i tij e u fut brenda.
Afër i erdhi kamarieri e në vend që ajo të bënte porosinë, gjeti ta pyeste për diçka tjetër.

  - Mund të ma jepni numrin e shefit të lokalit tuaj, ju lutem? Më duhet të flas për diçka me të.

  - Në qoftë se dëshironi mund t'iu tregoj dhomën në të cilën qëndron.

  - Shumë mirë atëherë.

U ngrit nga karrigia duke qeshur e po ndiqte nga mbrapa kamarierin e sjellshëm.
Mbërritën përballë një dere e ajo ktheu fytyrën nga djali që po i qëndronte pranë.

  - Faleminderit.

  - Jeni e mirëpritur, - tha ai përpara se të largohej.

Bëri një frymëmarrje të thellë e trokiti tre herë në derë, më pas hyri brenda.
Alani ishte në këmbë, me trup kthyer nga ajo e po vështronte jashtë dritares tepër të madhe që ishte atje, xhamat e së cilës lejonin që ai të shikonte jashtë, por personat që ndodheshin jashtë nuk mund të dallonin gjë brenda.

Shkoi pranë tij e i qëndroi mbrapa kurrizit. Në ato momente, ashtu si papritur ndjeu dëshirën të ishte më pranë tij, jo fizikisht, por shpirtërisht. Kishte rënë keq brenda me të, megjithëse nuk është se e pranonte plotësisht atë fakt.

  - Të thashë të mos vije sot, - foli ai qetë, por thellë e kuptoi se nuk i ndjeu ato fjalë.

  - Nuk kisha ç'të bëja në shtëpi.

  - Po këtu çfarë do bësh?

  - Pse, kot je ti këtu? Dihet që do të të ngacmoj ty e do më iki pak koha.

Qeshi duke nxjerrë në pah dhëmbët e bardhë  e s'i tha gjë tjetër atij.

  - S'e kalon dot kohën me të dashurin tënd? - pyeti ai duke u kthyer nga ajo e në fytyrë mbante një buzëqeshje të çuditshme.

E ajo vetëm në atë moment u kujtua se ai dinte ç'do gjë.
Buzëqeshja automatikisht iu fik prej fytyrës. Nga t'ia niste?

  - Epo ja... - filloi të fliste e zënë ngushtë. -Ai... Hmm... Ai...

  - Po? Ai çfarë? Të tradhtoi?

  - Jo.

  - Epo çfarë atëherë?

  - Mos bëj sikur s'di gjë! Po ma vështirëson më shumë situatën! - u ankua ajo e vendosi kokën midis duarve të saj.

Ai qeshi lehtë.

  - Pse gënjeve?

Po tani ç'dreqin t'i thoshte?! Përgjigjia e vetme do ishte kjo "Të gënjeva për shkak se doja të të bëja xheloz", por s'mund t'ia thoshte dot aq shkoqur atë gjë.

  - Përderisa hiqesh si i zgjuar, e ke shumë të lehtë të gjesh përgjigjen e kësaj pyetjeje.

U ul në karrigen e tij të punës e po e vështronte në sy me zemrën që i buçiste prej ankthit, ndërsa ai qëndronte ngritur në këmbë duke bërë sikur mendohej, ndonëse të vërtetën e dinte që prej shumë kohësh.

  - Po ja, - tha ai pas pak duke iu afruar te karrigia.

Buzët i kishte vetëm disa centimetra larg prej veshit të saj e ajo ia ndiente frymëmarrjen e ngrohtë teksa i përplasej në faqe.

  - Disa njerëz e kanë tepër të vështirë ta pranojnë faktin se pëlqejnë dikë. Si thua? - i pëshpëriti me zë fare të ulët e në fund buzëqeshi përsëri në mënyrë të cuditshme, mënyrë të cilën ajo definitivisht e gjente acaruese, por edhe marrëzisht tërheqëse.

Kishte ngelur duke e vështruar e pa ditur se ç'të thoshte, e si për dreq, fjalët e tij të ardhshme ja bënë më të vështirë punën.

  - Ç'ndodhi? Ta hëngri macja gjuhën?

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now