23

1.3K 139 76
                                    

U drejtuan për te shtëpia e Alanit të kapur për dore e në heshtje. Nuk flisnin, thua se bora që binte ua kishte marrë të gjitha fjalët.
Arritën në shtëpi pas disa minutash e hynë brenda duke ndjerë ngrohtësinë.

  - Pra, si të shkoi dita sot? - e pyeti ajo duke u rehatuar në divan e duke i dhënë atij një shikim të shpejtë.

  - Si çdo herë tjetër, edhe sot lokali ishte plot.

  - U lodhe?

  - Pak. Po ti? Çfarë bëre sot? Çfarë të shtyu të takoheshe me Teon? - e hapi përsëri atë temë duke e lënë Krisin të pakënaqur.

  - Ai më telefonoi. Dhe unë shkova atje.

  - Pse pranove?

  - S'kisha arsye se pse të mos pranoja. Asgjë e keqe s'ndodhi.

  - Gjithsesi, herë tjetër kur të takohesh me të... Ose lëre fare, më mirë mos u takoni, - foli i pakënaqur me veten e hoqi pallton e zezë duke e vendosur te një karrige aty pranë.

  - S'kam ndërmend të takohem me të sërish, - i tha duke rrotulluar sytë dhe duke e ditur se ato fjalë që sapo tha s'ishin plotësisht të vërteta.

  - Po bëj sikur po të besoj, - mërmëriti më shumë për veten se sa për të. - Dhe s'do ishte keq nëse do më kishe treguar që më parë për lidhjen që ke pasur me të, - përfundoi ai dhe u ul përballë saj.

Ajo turfulloi e mërzitur.

  - Mos e hap më këtë temë, po fillon të më mërzisë.

  - Në rregull atëherë, do vazhdoj të flas për atë temë, që të të mërzitet akoma më shumë dhe që të mos mendosh fare për të. Si të duket?

Shkundi njërën dorë në ajër duke buzëqeshur lehtë.

  - Bëj ç'të duash.
Po Leos do t'i thuash gjë? - pyeti pas pak kur në dhomë kishte rënë qetësia.

  - Jo, - u përgjigj pasi u mendua një hop, - s'kam ndërmend t'i hap më shumë probleme Teos. Le ta lemë në të shkuarën këtë gjë që ndodhi.

Fjalët e tij e gëzuan. Ja pra, ky ishte Alani që ajo njihte!

  - Epo mirë atëherë. Të paktën s'do bëhesh spiun si Leo, që një e dy dhe e hap gojën vend e pa vend.

Folën edhe për pak minuta për gjëra të rastësishme, derisa Alanit filloi t'i flihej.

  - Më duhet të shkoj të fle. Ndihem i lodhur. Do qëndrosh me mua?

  - S'e di të them të vërtetën, - foli në mëdyshje. - Po nëse më lutesh, edhe qëndroj.

  - Zot! S'do ndryshosh ndonjëherë ti? - pyeti duke qeshur e ajo mohoi me kokë lehtë.

  - Sot nuk mundem, ndoshta ndonjëherë tjetër.

  - Si ta shohësh të përshtatshme.

Ai e puthi lehtë në faqe e ajo, pasi e përqafoi, i uroi natën e mirë e u largua për në shtëpi.
Atë natë s'donte të qëndronte me të për shkak se donte të bisedonte me prindërit për punën e martesës me Alanin. S'do ishte keq sikur edhe ai ta dinte atë temë.

Trokiti në derë e pas disa sekondash aty u shfaq motra e saj, Anja, e cila sapo pa Krisin, iu hodh asaj në qafë duke qeshur.

  - E di çfarë? Të pashë qëparë që nga dritarja kur po hyje me Alanin në shtëpi. Kishit kapur duart e njëri-tjetrit. Ngjanit shumë bukur! Më pëlqen shumë Alani.

  - Edhe mua, - ia ktheu ajo duke qeshur e hyri brenda në shtëpi.

Prindërit e saj dhe i vëllai qëndronin te dhoma e ndenjies duke biseduar. U ul në kolltuk pranë të ëmës e mori frymë thellë. E preku lehtë në krah për t'i tërhequr vëmendjen.

  - Desha të bisedonim për punën e Alanit, - foli kur hasi sytë e saj.

  - Po, sigurisht, për çfarë?

  - Mendoj se është koha e duhur që t'i themi atij çdo gjë.

  - Në rregull, i themi nesër. Mund të marr tani në telefon mamanë e tij dhe të bisedoj me të për pak minuta.

Ajo pohoi me kokë dhe e ëma u ngrit që nga kolltuku, mori telefonin dhe doli prej dhomës duke kontrolluar në telefon për numrin e mamasë së Alanit.

Mori frymë thellë. S'i besohej që do martohej me të. I dukej diçka krejt e çuditshme. Dhe të mendosh se në fillim, kur u njohën, nuk linin rast t'iu ikte nga duart pa ngacmuar njëri-tjetrin, sidomos ajo.

Ndenji sa ndenji ashtu në kolltuk, pastaj u ngrit. Të ëmës i tha për martesën, ajo punë u krye, që i binte se ajo ishte e lirë që të shkonte tek Alani. Edhe sikur ai të kishte fjetur, s'do t'i prishte punë sikur të zgjohej për dy minuta të shkurtra. Fundja, për Krisin do sakrifikonte, për gruan e tij të ardhshme dhe tepër të devotshme!

Doli prapë jashtë duke i thënë të atit se do shkonte nga Alani atë natë.
Trokiti në derën e shtëpisë së tij e kur ai s'po e hapte derën, filloi të trokiste akoma më fort dhe me goditje të njëpasnjëshme.

  - Pse s'erdhe që nga dritarja? - foli ai përgjumësh kur hapi derën.

  - Doja të shmangia ndonjë rënie prej pemës. Por që tani s'ka më vlerë.

Hyri brenda e u ngjit menjëherë për te dhoma e tij. Ai e ndoqi nga mbrapa qetë-qetë.

Po kontrollonte në garderobën e tij për ndonjë bluzë të gjatë e të gjerë ndërkohë që ai e shikonte ngulmas duke qëndruar te pragu i derës.

  - Pse erdhe? - pyeti duke bërë një hap brenda dhomës.

  - S'kisha gjumë, po qëndroja kot dhe thashë të vija këtu.

Nxorri më në fund një bluzë nga garderoba dhe herë shikonte bluzën, herën trupin e saj, si të donte të bënte ndonjë matje se si mund t'i rrinte bluza në trup.

  - Në rregull, por ta dish që unë do fle, jam tepër i lodhur.

  - S'ka problem.

U ndërrua në tualet e më pas hyri prapë në dhomë.
Si dreqin mund ta zinte gjumi një njeri vetëm brenda dy minutash?!
Ai ishte shtrirë në krevat përmbys; kishte vendosur dorën e djathtë poshtë jastëkut, ndërsa të majtën e kishte sipër.

U shtri pranë tij e u mbulua mirë e mirë.
Filloi të binte përsëri borë. Oh, e donte shumë stinën e dimrit. Fundja, e ku ka më mirë sesa të bjerë borë e ti ndërkohë të jesh i shtrirë në krevat pranë personit që do me gjithë zemër?

Një magji për dashurinëWaar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu