11

1.4K 149 113
                                    

Vështroi të ëmën në mëdyshje. S'besonte se qëndrimi atje do t'i sillte ndonjë të mirë, por s'pati kohë të kundërshtonte, Leo i fuste hundët gjithnjë në punët e saj.

  - Sigurisht që do qëndrojë. S'e shikoni se sa keq ndihet për atë që i ndodhi Alanit? Duket që do kujdeset mirë për të.

Ai buzëqeshi kundrejt saj e kjo e fundit e vështroi e inatosur.

  - S'kemi marrë vendimin e Alanit. Ndoshta ai dëshiron të qëndrojë vetëm, në qetësi, - tha me një buzëqeshje të shtirur në fytyrë e ai, si ta kishte kuptuar vetiu se ajo s'donte të qëndronte me të, vërtiti njëherë dorën në ajër e tha:

  - Mund të qëndrojë, s'do ishte keq.

Mori frymë e inatosur.

  - Më duhet të marr edhe macen atëherë. Nuk qëndroj dot pa të.

Pas disa minutash gjendej në shtëpi. Mori disa veshje te një çantë e më pas mori edhe macen në krahë. Para se të ikte prej shtëpisë, atje hynë prindërit e saj dhe Leo.

  - Gjynah i shkreti djalë, ishte vrarë shumë, kushedi sa i ka dhembur, - degjoi fjalët e së ëmës e ajo rrotulloi sytë.

Sigurisht që ishte vrarë shumë, por çdo gjë e kishte merituar fundja fundit.

  - Kris, kujdesu mirë për të. Po të kesh nevojë për ndonjë gjë, mos ngurro të më thuash.

  - Në rregull ma. Ika tani unë, paçim.

Puthi njëherë të ëmën në faqe e më pas doli prej shtëpisë.
U çlirua kur pa se edhe prindërit e Alanit ishin larguar. Hyri në majë të gishtave te dhoma ku gjendej ai e vendosi pa zhurmë macen në divan.

Alani kishte mbyllur sytë e seç po pëshpëriste me zë të ulët. Nga shprehia e tij e fytyrës, mund të thoshte se ai ishte i inatosur.

Iu afrua ngadalë që të mos krijonte zhurmë e i qëndroi pranë divanit të butë në të cilin ishte shtrirë ai. E pikërisht në atë moment ai ndaloi së pëshpërituri.

  - S'është nevoja të më afrohesh si mafie Kristen. Aroma e parfumit tënd ndihet që metra tutje.

  - Çfarë po pëshpërisje pak më parë? - e pyeti kurioze e duke mos ia varur shumë komentit të tij të fundit.

  - Pse do ta dish?

  - Jam kurioze.

  - Diçka për ty po thosha. U kënaqe tani?

  - Çfarë po thoshe? - qe pyetja tjetër e saj e dukej qartë se sa kurioze ishte në ato momente.

  - Gjëra që s'duhen thënë me zë të lartë.

  - Çfarë gjërash?

  - Gjëra që ty s'do të të pëlqenin po t'i dëgjoje.

  - Çfarë s'do më pëlqente mua po ta dëgjoja? Ma lehtëso pak punën.

  - S'kam dëshirë të flas.

  - Hë pra hë, të lutem!

  - Jo! Fli tani, se vajti vonë.

Dukej sikur ai po fliste me një fëmijë. Të tillë përshtypje të linin fjalët e tij e mënyra se si i thoshte.

  - S'do fle me pulat unë. Ora është nëntë.

  - Fli se je e vogël, duhet të rritesh.

Fjalët që i tha e inatosën.

  - S'jam e vogël!

  - Dreqi ta hajë! Di ta mbyllësh ndonjëherë gojën?

  - S'do flas më vetëm nëse më thua se çfarë po thoshe pak më parë.

  - Epo vazhdo fol atëherë.

U largua prej tij e inatosur.

  - Njeri i ndyrë, ti ma shpif mua!

  - Aq më mirë, fli tani.

  - S'dua të fle!

  - Ç'fëmijë i llastuar! - mërmëriti me zë të ulët, por ajo e dëgjoi.

  - S'jam e llastuar!

E urrente kur të tjerët e thërrisnin ashtu. Në rregull, mund të ishte, por pak ama, pakkk fare.

Alani s'i ktheu përgjigje. Më mirë të hiqej sikur s'e kishte dëgjuar, sesa të shkatërronte nervat me të.

E ajo, ngaqë s'kishte ç'bënte, u shtri në divan e mori macen në krahë. Po e përkëdhelte ngadalë në qafë e macka mbyllte sytë duke shijuar atë moment.

  - Vetëm shtatë ditë do qëndroj këtu te ti, më tepër s'qëndroj, - u përpoq të hapte ndonjë muhabet tjetër ajo, por ai përsëri s'i foli.

Psherëtiu thellë.

  - Alaaan... Thuaj ndonjë gjë. S'më flihet. As ti mos fli.

  - Jam i lodhur, - iu përgjigj ai thatë.

  - Qëndro edhe pak sa të më vijë gjumi mua.

Ai hapi sytë e nënqeshi dinakërisht.

  - Në rregull atëherë, do rri zgjuar vetëm nëse më thua arsyen se pse i the vëllait tënd të aktronte si i dashuri yt.

  - Lëre fare, natën e mirë, po më flihet.

Mbylli sytë e i ktheu atij kurrizin. Vetëm për atë temë që s'donte të bisedonte.
Dëgjoi të qeshurën e tij të lehtë e më pas s'dëgjoi gjë tjetër. Së shpejti e kishte zënë gjumi.

Të nesërmen kur u zgjua, ai s'ishte në dhomë. Me shumë mundësi duhej të kishte lëvizur me anë të patericave, se vetë s'mund të ecte për shkak të këmbës.

Pas gjysmë ore zbriti shkallët së bashku me macen dhe Alanin e gjeti te dhoma e ndenjjes, ulur te një kolltuk duke parë televizor.

  - Si ndihesh?

  - Njësoj si dje.

U ul pranë tij në kolltuk e i hodhi një shikim. Sa u bë gati të fliste, dëgjoi që dikush trokiti në derë.

U ngrit e hapi derën.

  - Alan, dëgjova që... - ai ngriti kokën dhe vështroi në sytë e saj i habitur.

Dreq! Vetëm Teon s'e priste atje...

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now