6

1.6K 155 187
                                    

Të nesërmen s'pati kohë të shkonte në lokal në kohën kur ai vinte të kontrollonte. Ishte duke folur gjerë e gjatë me Danin e s'po mendonte edhe aq shumë për lokalin në ato momente, se e kishin pushtuar një mijë e një mendime të ndryshme e djallëzore rreth Alanit.

Biseda e saj si fillim nisi me të ëmën në drekë rreth orës katër e vazhdoi deri në mbrëmje me Danin. Ajo bisedë që parashikohej të dilte e shkurtër, por që doli goxha e gjatë, filloi në këtë lloj mënyre.

  - Kris, dua të të them diçka.

Kristeni i bërë me shenjë të vazhdonte të fliste e qetë e ajo vazhdoi.

  - E takove dje djalin e ri të lagjes. Më duhet të të them se me atë kemi dëshirë të të martojmë.

E vështroi me një fytyrë të shokuar e në momentin tjetër një buzëqeshje e madhe i mbiu në fytyrë.

  - Mos e zgjasni muhabetin fare! S'ka gjë, më martoni, për mua s'është problem!

  - Pranove?! Kaq shpejt?!

  - E ke parasysh atë elektricitetin që ndjen kur takon një person, i cili më vonë ze një rol të rëndësishëm në jetën tënde? Atë gjë ndjeva dhe unë! E kuptova menjëherë se ai është i duhuri!

  - Shumë mirë atëherë! - tha e ëma që u ngrit nga kolltuku e entuziasmuar.

Dukej që ajo kishte menduar se Kristeni s'do pranonte. Për të ishte diçka e çuditshme që ajo kishte pranuar aq shpejt.

  - Po Alani e di këtë punën e martesës?

  - Jo, ai s'di gjë. Menduam se do ishte më mirë të mos ia thoshim kaq shpejt. Ndoshta do jetë më mirë t'ia themi më vonë, kur të jemi mësuar pak me të e ai të jetë mësuar me ne.

  - Në rregull, shumë mirë, - ngriti ajo njërën dorë në ajër dhe e lëvizi si të donte të thoshte se çdo gjë do shkonte mirë.

Menjëherë sapo e ëma u largua, mori telefonin me të shpejtë dhe telefonoi Danin.
I tha të vinte menjëherë tek ajo në qoftë se ishte e lirë e pas pesëmbëdhjetë minutash Dani gjendej te dera duke trokitur.

  - Po hë? Ç'ka ndodhur ndonjë gjë interesante?

  - Do martohem me Alanin!

Bashkoi duart siç bënte gjithmonë kur ishte shumë e gëzuar dhe e vështroi Danin me një shikim gëzimshprehës.

  - Tallesh! - bërtiti ajo duke mos e besuar aspak.

Të dëgjonte ato fjalë të dala prej gojës së Kristenit, ishte si të mendonte se macja e shoqes së saj mund të fliste, gjë që s'mund të ndodhte ndonjëherë.

  - Si ka mundësi?!

  - Me të donte të më martonte që prej fillimit mami. E kupton se ç'mundësi të mirë që kam?

Vazhdoi bisedën me Danin për disa orë e më pas shkoi te dhoma e saj për të marrë macen, por s'po e gjente.
Kontrolloi në të gjithë dhomën, shikoi poshtë krevatit, mbrapa dollapit të veshjeve, por përsëri asgjë.
S'e dinte se nga mund të kishte shkuar. Doli te dritarja e merakosur. Kishte filluar edhe të errej.
Kur u bë gati të kthehej, vuri re gëzofin e saj të bardhë në një rrugicë disa metra më tutje.

Vendosi duart në dritare e mallkoi nën zë.

  - Paska dalë! Ka dalë jashtë! Me një maçok!

Doli menjëherë nga shtëpia dhe e mbylli derën mbas vetes. Ndërkohë që po kërkonte macen, s'e çoi aspak mendjen te dera që sapo kishte mbyllur. Kishte harruar të merrte me vete çelësin që të futej përsëri brenda!

Macja i humbi nga sytë së bashku me një maçok të zi që e ndiqte macen e saj këmba këmbës.

  - Maçok i shpifur! Do përfitosh prej maces sime! Të paktën të kishe gjetur ndonjë mace tjetër! Kjo imja s'ka eksperiencë për atë që do t'i bësh!

E inatosur në kulm nga fakti që macja i kishte ikur dhe nga fakti se sapo kishte filluar të binte një shi i çmendur, shkoi te dera e shtëpisë në përpjekje që të hapte këtë të fundit.

E provoi një herë, dy, tre, po s'po e hapte dot. Mallkoi edhe njëherë tjetër e acaruar e kontrolloi në xhepin e bluzës sportive për telefonin.
Edhe telefonin e kishte harruar brenda!
Ose do bërtiste që ta dëgjonin, ose do ngelej tërë natën aty në shi, opsion tjetër sikur s'po i shkonte në mendje.

Po i binte derës fort, por zhurma e shiut e mbyste zhurmën e trokitjeve të saj në derë. Plus që ishte edhe vonë dhe të gjithë në shtëpinë e saj po flinin!

Turfulloi njëherë si të donte të shprehte ankimin e saj e u ul në shkallët e ftohta të shtëpisë.
Vështroi përreth dhe në gjithë lagjen, vetëm një dritë ishte ndezur. Dhe një mendim i çmendur i kaloi në mendje. Të hynte fshehurazi në shtëpinë e tij...

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now