19

1.4K 137 166
                                    

Gjumi e zuri tepër vonë, ora mund të ishte katër kur ra për të fjetur së bashku me Alanin. E kishte mbajtur zgjuar edhe atë të shkretin, vetëm e vetëm se asaj vetë s'i flihej. E kur ai mbyllte sytë për të fjetur, ajo fillonte ta shkundtte që ai të mos flinte.

Kur u zgjuan, ora po shkonte një. Dhe pozicioni që kishin marrë ishte tepër i rehatshëm për Krisin, por tepër i bezdisshëm për Alanin.
Ajo e kishte çuar nga fundi i krevatit nëpër gjumë, për vete kishte vend shumë e ishte rehat, ndërsa Alani rrezikohej nga rënia prej krevatit nga momenti në moment dhe ai që po bënte, vetëm gjumë që s'mund të quhej.

  - Kris, lëviz pak se do të më rrëzosh. Ç'e ke këtë të fjetur për hir të Zotit!

  - Çfarë ke o Alan që në pikë të mëngjesit çfarë ke? Nuk po më le hiç që të fle!

  - Është ora një. Në rregull? Zgjohu tani.

Ajo lëvizi nga ana tjetër e krevatit e hapi sytë. Dëgjoi Alanin që mërmëriti një "shyqyr, mund të marr frymë rehat!", por s'i tha gjë.

  - S'ka shans që të flemë më të dy. Gjumë si ky i sotmi s'kam bërë ndonjëherë dhe as që dua të bëj. Që tani e tutje do flesh në divan.

Përsëri s'i tha gjë. Sa të rrinte të merrej kot me Alanin, më mirë t'i mbyllte prapë sytë e të rrinte edhe pak shtrirë, por fati s'ishte në anën e saj, më saktë në anën e tyre.
Qe të dy u ngritën e u bënë gati kur në telefonin e Alanit erdhi mesazh prej Teos, ku thoshte se ky i fundit po vinte së bashku me Leon te shtëpia e tij.

Ndodheshin prapë në një dhomë së bashku, si ditën e djeshme, me ndryshimin  e vogël që Dani s'ishte me ta.

  - Sa ditë do qëndrosh këtu Teo?

  - Nuk ia kam idenë. Besoj se mund të qëndroj ndoshta një muaj. Kisha nevojë për një shkëputje nga çdo gjë.

  - Po të dashur ke zënë? - e pyeti Leo duke qeshur.

  - Jo mor burrë s'kam gjetur akoma për Zotin! Do ngelem beqar tërë jetën!

Alani dhe Leo po qeshnin, thuaj se ata të dy kishin të dashura për veten e tyre!

  - Po ju ç'qeshni? Edhe ju s'keni të dashura!

  - Unë për vete jam gati në të zënë, - foli Leo krenar me veten duke iu referuar lidhjes që ëndërronte të kishte me Danin.

  - Ndërsa unë jam mirë kështu siç jam, - u dëgjua zëri i Alanit. - Kam frikë se do gjej dikë që nuk më përshtatet.

E ato fjalë sikur e acaruan pak Krisin. Mos ndoshta ai po e hidhte fjalën te vetë ajo?

  - Mund ta di se për kë i kishe fjalët e fundit të lutem shumë? - e pyeti serioze e ai e shikoi duke qeshur.

  - Kujt t'i djegi, le ta mbajë, - ishte përgjigjia e tij me spec e ajo turfulloi e inatosur.

Teo qeshi.
Ai bastardi i vogël! Një e dy e vetëm të qeshte me të dinte! Edhe kur ishin të lidhur, s'kishte ditë kur ai s'qeshte me budallallëqet dhe fjalët "e bukura" që Krisi thoshte.

  - E nejse. Hajde bëjmë ndonjë lojë, - foli përsëri ajo.

  - Aman, vetëm lojën "E vërtetë apo guxim" të mos bëjmë se ajo më ka ardhur në majë të hundës.

  - Jo jo, kam ndërmend një lojë më të bukur.

  - Pa hë, të të dëgjojmë njëherë.

  - Është ajo loja që luhet në grupe. Pjesëtarët e njërit grup zgjedhin një fjalë dhe atë fjalën ia thonë pjesëtarit të grupit tjetër, por ai nuk e dëgjon dot, se ndërkohë duhet të mbajë në vesh kufje dhe të dëgjojë muzikë. Domethënë çdo gjë duhet ta kuptosh nga lëvizja e buzëve. Nëse e gjen fjalën para se kënga të mbarojë, atëherë fiton pikë. Nëse s'e gjen, pikët i fiton skuadra kundërshtare.

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now