4

1.6K 156 171
                                    

E hoqi vëmendjen nga kamioni dhe vështroi përsëri Leon me sytë që i lëshonin shkëndija.

  - Të paralajmërova, djall i poshtër!

Në dorë mori shapkën e rëndë të së ëmës dhe e hodhi me forcë, le të zinte ku të zinte. Megjithatë shënjestra e Kristenit ishte më e keqja që mund të ekzistonte: le që nuk zuri gjëkundi në trupin e Leos, po desh përfundoi duke goditur macen.

-Joo, maci im! - bërtiti si e marrë duke i shkuar maces pranë, e cila as që e kish prishur terezinë prej asaj që kish ndodhur, vetëm sa vazhdonte dhe shihte si zonjë e rëndë prej dritares.

E mori në krahë me dashuri dhe e shtrëngoi fort në kraharor, ndërsa Leo u ul rëndshëm në kolltuk e mori pultin e televizorit.
E vështroi shtrembër. Pa i folur, u ul pranë tij e inatosur në pritje të një faljeje që s'erdhi as në minutat që pasuan.

E ëma e tyre u fut në dhomë duke buzëqeshur.

  - I patë fqinjët e rinj që erdhën?

  - Sa janë? - e pyeti Kristeni pa ndonjë interesim të madh.

  - Mesa dëgjova është vetëm një djalë, por sot më dukej se edhe prindërit e tij janë atje për të sistemuar mobiliet.

Bëri një "aha" e s'i tha gjë tjetër. Ç'i duhej djali i ri kur ajo e kishte mendjen vetëm tek Alani?!

  - Sot do t'iu shkojmë për vizitë.

  - Pse?

  - Ç'është kjo pyetje, Kris? Nuk mendon se është e pasjellshme nga ana jonë të mos iu urojmë mirëseardhjen? - pyeti me një vetull të ngritur.

  - Kur do shkojmë?

  - Në darkë. Besoj se atëherë do kenë mbaruar me vendosjen e mobilieve.

  - Në rregull, unë do jem në dhomën time. Kur të ikni, më njoftoni.

Shkoi te dhoma e saj me macen në krahë dhe u shtri bashkë me të krevat. Ashtu edhe e zuri gjumi.
U zgjua vetëm kur ndjeu një shkundje në krahë e pasi hapi sytë, vështroi të vëllanë që kushedi se sa kohë kishte që përpiqej të zgjonte.

  - Po shyqyr! Mendova mos kishe vdekur!

  - S'vdes kollaj gjëja e keqe jo, - ia futi kot më së koti duke mos e kuptuar se sapo i kishte thënë vetes "gjë e keqe". -Desha të thosha s'vdes kollaj personi i mirë! Ik tani se ma bëre kokën lëmsh sa u zgjova!

Ai iku duke qeshur, ndërsa Kristeni shkoi në tualet për të shplarë fytyrën.
Veshi disa veshje të tjera e si gjithmonë me macen në krahë, doli nga dhoma.

  - Po macen çne? - qenë fjalët e Leos që e shikonte Kristenin si të ishte ndonjë aliene.

  - Si çne more? S'e le vetë në shtëpi atë unë sikur nami të bëhet!

  - Mos Kris, se do fëlliqësh veten para njerëzve.

Ajo shkundi njëherë kokën si të donte t'i thoshte "bjeri, bjeri, se i bie mirë" e pastaj hapi derën e doli jashtë shtëpisë.

Të gjithë së bashku, pesë persona dhe bashkë me macen gjashtë, u nisën për te shtëpia ngjitur.

  - Ja ku po shkon edhe skuadra e volejbollit të takojë fqinjin e ri! - tha ajo me një ton të tillë zëri, që bëri që motra e saj të shkrihej së qeshuri.

Të tjerët qeshën pak, por s'i thanë gjë.
Trokitën te dera ngjyrë druri e pas një minutë pritjeje, derën e hapi një grua rreth moshës dyzet vjeçare.
Kishte një buzëqeshje të ëmbël në fytyrë e një shikim mikpritës.

  - Mirë se erdhët!

U largua pak nga dera që t'i linte ata të hynin e ata u futën njëri pas tjetrit. Kristeni ishte e fundit, donte të fshihej pas të tjerëve, se kishte merakun mos ia merrnin macen mësysh.
E mbuloi me xhaketën e saj dhe e vendosi në kraharor si ta kishte një foshnjë. Ajo po që dinte të linte përshtypje si e çmendur para njerëzve të huaj!

I takoi të dy personat që ishin atje, por djalin e shumëpërfolur s'po e shikonte.
Ndërkohë që të gjithë ishin ulur, ajo rrinte ngritur si mbi gjemba.

  - Mund të më thoni një dhomë ku mund ta le macen derisa të largohem? - nxorri gjithë mundim ato fjalë nga goja e më pas buzëqeshi e zënë ngushtë.

  - Po, sigurisht. Ngjitu në kat të dytë e hyr në dhomën e fundit që gjendet në korridor.

  - Në rregull, faleminderit.

Ngjiti shkallët e më pas po vështronte dyert me radhë derisa arriti tek e fundit. E hapi derën pa problem e atje, shtrirë në krevat, gjeti Alanin.
Ai qëndronte symbyllur në përpjekje për të çlodhur trupin e lodhur, me idenë se brenda kish hyrë e ëma.

  - Hajde hajde, çfarë pamje që po më del para syve! - tha duke qeshur e lëvizi njëherë kokën si të ishte duke e gjykuar atë.

  - Po ti ç'do këtu?

Ai u ngrit në habi. Shumë gjëra i kishin kaluar në mendje, por vetëm që kjo vajzë e marrë t'i futej në dhomë nuk i ishte dukur e mundur.

Kristeni u mbështet mbas një dollapi të vogël aty pranë. Në atë moment dëgjoi një kërcitje nga jashtë derës që bëri ta kthente kokën menjëherë, por e hoqi mendjen shumë shpejt që atje kur asnjë zhurmë tjetër nuk u dëgjua. Vështroi përsëri nga Alani e filloi të fliste.

  - Po ja, thashë të vija njëherë këtej, se doja të shikoja se çfarë debili do qëndronte në këtë shtëpi kaq të bukur.

Tjetri vendosi duart në fytyrë duke psherëtirë i lodhur. Pëshpëriti ndër dhëmbë një "Oh Zot, do çmendem" e më pas e vështroi atë në sy.

  - Po atë në xhaketë çfarë e ke?

  - S'të bëjnë sytë? Mace është! - ia ktheu e  inatosur kur dëgjoi zërin e tij shpërfillës.

  - Mace?

Iu afrua Kristenit ngadalë e vështroi brenda xhaketës macen që s'e kishte prishur akoma gjumin e flinte për shtatë palë qejfe.
U bë gati ta prekte, por ajo lëvizi krahun në anën tjetër.

  - Jo, mos e prek, s'ka shumë që mësova se ka alergji nga qentë.

Alani e vështroi serioz e ngriti njërën vetull siç e kishte zakon kur dëgjonte ndonjë budallallëk të dalë prej gojës së saj.

  - Po më bën konfuz. Nuk e di se çfarë jam, sheqer apo qen.

  - Ndoshta të dyja, ndoshta asnjë. Po deshe mund të më bësh të të them edhe shpirt.

Ai rrotulloi njëherë sytë e i bëri me shenjë nga dera.

  - Të falenderoj për bisedën e këndshme, por tani a mund të më nderosh me daljen tënde prej dhomës?

  - Jo, sot s'dua të bëj nderime.

  - Kristen, dil nga dhoma.

Zëri i tij qe i lodhur, njëkohësisht i butë dhe komandues. Nëse ato fjalë nuk do kishin shkuar aq qetë në veshët e Kristenit, me patjetër që do kishte kundërshtuar.

  - Mirë, po dal, po ta dish se do më kërkosh kur të ik. Dhe unë s'do të vij! Do qëndrosh vetë këtu! Mumje!

Shkoi te dera me hapa të mëdhenj e u bë gati të hapte derën, por ajo s'u hap.

  - S'hapet, - tha duke e provuar përsëri.

Dukej se Alani s'e besoi. Shkoi atje duke psherëtirë përsëri e vendosi dorën te doreza.

  - S'hapet, - përsëriti fjalët e saj me zë të ulët dhe provoi shumë herë të tjera të hapte derën.

Kishin ngelur në një dhomë bashkë.

  - Dreq! - mërmëriti Kristeni nëpër dhëmbë që ai të mos dëgjonte. - Leo!

Një magji për dashurinëWhere stories live. Discover now