Pjesa 1.

1.8K 127 247
                                    




-Poçi im!

-Miushkë! Drekën e mirë.-përshëndeti shoqen e saj sapo dolën nga shkolla dhe ashtu kokë-ulur u nis për në shtëpi. Ishte muaji i dytë i klasës së njëmbëdhjetë për të.  Nentor qe, por dukej si një ditë e ngrohtë pranvere, për fatin e saj të mirë. E donte diellin, i falte gëzim!
Ishte me fat që në fshatin e saj kishte një gjimnaz,pasi e sigurt që nëse nuk do të kishte do të duhej të mbetej pa shkollë, mentaliteti goditës, vajza nuk duhet të shkonte çdo ditë në qytet, se pastaj i çelte lulkat e tërbohej, kështu thoshin të gjithë.

Menjëherë në mendje i erdhi djaloshi që kishte një muaj që e shikonte. Buzëqeshi sapo imazhi i tij u krijua ne mendjen e saj. Dukej si një e shkalluar,por i pëlqente kjo ndjesi. I pëlqente ndjesia se prania e saj mund të ishte jetëdhënëse për dikë tjetër, ose të paktën kështu mendonte.

Ra në kundërshtim menjëherë me veten e saj. Jetëdhënëse! Ç'broçkulla! Ata as kishin folur ndonjëherë, si mund ta duash dikë vetëm nga shikimi?!

Nuk i besohej që ajo po mendonte budallalliqe të tilla. Ajo që asnjëherë nuk kishte menduar për dashurinë. Më saktë ajo kurrë nuk kishte besuar në dashuri dhe ende mendonte se dashuria nuk ekzistonte. Dashuria për të ishte thjesht një pëlqim i tejzgjatur. Nuk kishte mardhënie të mira me djemtë! Gjithmonë ua kthente nga pyka. Asnjëherë nuk ua kishte varur dhe gjithmonë ata iknin pas një ose dy përpjekjesh për ta bërë për vete, se as sytë nuk ua hidhte.
Të gjorët!

Donte që të ishte larg tyre, pasi sipas saj vetëm probleme do i sillnin.  E dinte se nëse do të kishte më shumë se miqësi me një mashkull, jeta do i bëhej çorap, e si mos mjaftonte kjo as vetë nuk ishte dakord që zemra e saj t'i përulej një tjetre.

Mirëpo djaloshari maturant seç  kishte zgjuar një ndjenjë të çuditshme te ajo.  Ai ishte sjellë me të në një mënyrë të tillë që askush tjetër nuk kishte guxuar apo provuar. E, aq ishte dashur që ajo të ndiente ato shtrëngimet e para në zemrën e saj. Budallaqe, mendonte me vete! Sa e sa herë dilte para pasqyrës duke kritikuar vetveten, e mendimet i ishin përzierë në një vorbull të tillë që s'kish burrë nëne ta zgjidhte.

Gjithë këto mendime i la pas sapo pa derën e kafenjtë të shtëpisë së saj. Dëgjoi një kërcitje të lehtë teksa e hapi, gjë që bëri të kuptohej se duhej vajisur, e hyri në oborrin e madh që dukej si një pistë avioni.
Gjithë qejf, nën ngrohtësinë e rrezeve të diellit, duke kënduar 'New Rules' me zë të ulët ngjiti shkallët shkujdesshëm e arriti në hyrjen e shtëpisë së saj.

-Ma! Erdha unë.-bërtiti sapo hyri në derë, hoqi atletet e bardha në të hyrë të korridorit e shkoi drejt dhomës së saj. Hoqi xhinset blu të errëta, bluzën e bardhë që kishte futur në xhinse e veshi ca rroba të rastësishme që dora i kapi.

I dhuroi të ëmës një puthje në faqe para se të ulej në tavolinë për të ngrënë drekën e përgatitur  nga nëna e saj. Përsa i përket gjendjes ekonomike ishin ashtu, shtresë e mesme. Aq sa kishin u mjaftonin për të pasur një jetesë të mirë e asaj i ishin plotësuar gjithmonë dëshirat e saj, pasi ishte një nxënëse shembullore dhe të gjithë e mbanin në pëllëmbe të dorës.

-O Proks, si kalove sot?- foli i vëllai i cili ishte 6 vite më i madh se ajo.

-Mirë fare si gjithmonë.

-Ndonjë ngacmim ke pasur ë ?

-Jo, fare.

-E mirë! Se po të kesh e nuk më thua, nuk i kemi mirë punët.

-Po çke more ti! Do të të them.- i dhuroi një buzëqeshje vëllait dhe u kthye në realitet. Nëse ajo guxonte e kishte ndonjë lidhje vëllai dhe babai i saj do e murosnin të gjallë së bashku me djalin 'fatlum'.  Psherëtiu lehtas dhe u ndje keq. As asaj nuk i pëlqente të ishte në lidhje me një djalë,por ai djaloshi, diç i kishte bërë emocioneve e ndjenjave të saj.

Hapi librat e zgjodhi të përhumbej në to. E dinte se nëse nuk do e bënte këtë gjë do humbiste në fytyrën e tij që i shfaqej në mendimet e saj. Ah, ai djalë!  Ç'i kishte bërë zhbirimi i tij? E kishte futur në det, det të thellë mendimesh. Kishte arritur që me gjeste të vogla të vidhte miqësinë e saj,zemrën e vajzës, atë zemër të pavjedhur më parë.

-Shumë e përhumbur më dukesh. Ke ndonjë problem? Të ka thënë kush gjë?- Ishte disi e ndrydhur. Nuk e linin të kishte hapësirën e saj. Gjatë gjithë kohës i qëndronin mbi kokë e e kontrollonin duke thënë se adoleshenca ishte një moshë delikate e do të gabonte duke u lidhur me dikë. Nëse lidhej me dikë do i hapeshin fjalë, e do të mbeste në derë, pasi njerëzit kërkonin vajza të ndershme e jo kurva. Sipas tyre dhe njëherë nëse lidheshe ishe kurvë. Nuk duhet të lidheshe asnjëherë,pasi bashkëshorti duhet të ishte i dashuri i parë dhe i fundit.

-Jo, o ma. Thjesht, po mendohesha për mësimin.- e gënjeu të ëmën. Nëse ajo do i thoshte se çfarë ishte duke menduar me siguri ajo do mendonte se e bija kishte të dashur, madje mund të ishte dhe shtatëzënë. Nuk mund të fliste si një shoqe me nënën e saj, se kurrë nuk do e kuptonte të bijën, kurrë.

Kishin mendime prapanike. Ndonjëherë mërzitej, por nga ana tjetër e dinte se prindërit e saj kishin të drejtë ,disi. As ajo nuk donte të lëndohej. Ishte e përqëndruar te mësimet dhe këtë gjë do të bënte deri në fund, ose të paktën kështu dëshironte dhe mendonte ajo.

Përpiqej t'i mbushte mendjes vetes se ajo nuk kishte ndryshuar. Do të bënte çmos për të plotësuar ëndrrën e saj, të bëhej një mjeke e zonja në Angli dhe e dinte fare mirë se këtë gjë do e arrinte vetëm nëse qëndronte larg djaloshit. Përpiqej t'i mbushte mendjen vetes se ajo nuk kishte ndryshuar,por e kishte gabim. Disa ndjenja të çuditshme po e godisnin atë me dashje e, ajo nuk kishte asnje shanc kundrejt këtyre ndjenjave, nuk i kontrollonte dot. E ndiente veten të dobët para tyre.

-----------------------------

I am back people! U riktheva përsëri me një libër tjetër dhe përsëri kam vendosur të trajtoj një copëz të mentalitetit shqiptar kryesisht në zonat rurale dhe fatkeqësisht është dashuria dhe.... Mos u gënjeni nga pjeset e para kaq mund të them😈

Nuk po iu zbuloj më shumë, dua vetëm të dini se ju falenderoj për mbështetjen në librat e mi të mëparshëm dhe që po lexoni këtë libër.

Faleminderit që nuk ngurroni kurrë të më jepni mbështetjen tuaj


Shpresoj tiu pëlqejë!

Enjoy it!

A.B

--

Also dua t'i uroj ditëlindjen një nga personave më të mrekullueshem që njoh këtu në watt, Gledis O gruaja burrit tim xp Uroj të bëhesh edhe 100 vite të tjera. Shpresoj me gjithë zemër të jesh gjithnjë e lumtur e fytyra jote e bukur të rrezatojë veç buzëqeshje. Je një person kaq i veçantë që të zbukuron sekondat e jetës e të falenderoj që je bërë pjesë e miqësisë sime Happy Birthday love! All the best in your life. Të dua shumëë!! Lots of kisses bish! ShadowsInTheNight101

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now