Epilog.

1.1K 120 282
                                    

Qëndronte pranë varrit të mbuluar nga bari, aq sa mezi dukej që aty po dergjej një njeri, aty brenda qëndronin kockat e dikujt. Në sy nuk mund t'i lexoje asnjë lloj emocioni ; nuk kishte mëri, dhimbje a inat, sepse atë natë ajo Proksimë kishte vdekur...

I kishte lënë të gjitha pas në të shkuarën bashkë me dhimbjen dhe agoninë zhvatëse që dikur kishte përjetuar. Ah ajo dhimbje. I dukej thjesht si një makth i tmerrshëm tashmë, ta mendosh që dikur kishte qënë protagonistja kryesore e atij filmi të frikshëm që aq papritur kishte nisur duke e përfshirë atë shpirt aq të pafajshëm, duke e bërë pjesë të vuajtjeve sfilitëse, duke i vjedhur moshën më të bukur adoleshencën, por kjo nuk e pengoi atë të krijonte të ardhmen, kjo nuk e pengoi të kapte jetën aty ku e kishte lënë para se ajo të shkatërrohej, kjo nuk e ndaloi atë të plotësonte ëndrrat duke i nxjerrë nga sirtari duke u dhënë jetë shpresave dhe ëndrrave.

Kishte qënë aq pranë vdekjes. Kishte qënë aq pranë dritës verbuese të yjeve të tjera, aq sa për një moment kishte besuar se mund t'i kapte, mund të bëhej njësh me to, por ç'vlerë do të kishte?

Ç'vlerë do të kishte të linte përgjysmë një jetë të njomë të shtrembëruar? Nuk do të ishte e drejtë, sepse gjithmonë pas shiut del ylberi e nëse ylberi nuk del, atëherë nuk ka mbaruar ende shiu.

Nuk e kishte kuptuar përse sot kishte erdhur te varri i tij pas tetë vitesh, ndoshta për të treguar se ajo ia doli për të kujtuar dhe njëherë ato kohë që i kishte burgosur thellë në kujtesën e saj, për të kujtuar atë natë që edhe i ndryshoi jetën.

Kishte futur kokën në lakun e litarit të trashë, kishte monologuar si një shpirt i humbur që kërkonte mëshirë a shpëtim, kishte vëzhguar hënën e yjet e në ato momente jeta e saj i ishte dukur bosh dhe pa kuptim, por nuk kishte mundur ta bënte. Ajo kishte gjetur forcën e duhur për ta mposhtur atë dëshirë mortore, për të parë atë fije drite atëherë kur errësira kishte pllakosur, për të parë shpresë atëherë kur dhe vetë jeta kishte vdekur, për të parë të bukurën në shëmtirën që ekzistonte, ajo ia kishte dalë, sepse ajo gjithmonë kishte qënë një shpirt i tillë, gjithmonë kishte jetuar në një univers ndryshe nga ai reali, gjithmonë shikonte anën pozitive të çdo gjëje negative e kur dyertë nuk i hapeshin vetë pasi i mbylleshin të tjerat, ajo vendosi që këto dyer t'i hapte ajo vetë.

Kishte shpërthyer në lot teksa mendimet i shfaqeshin papritur. Ajo kishte kërkuar për një arsye jetese dhe si një përgjigje nga hëna që aq shumë më parë e kishte pyetur ajo e kishte gjetur arsyen për të jetuar ; të gjente një arsye, kjo kish qënë arsyeja.

Kishte telefonuar Gledisin pas një lufte të gjatë me veten duke i thënë ta ndihmonte se i detyrohej, në fund të fundit të gjithë e kishin një copëz faji që ajo ndodhej në atë gjendje dhe doemos që ai e kishte ndihmuar, ashtu si në fillim i pati premtuar.

Të nesërmen ishte kthyer në Shqipëri pas gjithë asaj kohe dhe i kishte nxjerrë pashaportën. Normalisht që edhe Eda e kishte ndihmuar.

Atë ditë kur ajo i shkoi për vizitë së bashku me Jonën, në mes të faqeve të një libri i kishte futur ca të holla të cilat i kishte vjedhur nga prindërit e Proksimës atë ditë që u shkoi në shtëpi me pretekstin se do merrte libra e kur Jonën e kishte lënë brenda gjasme do shkonte në tualet, kishte shkuar fshehtas në dhomën e tyre të gjumit dhe i kishte marrë që aty, në fund të fundit edhe ata e meritonin atë, përse e dënuan bijën e tyre ashtu? Pse kështu është familja? Të trajton si një lodër, në momentin që ti shfaq defekte të hedhin jashtë në rrugë?

Ishte detyruar të duronte dhe për pak kohë torturat e hidhura të vjehrrës dhe bashkëshortit të saj, por zemra tashmë e ringjallur dhe mbushur tërë shpresë duronte ato vuajtje, derisa një natë, vonë atëherë kur gjumi bëhet i thellë dhe askush nuk ndien ajo kishte arritur të shpëtojë...

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now