Pjesa 21.

584 90 50
                                    

Aq e brishtë dhe e çiltër ishte, por herët apo vonë dhe ajo do të njollosej në llumin e hidhur zeher e katran të jetës...

Kjo do të ndodhte, ndoshta një ditë, ndoshta së shpejti, donte a s'donte ajo...Edhe ajo e dinte që diçka e vogël mund ta fundoste atë dhe jetën e saj, por në vend të vriste mendjen për këtë kishte vendosur të jetonte të tashmen, pa e vrarë shumë mendjen se ç'mund të ndodhte, se ndryshe do të marrosej, mendimet do e vrisnin atë shpirt.

-Ti je i çmendur. Përse erdhe prapë sonte?-e pyeti pasi i dha një puthje të shpejtë në buzi e hapi derën ashtu si kishte vepruar dhe një natë më parë.

-I çmendur pas teje, ta kam thënë qindra herë këtë. Dhe sot s'është vëllai dhe babi se pastaj kushedi sa do rrimë pa u takuar e mua më vjen plasja kur të shikoj dhe nuk mundem as të të përqafoj.

-I marrë.- buzëqeshi pasi ta mbyste me një përqafim.

U ulën përsëri ashtu si një natë më parë, duke vëzhguar përsëri yjet, qiellin e hënën.

-Shejtankë më ke sjellë rrotull për shtatë muaj.

-Shtatë janë pak. Kisha ndërmend të të sillja rrotull përgjithmonë.

-E përse hoqe dorë?

-Se më puthe, budalla.

-Ah, ai ka qënë momenti më i bukur i jetës sime Proksima.

-Po...Jam kurioze për diçka.

-Hë, më thuaj.

-Nuk u lodhe duke më qëndruar pas gjatë gjithë kësaj kohe?

-Uh, një njeri që të do vërtet,nuk heq dorë kurrë. Më ke mërzitur.-i kapi hundën me dorë dhe ia tërhoqi ashtu sikur të ishte një fëmijë  i vogël i llastuar,-më ke mërzitur se as që m'i hidhje sytë asnjëherë. Ndihesha sikur s'më pëlqeje fare, sikur s'të interesonte për mua, sikur po të sillesha vetë rrotull, e Erisi tallej e qeshte me mua duke më  thënë se e kisha bërë krenarinë lolo, por e di çfarë?! Kur vjen puna te një femër, krenaria e mashkullit zhduket.

-S'doja të t'i ngrija shpresat kot, kur e dija që do ishte e pamundur. Vetëm Erisi e di për ne,, apo jo? Se mos hapet muhabeti dhe më mori lumi.

-Mos ki merak, vetëm ai se ishte me mua kur të gjuaja.

-Budalla!- e goditi lehtas me grusht teksa i dhuroi dhe një përqafim ashtu ulur siç ishin.- Po...Ajo letra, ç'kishte?- guxoi e pyeti për atë letër që ia kishte dhënë atë ditë në atë klasë boshe e ajo me gjithë kuriozitetin që e gërryente për brenda e kishte bërë copë-copë.

-Kur ishe kaq kurioze e hapje. Përse s'e lexove?

-Se do e kisha më të vështirë të të refuzoja

- Aty kisha shprehur çdo ndjenjë timen, ndjenja që për një mashkull janë të vështira të thuhen me zë, megjithatë ti më ndryshove dhe më bëre që ato fjalë të t'i them me qindra herë, se të dua kaq shumë.

-Më thuaj ndonjë rresht.

-Hëm...Proksima, ylli i vetëm që i jep jetë qenies sime, je njeriu i parë që më vjen ndërmend sapo hap sytë në mëngjes, mendimi i fundit i çdo nate, arsyeja e tymit të cigares që thith çdo natë duke vështruar yjet e duke kujtuar se je ti...

-Ti ! Po përmendësh i paske mësuar?

-Kështu është kur ia them vetes me qindra herë këto fjalë, se ty s'ti thoja dot.

-Sa të dua more budalla!

Kush e mendonte se ai moment aq i bukur do të prishej nga hapja e derës kryesore, duke bërë që ata të dy të hidheshin përpjetë se ishin kapur në befasi.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now