Pjesa 9.

638 100 71
                                    

I ftohti i dhjetorit binte në kontrast me gjendjen e saj aktuale, ishte bërë qull në djerse nga tërë ai vrap me frikën se mos ai e ndiqte nga mbrapa e do të ishte e paafte t'i kthente përgjigje.

Kishte shkuar në shtëpi e ashtu si një hajdute në shtëpinë e saj kishte shkuar në dhomë pa u vënë re nga askush përveç së ëmës e cila ishte duke fshirë oborrin.

Bënte varavingo nëpër dhomë duke u menduar e qindra ide i vinin në kokë, dridhej ende si dreqi, zemra ende i gufonte si e marrë e fjalët e tij i përsëriteshin në kokë si ndonjë film me metrazh të shkurtër.

Herë-herë buzëqeshte me vete si e marrë e herë-herë mallkonte atë që ia shprehu ndjenjat. Do ishte më mirë dhe më e lehtë për të nëse nuk do e dinte, ishte më mirë kur mendonte se ishte i lidhur me Klarën sesa tani që e dinte që ai djalosh e pëlqente dhe nuk mund të lidhej, jo kurrsesi,se ndryshe do ishte fundi për të dy.

Në ato momente mallkoi çdo gjë që e rrethonte, mallkoi qiellin, tokën, Hënën e Diellin...Mallkoi veten, vendin e kohën.

Përse dreqin kishte lindur në këtë vend? Përse kishte lindur në këtë kohë?! Në atë vend e në atë kohë që të duash është mëkat, të kesh ndjenja, që as vetë nuk i kontrollon dot, është turp e, në fund të fundit të marrësh frymë është thjesht një nevojë jo dëshirë.
Mallkoi veten, që e kishte lejuar të ndiente për dikë kur e dinte që ishte e ndaluar.

Përse njerzit janë gjithmonë të destinuar të shkojnë drejt të ndaluarës? Përse i tërheq rreziku?

Thonë që dashuria t'i merr mendtë, të bën të verbër e të metë. Ndihesh ndryshe, mendon gjatë gjithë kohës për atë person, qesh me vete si e marrë, mendon për një të ardhme me të, ndihesh e rëndësishme,sepse të do dikush që nuk e ke gjakun tënd, zemra jote ndihet me e madhe sepse ka arritur të pranojë një person që deri dje mund të mos ia hidhte sytë, ndihet sikur ka vend për shumë, ndihesh e lumtur vetëvetiu pa ndonjë arsye e, ajo i kishte këto simptoma. Hëh! Simptomat e dashurisë mendonte! Një sëmundje! Një sëmundje e pashërueshme dhe e djallosur që të sëmur psikologjikisht e nga zemra.

Nuk i besohej sesi tashmë mendimet e saj kishin pranuar një të vërtetë që kishte bërë çmos për një kohë të gjatë ta zhdukte, të mos e pranonte se do e kishte më të lehtë të hiqte dorë. Po si mund të hiqte dorë kur ai ia bënte aq të vështira?

Broçkulla, mendonte. Ku ishte ajo vajza që deri dje thoshte që dashuria është thjesht një iluzion për personat që duan të largohen nga realiteti, nje fiksim i momentit e se ajo ndjenjë nuk mund ta mashtronte dot kurrë atë?

'Ç'është kjo ndjenjë e tillë për dreq? Të mbështjell të gjithën e nuk të le hapësirë të marrësh frymë.

Në sekondin e ardhshëm e shikon veten si të marrë duke buzëqeshur me veten e kujton se marrëzi është kjo jetë e jo unë e shpirti im.
Shpirti im është i burgosur, i destinuar të qëndrojë brenda hekurave të helmatisura të këtij universi, i burgosur të mos njohë buzëqeshjen e vërtetë, i lirë të ndjejë, por i burgosur t'i jetojë ato që ndjen...' - përmbylli me këto gërma mendimet e saj të cilat nuk nguroi t'i hedhë në bllokun e zi aq shkujdesshëm sikur ato fjalë të donin të pushonin diku e tashmë kishin gjetur prehje.

U hodh përpjete kur ndjeu derën të hapej e instiktivisht fshehu bllokun poshtë jastëkut e kur pa fytyrën e Edës u qetësua.

-Çfarë ndodhi që ike ashtu? Je mirë?- pyeti menjëherë e shqetësuar teksa ulej pranë saj në shtrat.

-Nuk jam mirë.- deklaroi hapur.

-Çfarë ke? Të bëri kush gjë? Të tha dikush gjë?

-Ai më propozoi. - përshpëriti lehtas aq sa me zor dëgjohej e sytë s'guxonte t'i ngrinte, por vështronte hënën pikturuar aq bukur në batanijen e zezë.

-Ai çfarë? - e kundërt ishte Eda që kishte bërtitur me sa kishte në kokë. Fatmirësisht as i vëllai apo i ati s'ishin në shtëpi dhe e ëma me siguri do të kishte qënë ende jashtë duke fshirë oborrin.

-Qepe o debile. Ashtu si e dëgjove.

-Çfarë i the ti?

-Ia futa vrapit.

-Domethenë s'i the gjë fare?

-Harrova! Isha shumë e zënë duke u dridhur.

-Ti je debile.

-E di, duhet t'i kisha thënë direkt jo. As që e mendoj veten të lidhur.

-Pse?

-Si pse o Eda? Ti e di gjendjen time, e di familjen time, e di këtë dreq fshati ku jetojmë. Burri, i pari dhe i fundit.

-E di, e di. Po nëse ky fshat nuk do ekzistonte? Çfarë do bëje?

-Nuk di çfarë të them, por mendoj se e pëlqej dhe unë atë djalosh. Më pëlqen mënyra sesi më bën të ndihem, më bën të ndihem unike me ato fjalët e tij.Më bën të mendoj për një të ardhme me ne të dy. Jam fiksuar aq keq sa e kam parë dhe në ëndërr dhe i them vetes çdo ditë që ëndrrat e natës do mbeten vetëm të tilla. Në realitet nuk do ketë kurrë 'ne'. Në realitet do qëndroj me këmbë në tokë , në këtë vend ku jetoj, jo atje në atë botën time që më grabit vetëm nëpër ëndrra.

-Eja këtu ti poç me mjaltë!- belbëzoi bjondja para se ta merrte miken e saj në një përqafim.-Një ditë, do largohemi që këtu. Një ditë do jesh dhe ti e lirë të duash. E, atëherë do kuptosh se ndoshta këto ndjenja që po përjeton tani s'kanë qënë të vërteta. Ndoshta kanë qënë ashtu si ti e quan gjithmonë, një fiksim i momentit.

- E di, e di që nuk janë të vërteta. Janë iluzion dhe unë jam më e fortë se iluzioni, jam reale.-këto fjalë i tha më tepër për të bindur veten sesa shoqen e saj. Në fund të fundit kjo ishte zgjidhja e vetme që kishte për të mbijetuar.

Me kaq mori telefonin nga komodina, hapi instagramin dhe menjëherë hapi mesazhet me të.
Ashtu pa lënë asnjë mendim të qarkullojë në mendjen e saj formoi thjesht dy shkronja, dy shkronja që duhet të zbatoheshin në fakt, jo të mbeteshin vetëm të tilla.

Proksima Neli

-JO!

E ai sikur të kishte qënë duke pritur mesazhin e saj me telefon në dorë, menjëherë e pa.

Gledis Murati

-Përse?

Proksima Neli

-Përse-në s'e ka gjetur askush. As ti nuk do e gjesh ndonjëherë.

Gledis Murati

-Sidoqofte do ndjek këshillën e një shoqeje. Do luftoj për atë që dua e nuk do dorëzohem.

I lexoi këto fjalë disa herë e s'kishte si të mos kujtonte autoren e tyre, ishte vetë ajo. E kishte këshilluar mos hiqte dorë nga vajza që ai donte edhe nëse ajo e refuzonte. T'i tregonte se vërtet e donte. Tashmë kuptoi se me ato fjalë i kishte hapur vetes telashe, probleme, troç fare i kishte hapur gropën vetes.

Nuk i ktheu më përgjigje, por shkoi në profilin e tij për t'i bërë bllok. S'kishte kuptim të fliste më me atë, në fund të fundit s'kishte si të kishte shok atë që e donte si femër. Do ishte marrëzi! Do i bëhej më i vështirë qëllimi që i kishte vendosur vetes, t'i qëndronte larg. Sa do mund ta realizonte këtë gjë?

-Ndoshta është më mirë kështu.- foli Eda pasi pa përgjigjen e saj. Edhe ajo kishte erdhur me këmbë në tokë tashmë. Gjithnjëe ngacmonte shoqen e saj në lidhje me Gledisin, por kur kujtoi realitetin që gjendeshin, vendosi t'i përshtatej këtij realiteti.

-E di që është më mirë. Ama, rruga e drejtë është e vështirë...

E ajo mund të ishte e mallkuar në fund të fundit, e mallkuar të ndiejë, por kurrë mos jetojë...

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now