Pjesa 8.

634 99 151
                                    

-Mbylle instagramin? Pse?

-Si pse o Eda? Nervat m'i bëri kaçurrel. M'i solli zorrët te goja. Më vjen tia këpus e tia var në ballë!

-Qetësohu! Po çdo i këpusësh s'mora vesh?

-Veshët!

-Ëhë e kam parasysh. Ç'bëri tani?

-Lëmsh u bëftë që më ka bërë lëmsh!

-Wow! Muhabet lëmshi. Do më thuash si është puna apo të ta fus një surratit e të të vinë mendtë se kushedi ku paske humbur.

-Më shkruan ende.

-Edhe?!

-Po është acarim nervash. Është i lidhur edhe më shkruan ende seç thotë lali, lesh, presh...

-Po të shkruan në mënyrë shoqërore. A nuk ishe ti që thoje kështu?

-Po! Ashtu është po nuk dua të më shkruajë më.

-Dhe mbylle instagramin. A të kripsha mendtë ty! Po nga e di që është lidhur njëherë? Mos u bëj kaq xhelolze.

-Po Klara u bë me krahë. S'habitem kur të vijë pas ca muajsh me barkun ne goja. Dhe nuk bëhem xheloze. Sa herë duhet të ta them që nuk më intereson ai?

-Po, po dhe unë sa më shumë kohë që kalon, aq më shumë të besoj. Lere atë po çdo bësh nesër, do vish në ballo?

-Ballo?!

-A ky djalë të ka marrë çdo neuron të zgjuar që kishe në kokë.

-Mos ja fut kot, thjesht s'më kujtohej gjë.

-Kemi ballon nesër.

-Me ç'rast?

-Me rastin e martesës së Gledisit me Klarën.
Po hë moj se është balloja e përvitshme që bëjmë në prag të festave të fundvitit.

-Sa qejflinj ju. Nuk vij unë.

-Pse?!

-Kot, nuk më vihet.

-Do vish dhe pikë..

-Hm...Prit ta mendoj. JO!

-Kokëmushkë!

-Faleminderit!- buzëqeshi me idenë se kishte fituar.

***

Ishte duke zgjidhur disa ushtrime nga gjeometria që aq shumë e dashuronte. Humbiste në ato figura gjeometrike e gjente këndet e brinjët. Luante me sinusin e kosinusin e për një moment e ndiente veten larg mendimeve torturuese që së fundmi s'e linin një çast të qetë të gjorën, sa ndonjëherë i dukej sikur ky fiksim do e çonte deri në çmendinë.
Matematika i dukej si një lojë e bukur, si një livadh i bukur ku të kulloste mendjen e saj. Pasi zgjidhi dhe ushtrimin e fundit nga 19 të tjerët, hodhi bllokun tutje e duke fërkuar sytë nga lodhja u shtri e lodhur në shtratin e saj. Që kur kishte erdhur nga shkolla kishte humbur e tashmë arriti të dalë.

Rrëmbeu telefonin nga komodina e iu kujtuan fjalët e Edës. Kush ishte ai që ajo të ndikohej aq shumë?! Formoi nxitimthi kodin e instagramit e hapi menjëherë mesazhet.

Gledis Murati

-Lali si je?!

Proksima Neli

-Mirë, ti?! Mos më thuaj lali se do të të bëhet xheloze Klara. haha!

Gledis Murati

-Po mua më duket sikur po bëhet një tjetër xheloze.

Proksima Neli

-E përse duhet të bëhem unë xheloze?

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now