Pjesa 14.

504 96 36
                                    

-Më shkruajti mbrëmë Gledisi në instagram.

-Çfarë të tha?- pyeti mëse kurioze dhe irisët e syve iu zmadhuan sapo dëgjoi emrin e tij të përmendej. Çudi!

-Më tha ta takoja sot...

-Çfarë? Kjo është e shpifur o Eda. Domethënë ne jemi shoqe të ngushta si e mendon këtë gjë ai.

-Debile xheloze. Më tha ta takoja, të merrja një letër e të ta jepja ty.

-Mos më thuaj që e bëre?

-Sigurisht që jo, i thashë që ti më vret e më tha që të ta fusja në çantë.

-Është në vete ai?

-Nuk e di, ama unë jam dhe normalisht që s'mund të ta punoja mbrapa shpine.

-Ke bërë mirë që s'e more. Nuk kam nevojë për tundime të tjera.

-Të tjera?

-Më mjaftojnë mendimet e mua absurde. Madje dhe tani po vras mendjen si debile çfarë do më kishte shkruajtur në atë letër.

-Pra ti po më thua që bëra gabim që s'e mora?

-Kurrsesi! Bëre shumë mirë. Nëse do e kishe bërë do të ta kisha prerë dorën.

- E dija dhunën tënde. Po vras mendjen përse i paska kaq qejf këto mënyrat primitive? Domethënë për Klarën të dërgoi ty t'i thoje, tani ty do të të shkruajë letër. Ose është shumë romantik ose...

-Ose kam mbyllur unë instagramin.

-Përsëri ti?

-Çfarë të bëj? Mbeti duke hapur adresa e unë duke i bërë bllok. Plus që im vëlla më kërkoi instagramin tim e kam frikë nëse i thotë truri të më shkruajë diçka, kështu që më mirë e mbylla.

-Ke një jetë kaq të ndërlikuar.

-Kaq papritur u bë e tillë. Në momentin kur unë i lejova vetes të ndiej si një e marrë. E kam thënë, ndjenjat të bëjnë jetën katrahurë, po do ishte më mirë sikur ato që mendoj t'i zbatoj vërtet. Në momentin kur unë i lejova vetes të bija në kurthin e ca emocioneve, të vërteta a thjesht iluzione as vetë se di, i hapa vetes qindra telashe, telashe që nuk dihet në do mbyllen.Ndihem çuditshëm.

-Si ndihesh?

-Sikur tashmë kam ikur me të vërtetë nga ky univers. Dua vetëm të rri në errësirë, në dhomën time, të shikoj yjet natën e vetvetiu zot i mendimeve të mia bëhet ai. Të betohem, nuk dua, përpiqem ta largoj mendjen, por më kujtohet silueta e tij dhe një buzëqeshje shpëton padashje nga shpirti im derisa arrin në fytyrë. Më qeshin sytë!

-Me gjithë këto shenja, mendoj se ke rënë në dashuri.

-Nuk e di. Nuk e di nëse është dashuri, e ç'është më e rëndësishme nëse dashuria ekziston. Si mundet krejt papritur një person aq kundra dashurisë e ndjenjave të bierë pre e tyre?
Nuk e di çfarë ndiej, ama di diçka, që nuk jam ndierë kurrë kështu në jetën time. Për herë të parë po i lejoj vetes disa mendime të ndaluara për mua, për herë të parë mendimet e mia janë ndryshe dhe të lira.

-Nuk jam eksperte në këtë fushë Proksima, por po shikoj që ato ndjenja a çfarëdo qofshin rriten dita-ditës ndaj atij djaloshi. Pyes veten, a do vijë ajo ditë kur logjika dhe parimet e tua të munden nga këto ndjenja?

-Nuk e di, ama di se nëse ajo ditë vjen do jetë vetë vdekja për mua.

Me kaq e ndërprenë bisedën e tyre dhe u ngritën në këmbë për të përshëndetur mësuesen e letërsisë që sapo hyri në klasë.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now