Pjesa 13.

543 94 38
                                    

-Nervat kaçurrel!

-Qetësohu Proks.

-Si të qetësohem Eda? Ka tërë pushimin që më ndjek nga mbrapa si një maniak dhe kur kalon afër meje se çfarë dreqin këndon një melodi me zë të ulët.

-Të paktën ka zë të bukur. Ta mendosh që në dasmën tuaj do këndojë vetë ai.

-Po i rroftë zëri atij. Dasmën tonë e paskemi bërë në ëndrrat e tij!
Më shqetëson kjo sjellja e tij. Më duket sikur të tjerët do e venë re dhe më mori lumi pastaj.

-Çfarë do bësh?

-Do e bëj të më urrejë.

-Futja kot! E si do e arrish këtë?

-Duke e injoruar. Të mendojë se jam mendjemadhe e nuk ia vlen me mua.

-Përse kam një ide sikur do dështojë?

-Atëherë mos e ki këtë ide.

-Ah, more kunat, kunat! Nga tërë këto femra që ka bota, vajte e gjete  Proksimën?

-Fiks pra! Shko te Klara si për shembull.

-Ti u bëre keq kur do vinte aty.

-Posi! U bëra merak unë për surratin e tij.

-Nëse sytë do hanin, tashmë ti do ishe  në stomakun e tij. Nuk t'i ndan sytë.

-Se mos është i fiksuar mendor.

-Sikur ti nuk je pas tij!

-Unë? Unë nuk ia kam hedhur njëherë sytë.

-Seriozisht e ke ti?

-Kam turp!

-Hapu dhe të futesh ti.

-Sa mirë do ishte, do shpëtoja.

Pikërisht në këtë moment, me qëllim e shtyu shoku i tij i ngushtë duke bërë që ai të  përplasej me Proksimën e kjo e fundit si një thatanike e pashoqe që ishte, që dukej sikur dhe era do e rrëzonte poshtë, ra duke tërhequr vëmendjen e gjithë nxënësve aty rrotullur e domosdo kishte nga ata që po mbanin barkun me dorë nga të qeshurat.

-Proksima! Më fal.- foli menjëherë ai teksa i zgjati dorën që ajo të ngrihej.

Ajo i dha një vështrim tërë inat duke injoruar fare dorën e tij zgjatur drejt saj, por u ngrit duke u shkundur e duke ikur në drejtim të kundërt nga ai, ndërkohë që nga brenda vlonte e gjitha nga nervat.

Nuk i kishte ndodhur si nëpër libra, ku rënia mbetej thjesht një tentativë dhe princi i kaltër e shpëtonte princeshën e tij, por ai e kishte rrëzuar dhe si pa të keq donte dhe ta ngrinte pastaj! Mrekulli!

-Përse sia preke dorën? Do ishte kaq romantike.

-Të lutem! Ku e shikon romancitetin në këtë mes?

-E qepa!- foli e dorëzuar kur pa nervat e shoqes së saj.

***

Ecte ngadalë, kokë-ulur për të shkuar në shtëpi. Kishte një lagje të qetë dhe pa shumë lëvizje duke qënë se ishte e vetmja që shkonte në shkollë. E ajo, dashuronte qetësinë! I donte ato momente kur kthehej në shtëpi dhe rruga ishte bosh, mbuluar nga bora e janarit, dëgjonte kërcitjen e saj, dehej me aromën e borës, i mbushej shpirti me atë bardhësinë e skajshme që gjendej kudo e dukej sikur më në fund po gjente pakëz paqe, po gjente pak qetësi.

E ku është parë që qetësia të zgjasë përgjithmonë? Kësaj here ajo qetësi u thye nga zhurma e një motorri. E tromaksur u largua në qoshe të rrugës se i kishte pasur gjithnjë frikë, frikë, ama të bënte xhiro me të, ëndërr.

I erdhi fare pranë këmbëve dhe aty sikur e ndaloi shpejtësinë duke ecur me shpejtësinë që ajo hidhte hapat e vegjël. Ishte ai, e kush tjetër?!

-Do vish?

Nuk i ktheu përgjigje, por vazhdoi rrugën sikur ai të mos ishte fare aty.

-Lali, më fal për më parë. Nuk doja vërtet.

Përsëri heshtje nga ana e saj e tashmë filloi të ecë më shpejt për të arritur sa më shpejt në shtëpi.

-Ke vendosur të më marrosësh ?! Përse s'më flet.

I bëhej qejfi që më në fund dhe ai po acarohej nga sjellja e saj.

-Po unë marr jetë nga zëri jot!

Donte t'i vinte duart e ta hidhte nga motorri.  A thua do vdiste po mos e dëgjonte zërin e saj?! Kështu i thoshte njëra anë e trurit, ama ana tjetër buçiste fort që t'i kthente përgjigje, t'i thoshte diçka.

Ama, bëri të kundërtën. Përsëri u largua me të katërta e ai e shikonte atë, kristalin e tij që largohej gjithnjë e më shumë, sikur po ia mbathte nga ai.

Po a do e linte ai një kristal aq të çmuar t'i ikte nga duart aq lehtë?

Hyri në shtëpi e duke gulçuar shkoi në kuzhinë.

-Qetësohu! Ç'paske kështu sot?

-Ishte...Ishte...

-Kush ishte?- foli protektiv i vëllai sapo e pa të motrën në atë gjendje.

-Një qen...- ia preu ajo gjithe shpresat për të bërë të fortin apo heroin me ndonjë djalosh.

-Qen me dy apo katër këmbë?

-Nuk ia numërova, më shpëtoi. Po ç'i ke këto pyetje aman?- bëri sikur s'e kapi thelbin e pyetjes së tij, teksa mbushi pjatën me makarona e u ul në karrigen e drunjtë.

Mbaroi shpejt e shpejt e shkoi në dhomën e saj. Hapi dritaren dhe e lejoi veten të mbushej lirshëm me frymë, vendosi të humbasë dhe njëherë në mendimet që tashmë kishin marrë një shije tjetër nga ato të zakonshmet, ishin më të ëmbla.

I kujtohej përsëri ai, ai dhe prezenca e tij. Së fundmi kishte filluar ta gjente kudo. Përse po këmbëngulte kaq shumë për të? Përse ajo ndihej mirë me praninë e tij edhe pse nuk e pranonte?

Nuk e pranonte se ndoshta donte të bindte veten që ajo nuk kishte ndryshuar. Donte të bindte veten që ishte e njëjta Proksimë, Proksima që qëndron larg telasheve,djemve dhe këtyre ndjenjave, Proksima që do çiftet vetëm nëpër libra, Proksima që problemin më të madh ka një 9 të marrë në matematikë e jo një djalosh.

A ishte e njëjta Proksimë?!

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now