Pjesa 10.

617 97 82
                                    

Pushimet e dimrit kishin ardhur. Më në fund disa ditë qetësie për të gjithë nxënësit.

Atmosfera e festave të fundvitit ndihej e s'kishte zemër që mos ngrohte ajo atmosferë, ajo aromë festash. Nëpër shtëpitë e vogla të atij fshati të madh, dalloje dritat e vogla vendosur në ballkonet e shtëpive që ndriçonin tërë natën si për të zbehur paksa atë errësirën e frikshme që mbartte nata së bashku me çdo sekret a mister që fshihte.

Atë ditë bora kishte zgjedhur të zaptonte rrugët e fshatit të saj.
Binte papushim qetë-qetë e ajo e shikonte nga dritarja e katit të dytë duke kafshuar shegën flakë të kuqe e nuk i interesonte për lëngun kuqalash që herë-herë rridhte nga cepi i buzës së saj për të shkur drejt qafës. Kishte humbur thellë në mendime duke vështruar kristalet e borës të vishnin çdo centimetër, e kaq u desh që ajo të vishtë xhinset e zeza, pulovrën gri, nën të cilën nxitimthi fshehu diçka, ndoshta një libër me kopertinë të zezë, shallin e zi e kapuçin e tillë...

-O ma po shkoj te Gloria!- i tha teksa vishte atletet e saj gri në dalje të derës. Përfitoi pakëz nga situata që i vëllai nuk ishte në shtëpi e i ati në punë. Kishte nevojë për pak liri.

-Tani?! Në mes të borës? Po ç'kërkon nga Gloria tani xhanëm? Ajo është dhe më e madhe se ti.-pyeti e ëma dyshuese që menjëherë la okllainë në kuzhinë dhe doli me duart e bëra tërë miell në korridor për të folur me të bijën.

-Do marr, Don Kishotin, e ka ajo. Më duhet ta lexoj këto ditë që jam në shtëpi.

-E mirë, po shpejt ama. Mos vjen yt atë a vëllai e s'të gjejnë në shtëpi.

-O ma, do ik të marr librin, nuk do arratisem nga shtëpia.

Me kaq e mbylli e zbriti shkallët e shtëpise duke dëgjuar një kërcitje të lezetshme që shkaktonte shkelja e borës. U nis drejt ca rrugëve të boshatisura, se askush nuk guxonte të dilte në atë stuhi të lehtë bore.

E ajo gjeti veten aty, gjeti veten mes acarit të dhjetorit. E përhumbur dhe me ngadalë me frikën se mos rrëshkiste ecte drejt rrugëve kallkan të bëra.

Falë zotit Gloria kishte dalë në gjysmë të rrugës pasi kishte parë mesazhin e saj në instagram me atë libër në dorë. E mori pa shumë fjalë duke e falenderuar e në atë moment pa një shtullungë ajri të formohej nga i ftohti.

-Gledisi të bën të fala!- dëgjoi këtë fjali sapo i ktheu shpinën asaj. E habitur a ndoshta konfuze se mos ndoshta veshët i kishin prodhuar atë emër u kthye menjëherë.

-Çfarë?

-Gledisi të bën të fala.- përsëriti ajo fjalë më fjalë atë që kishte thënë.

-Gledisi? Mua? Po ti çne me Gledisin?

-E kam kushëri, mos më thuaj që s'e dije.

-Ti çfarë atë?- me kaq ajo lëshoi një të qeshur nga hutimi i vajzës 2 vite më të vogël se ajo.

-Ka instagramin tim dhe lexoi mesazhet tona.

-Mirë! S'ka ç'më duhet gjithsesi.- nuk e ngacmoi më, por e la të ikte.

Ai emër që kishte ca ditë që e kishte lënë rehat iu shfaq vetvetiu si për t'i ngacmuar rehatinë. Donte të humbej diku, e ku kishte vend më të mire?

Te dyqani pranë bleu një kroasant me çokollatë, nxorri nga pulovra librin me kopertinë të zezë 'Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat' dhe e shfletoi drejt faqeve të fundit. Kishte bërë çmos që ta lexonte sa më ngadalë se nuk donte ta mbaronte atë libër, ama si çdo gjëje tjetër po i vinte fundi.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now