Pjesa 12.

548 92 72
                                    

Sa shpejt kishin kaluar atë ditë pushimi. Sikur era e ftohtë të merrte me vete akrepat e orës e t'i lëvizte më shpejt se zakonisht.

Atë mëngjes të hëne janari u ngrit gjithë përtesë nga krevati i saj i dashur. Do i mungonte gjumi më shumë se çdo gjë tjetër. S'i kishte larë asnjëherë sytë në mëngjes, por sot ishte e detyruar se ata sikur qepeshin fort e nuk donin të hapeshin.

Me sytë pakëz të hapur shkoi në banjë e lejoi molekulat e acarta të ujit të preknin fytyrën e saj të butë. Morrnica nga i ftohti iu krijuan në trup, por të paktën ishte zgjuar nga gjumi.

Rrëmbeu ca rroba të zeza nga garderoba e saj dhe i veshi pa u shqetësuar shumë se si do i rrinin. E floket vetëm sa i krehu shpejt e shpejt duke lënë ondet e gështenjta të lira në fundshpinën e saj.

Pa orën e ishte bërë shumë shpejt gati e për dreq gjumi nuk i ishte larguar fare as nga i ftohti i ujit. Krevati iu duk shum i ëmbël në ato momente e mendoi të shtrihej sikur të mbyllte sytë sikur vetëm për disa minuta.

Gjumi e rrëmbeu sapo vendosi kokën mbi jastëk dhe po mos ishte për të ëmën e cila e zgjoi do të ishte duke fjetur ndoshta deri në mesditë.

Pa orën e menjëherë me një sy hapur e një sy mbyllur me të katërta u nis për në shkollë. Fatmirësisht e kishte afër shkollën. Në rrugë nuk shikoje asnjë njeri e kur arriti dera e shkollës u mbyll duke bërë që ajo të mbeste jashtë të paktën për orën e parë. Ishte hera e parë që i ndodhte kjo gjë në gjithë vitet e shkollës, por nuk kishte çfarë bënte, sepse mësimi kishte filluar tashmë.

Qetë-qetë shkoi dhe u ul në një stol në oborrin e shkollës. Hapi çantën dhe nxorri Don Kishotin e pa humbur shumë kohë humbi në gërmat e atij libri, u bë përsëri njësh me aventurat e kalorsit të arratisur. Sa do donte sikur dhe ajo një ditë të luftonte si një Don Kishot! Si një Don Kishot! A mundet një i tillë i vetëm të ndryshojë realitetin? A vjen pranvera me një lule?!

Nuk e kishte kuptuar se sa kohë kishte kaluar, por përqëndrimin nga libri ia zgjoi një e trokitur në dritaren e një klase që rastisi të ishte mbi kokën e saj. Në mënyrë instiktive ngriti kokën për t'u hasur me fytyrën e atij djaloshi që së fundmi po i mbinte kudo.

I shkeli syrin në mënyrë provokative e ajo kishte mbetur si e ngrirë para tij përsëri me faqet në një rozë të lehtë që e bënin edhe më të lezetshëm imazhin e saj. Kur mblodhi mendjen, pasi kishte qëndruar për një copëz here duke parë fytyrën e tij, u kthye në realitet, futi librin në çantë e u nis drejt derës tashmë të hapur pasi kishte përfunduar ora e parë.

Mirëpo te dera e klasës së saj qëndronte ai si ndonjë statujë e palëvizshme.

-Hapu!

-Përse?

-Se dua të hyj!

-Mos fol me kaq nerva!

-Hapu po të them.

-Është më mirë kështu. Rrimë bashkë.

-Nuk dua të rri me ty.

-Përse? Ne ia kalonim mirë bashkë. Përse s'më flet më?

-Nuk më duket normale. Tani ik që këtu. Po bën figurë të keqe.

-Është më mirë kur rri dhe shikoj fytyrën tënde.

-Ma shpife.

-Përse?

-I urrej romancat.

-Kush tha që po bëja romantikun unë?

-Mos trokit më nëpër dritare se thyeve xhamat, kujdes.

-Po unë nuk trokita për ty. Ishte një nga adhurueset e mia të shumta.

-Pika që s'u bie pra!

- Si gjithmonë ti dhe xhelozia.

-E ke vënë re që flet kot?

-O Proksima përse ke kaq komplekse? Përse nuk do të lidhesh me mua kur fare mirë të dy e dimë që edhe ti më do mua.

-Çfarë?! Qepe se do të të dëgjojë ndonjë si fillim dhe e dyta mos të të bëjë mendja dasmë. Unë të të dua ty? As në ëndrra.

-Në ëndrrat e mia ti ke pesë kolopuça.

-E shpifur.

-Pranoje që më do.

-Kur të pranosh që dashuria nuk ekziston.

-Ja që ekziston. Do të ta vërtetoj dhe atëherë do jemi bashkë kristal.

-Kristal? Seriozisht e ke?

-A s'kam të drejtë? Kur të pashë atë ditë mes borës ti m'u duke më e pastër, më e brishtë, më delikate se çdo kristal bore.- në ato momente dëshironte thjesht ta puthte në faqe atë djalosh, por e përmbajti veten dhe duke bërë nevriken iu kthye.

-Nuk e kuptoj ku i gjen këto budallallëqe, por dije që nuk të pijnë ujë me mua.

-Dije dhe ti diçka, nuk kam për të hequr kurrë dorë nga ti.

-Do lodhesh një ditë.

-Nuk je aq e fortë sa të më rezistosh.

-Arrogant!

-Kristal!

-Zhduku!

-Po ta plotësoj dëshirën, se po vjen profesori.- i shkeli syrin para se të ikte me duart në xhepa sikur të mos kishte ndodhur asgjë duke fishkëllyer në një melodi të sapokrijuar nga ai.

E vetëm atëherë mundi të hyjë në klasë për të shkuar drejt Edës.

-Çfarë ke ti ?- si mund t'i shpetonte fytyra e saj përzier me qindra emocione.

-Nuk di çfarë kam Eda. Zemra kundërshton mendjen, jam bërë lemsh, më janë bërë mendimet çorap e nuk di si tia gjej fillin. E di që është budallallëk, e di që do pendohem, e di që nuk e dua e nuk më do, po përse ndihem kështu? Përse ndihem ndryshe kur e kam pranë? Përse skuqem nga një fjalë e tij? Përse më duket sikur zemra do të çajë kraharorin e të shkojë pranë së tijës? Përse më duket sikur kam humbur në ndjenjat e mia e nuk dal dot nga ky labirint? Dua të mos mendoj për të, po për dreq dhe kur jam larg tij, në mendje më shfaqet ajo fytyrë. Ç'është ky fiksim kaq idiot? Jam çmendur!!

-Dikush ka rënë në dashuri.- e tha këtë fjalë për ta ngacmuar, por i doli më tepër si një notë keqardhje. Keqardhje, kur të dyja e dinin që të gjitha ato ndjenja ishin të ndaluara.

-Ishte te dera...

-Çfarë bëtë?- kaq u desh që ta linte seriozitetin dhe të hidhej në aksion.

-Debile! I thashë që është arrogant, të zhdukej, të më linte të qetë.

-I shkreti! Ç'ka për të hequr me ty. Po ai çfarë të tha?

-Kristal!

-Qepe! Zemra ime e gjorë nuk e përballon tërë këtë romancë.

-Romancë! Romancë në ferr! E sikur të duam, nuk do jemi kurrë 'ne' ashtu siç ai e tha Eda,sepse ne jetojmë në purgatorin e Aligierit, të dënuar të jetojmë gjithnjë të ngjitur në mendime me njëri-tjetrin, por kurrë bashkë. Ndoshta kjo botë është një dreq purgatori e ne jemi këtu sipas teorisë së Plutonit, ku njeriu mëkaton nga ç'rregullimet e dashurisë. Është mëkat për mua të dua Eda! Kështu ka për të qënë gjithmonë!


-

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now