Pjesa 18.

571 95 108
                                    

-Ti më dukesh ndryshe.- i tha Eda sapo e pa të buzëqeshur të ulej në bangë.

-Jo nuk kam gjë. - e teksa fliste donte të gënjente veten më tepër që nuk kishte gjë, po ajo ishte gati tia merrte valles nga lumturia.

-E shikoj, e shikoj. Nuk m'i bën dot mua këto, mos harro që të njoh më mirë se veten. Ti para ca ditësh rrije hundë e buzë se të kishte marrë malli për Gledisin...Prit...GLEDISI !- qeshi me shoqen e saj sesa e aftë ishte ta kuptonte pa folur qoftë edhe një fjalë të vetme.

-Ti u skuqe. Paska ndodhur diçka. Mban erë.

-Dhe unë që mendova se kishe humbur aftësinë e nuhatjes.

-Hajde fol tani. Rrëfehu zonjushë!

-Shiko...

-Nuk shikoj hiç po fol.

-Në pushim do të t'i jap dy milkat.

-Mirë ti m'i jep milkat mua, po më thuaj çfarë ka ndodhur me ty. Ç'është tërë ky gëzim? Apo erdhi pranvera, çelën lulkat dhe...

-Debile. Kishim hedhur një bast me dy milka dhe ti sapo e fitove.

-Bast....Milka... Të mbaja aq mend unë isha bërë shkencëtare.

-Puthja e parë...- vetëm kaq arriti të belbëzoje para se të qeshte e të skuqej përsëri. Uli kokën duke kafshuar buzën e poshtme dhe e vështroi shoqen e saj me bisht të syrit duke parë reagimin e saj që kishte mbetur e ngrirë duke vështruar me gojën hapur nga habia.

-Jo!- vetëm kaq arriti të thotë.

-Po!

-Betohu.

-Për kokën tënde.

-Jasha! Më vjen tia marr valles.- kaq u desh që Eda të bënte sikur ishte puthur ajo dhe jo shoqja e saj.

-Qepe se do të të dëgjojnë.

-Punë e madhe. Njëherë ndodh që Proksima të puthet. Nuk më besohet. Proksima Neli, vajza që për vite me rradhe ka tallur vajzat që kishin të dashur duke i quajtur trufyçka...

-U bë vetë një trufyçkë.- vazhdoi fjalinë e Edës duke psherëtirë.

-Nuk do thoja kështu unë. Thjesht nuk më besohet. Ti ishe aq skeptike ndaj dashurisë e lidhjeve, nuk besoje te dashuria, madje dhe kur u lidha unë nuk më fole një javë, i injoroje ndjenjat e thoshe se ti dhe Gledisi nuk do ishit kurrë bashkë. Si ka mundësi?!

-Unë ende nuk besoj te dashuria a ndjenjat, sepse unë nuk e di ç'është dashuria. Po, kush e di si është dashuria në të vërtetë?

A lëndon ajo e vërteta, ajo që nuk ekziston?
Kushedi...

Dashuria është si vdekja do të thoja, askush nuk e di si është vdekja, sepse nuk ka pasur ndonjë që të vdesë, të kthehet e të tregojë për vdekjen, e , e tillë është dhe dashuria, mister i vërtetë. Ka thjesht ca hipoteza për ekzistencën e saj.

Nuk besoj te dashuria. Thjesht mora ca ndjenja të reja, ca flutura në stomak, u ndjeva e lumtur e këto ndjesi vendosa t'i përkufizoj me termin Dashuri edhe pse thellë-thellë në vetvete e di që s'është e tillë, ama më pëlqen kur e them Eda dhe e urrej këtë gjë. E urrej faktin që më pëlqen të them se kam rënë në dashuri. Çdo gjë që bie, thyhet apo jo?! Po sikur dhe unë të thyhem?! Kam frikë...Ndaj deri më sot kam qëndruar larg ndjenjave se kisha frikë e tashmë i dola frikës ballë-për-ballë. Nuk di nëse do e mund, apo do më mundë duke u bërë realitet.

-Nuk është mirë të mendosh kaq. Ndonjëherë thjesht duhet jetuar e tashmja.

-Po, por nëse s'do mendoja për të ardhmen, do e kisha djegur atë. E kam frikë mos e djeg tani...

-Po si ndodhi?! Domethënë, puthja. Si e fitoi zemra pavarësinë ndaj trurit tënd?

-Nuk pata zgjidhje tjetër. Më kishte erdhur në shtëpi dhe hop, si papritur e pa kuptuar më zhvirgjëroi buzët.- nuk e mbajti dot të qeshurën, por e ndërpreu nga një dallgë të qeshurash nga Eda.- Aty harrova çdo gjë, dukej sikur asgjë nuk mund të më ndalonte. U ndjeva e lirë Eda. Për herë të parë në jetën time u ndjeva e lirë të bëja një zgjedhje pa u ndikuar nga ndërgjegjia ime, se dukej sikur ajo puthje e vuri në gjumë.

Për herë të parë në jetën time vendosa me zemër, jo me mendje. Kuptova që kurrë nuk duhet thënë kurrë. Nuk ma merrte kurrë mendja që të isha në lidhje me dikë.

-Ah, moj hutaqe! Nëse jeta do kishte qënë e parashikueshme, shumë gjëra do ndodhnin ndryshe, ndaj nuk duhet bërë kurrë plane, por ta jetosh ashtu si të të vijë. U bëra me kunat. Nëse ai të lëndon a bën diçka dije se do ia thyej brinjët.- i dha një përqafim kockëthyerës shoqes së saj e më pas të përqëndrohej në mësim që kishte disa minuta që kishte filluar.

***

Ishin dy orët e fundit dhe për fat të mirë kishin fiskulturë, se në të kundërt do u plaste koka nga ajo ditë e vështirë mbushur tërë fizikë e kimi.

Mori lejë përsëri teksa shkoi dhe u ul te stoli i shkollës, ndërkohë që gjithë të tjerët po luanin volejboll e, si gjithmonë nuk kishte ndërmend të flinte në fushë apo të thyente ndonjë kyç dore a noçkë këmbe.

-Kristal!- ndjeu atë zë e sapo ngriti sytë buzëqeshi që e pa më në fund. E kishte marrë malli ta shikonte rreth e rrotull. Në ato momente donte ta përqafonte, por e përmbajti veten dhe vetëm sa i dhuroi një buzëqeshje. Prit...Ai djalosh ishte i dashuri i saj tani?! I dukej mëse e çuditshme.

-Kur do mësosh të mos skuqesh ti?! Jemi dhe të lidhur tani.

-Pusho! Mos e thuaj më.

-Çfarë?- qeshi teksa e ngacmonte dhe vinte re se sa e turpshme ishte ajo vajzë.

-Ja atë. Që unë dhe ti, që jemi ne.

-Mësohu me këtë ide se kështu do jetë deri në përjetësi.

-Mos ndoshta pa dashur po më premton përjetësinë?

-Sigurisht që po. Të dua kaq shumë sa nuk imagjinoj dot një jetë pa ty.

-Mos bëj premtime për të cilat nuk dihet në do i mbash..

-Por , unë e di që do i mbaj, sepse e di që për ty do bëja gjithçka Proksima. Ende nuk e ke kuptuar sa të dua?!

Dashur, padashur lëshoi një buzëqeshje shpirti, ndjeu se fjalët e tij depërtuan thellë në qenien e saj dhe i ngrohën atë zemër blu, filluan tia shkrijnë atë zemër të ngrirë.

-Sa e ëmbël je kur qesh! S'e kuptoj përse ha veç ëmbëlsira. Edhe ëmbëlsia e ka një kufi, por duket sikur te ti ka harruar të ndalojë.

-Qepe!- e tha këtë fjalë duke qeshur teksa mbuloi fytyrën me duar.

-Po shkoj se dolën njerëz dhe e di që e ke bezdi.- i shkeli syrin para se t'i lëshonte në prehër 4-5 çokollata të ndryshme, t'i shpupuriste flokët e t'i kapte ndër gishta faqet e buta porsi petulla e ajo ngriu nga veprimi i tij, ende nuk ishte mësuar me këto sjellje, por përsëri buzëqeshi.

-Faleminderit!

-Për çokollatat?

-Që respekton dëshirat e mia pa t'i shprehur.

-E njoh mirë vogëlushen time dhe nuk dua kurrsesi të mërzitet.- i dha dhe ai një buzëqeshje para se të largohej drejt shkallëve të shkollës...

E ajo, mbeti nën shoqërinë e kolonjës që ai la pas, të momenteve të mëparshme, të prekjes së tij në fytyrën e saj, të fjalëve të ëmbla që i ngrinin peshë zemrën e të shijes së ëmbël të çokollatave që dukej sikur po ia bënin me syçkë.

-Kunati romantik!- e ngacmoi Eda, sapo pa që ai ishte larguar e nuk vonoi që të vinte pranë saj.

-Idioti i adhurueshëm! E dua!

-Ptu, ptu, larg syri i keq.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now