Pjesa 20.

501 91 24
                                    

Si gjithmonë ora e edukimit fizik ishte orë gjumi për të. Ishte ulur në tokë në njërën anë të fushës së volejbollit e shikonte të tjerët teksa luanin volejboll për shtatë palë qejfe, kurse ajo qëndronte duke u ngrohur në rrezet e ngrohta të atij dielli përvëlues fund-prilli.

Flokët me onde i kishte drejtuar e kishte vënë një kapelë të kuqe e cila si për çudi i shkonte shumë duke i nxjerrë në pah tiparet e ëmbla të fytyrës. E veshur me të zeza e një këmishë të kuqe qëndronte ulur pa u shqetësuar se mund të bëhej pis.

Ishte e përhumbur duke ndjekur lojën e volejbollit që po zhvillohej, kur papritur i zunë sytë praninë e tij në anën tjetër të fushës. Ishte ulur dhe ai poshtë dhe shikonte tërë vemendje atë duke mbështetur kokën në gjuri, krejt i përhumbur, dalë nga kjo botë e ndoshta hyrë në atë botën e tyre të vogël.

E ndjeu përhumbjen e tij dhe nxorri telefonin për t'i shkruar një mesazh. Nuk e kishte marrë kurrë më parë telefonin me vete në shkollë, por si duket ky djalosh po e bënte të dilte pakëz nga rutina e saj e përditshme.

-Mos më shiko ashtu se më duket sikur do më hash.

-Më mirë të të ha. Je kaq e ëmbël.

-Avash, se u këpute nga tërë kjo romancë.Po hiqi sytë se dukesh sikur ke ngalluar.

-Ëhë ashtu jam. Sot qënke bërë si shpirt. Mos u skuq tani.

-Prapë e le orën e mësimit?

-Doja të të shikoja nga afër.

-Do ngelesh në klasë more.

-Më mirë, të jemi në të njëjtën klasë.

-I marrë.

-O Proks...

-Hë?!

-Të do lali shumë.

-Mirë.

-Mirë?!

-Po çfarë të them?

-Si për shembull të dua dhe unë? S'ma ke thënë asnjëherë.

-E them me mendje.

-Po unë dua të ma thuash mua.

-Punë e madhe se çfarë do ti.

-Pse s'je aspak romantike?

-Nuk më pëlqen romanca.

-Po, po, pastaj qesh me vete ti kur lexon fjalë të ëmbla, po thuaj që je aq kokënoçkë sa nuk do ta pranosh.

-Posi, ashtu si thua ti është.

-Normal. Ku iku yt vëlla sot se e pashë në mëngjes kur doli nga shtëpia.

-Iku me babin në Greqi, prapë. Do rrinë dy ditë.

-Aha, mirë.

-Ika se po më shikojnë sikur do më hanë që po rri në telefon. Të dua.

-Shyqyr e the, tani do kaloj një ditë të bukur. Të dua më shumë shtrigë.

Me kaq futi telefonin në xhep dhe përqëndroi vemendjen tek loja e volejbollit, pa harruar që herë-herë t'i hidhte vjedhurazi vëzhgime djaloshit që qëndronte në anën tjetër të fushës, i cili herë-herë nuk ngurronte t'i shkelte syrin apo t'i dhuronte buzëqeshje.

***

Sapo ishte shtrirë për të fjetur e kishte kaluar mesnata. Kishte qënë një natë e gjatë se i duhej të përgatitej për tre lëndë të vështira të së nesërmes.

Proksima e Tokës.Onde histórias criam vida. Descubra agora