Pjesa 6.

630 100 91
                                    

-Ç'ishte bërë ashtu sot nga shkolla Proks?!- i foli i vëllai,Rei sapo u ul në kuzhinë të hante drekë. Ndjeu një shtrëngim në zemër e ndjeu duart t'i dridheshin instiktivisht. Ishte e frikësuar. Mund të ishte tepër e fortë, por kur vinte fjala për këto tema me familjen e saj, e humbiste fare toruan.

-Asgjë.- foli nëpërdhëmbë.

-Si asgjë? Më vijnë fjalët mua.

-Kur e di përse pyet?

-Çfarë ka midis teje dhe atij Gledisit?

-Asgjë!

-Si asgjë?! Pse u hodh në mbrojtje ai?

-Ku di unë. Ndoshta se ka vetë ndonjë motër e s'do i vinte mirë nëse në vendin tim do ishte e motra. Pastaj, në vend të shqetësohesh për atë debilin thua për këtë.

-E rregullova dhe atë, nga aty po vij. Për një javë s'vjen në shkollë se i duhet rikuperuar hunda e thyer, po me këtë Gledisin s'më qëndron mirë puna. Edhe burimi i sherrit me Klarisin qënka po Gledisi.

Donte të fshihte duart që i dridheshin se fytyrën s'e kontrollonte dot. Kushedi si ishte zverdhur nga frika e gjora!

-O Rei, nuk ka asgjë. Kaq po të them, po të duash beso, po të duash jo.

-Mirë, mirë. Do e shohim ku do i dalë tymi këtij muhabeti. S'dua të të shoh më me atë Gledisin. Pastaj çne shok nga viti i tretë ti?

-Po sikur unë me atë ia shtrojmë muhabetit 24-orë.

-Mos e zgjat.

Shfryu e mërzitur teksa plasi lugën në pjatë e u nis drejt dhomës së saj duke rrëmbyer çantën e shkollës. Mori telefonin nga komodina dhe hapi nxitimthi instagramin.

1 Request Message

Klikoi mbi këtë buton dhe me gërma të errëta iu shfaq emri i atij personi që i hapi aq shumë probleme 'Klaris.Vojo'

Nuk mbaron me kaq ky sherr. Keni për ta parë ti, ai kopili dashnori jot e yt vëlla.

E injoroi duke e fshirë, lëvizi sytë në formë bezdie duke e sharë me qindra fjalë në mendje.

Gledis Murati

Lal si të kam?! S'të lëndoi ai apo jo.

Proksima Neli

Mirë jam. Faleminderit, por nuk kishe përse ndërhyje. I hape vetes probleme me paralajmërimin.

Gledis Murati

Për ty bëj gjithçka!

Proksima Neli

Duhet të mësoj. Shihemi!

Ia preu shkurt se nuk donte ta fuste atë dhe veten në telashe. E dinte se afrimiteti me të do ia vështirësonte jetën, e dinte se do i sillte tersllëqe dhe nuk kishte aspak kohë për të tilla gjëra. Thjesht shfryu e hodhi telefonin tutje duke lejuar veten të zhytej në botën e shkrimit për të qetësuar sadopak nervat.

Rrëmbeu bllokun e saj të zi katran nga tavolina e punës, e u hodh përsëri në shtrat.

'Të largohem nga ky vend i errët dua. Të gjej atë dritën në fund të humnerës e të shkoj drejt saj pa e kthyer kokën pas. Të zhdukem nga kjo mizori vrastare dua, te largohem e kurrë mos kthehem në këtë skëterrë ku shpirti jot s'kushton asgjë, ndjenjat përdhosen, buzëqeshja shuhet ende pa lindur mirë e fjala vdes gjatë rrugës. Diku tjetër të shkoj, ndoshta në atë botën time që është e imja dhe e askujt tjetër. Kam frikë tia besoj dikujt tjetër shpirtin, qenien time...Ndaj...Ndaj jetoj mes errësirës dhe shpresës...'

Plasi stilolapsin mbi krevat së bashku me bllokun duke mos i korrigjuar fjalët e shkruara, por i la ashtu të papërpunuara, ashtu si çdo emocion i saji.

***

Ecte përsëri me hapa të vegjël e të ngadaltë duke humbur në ndonjë shteg të lirë të kujtesës së saj.
Në gjysmë të rrugës sytë i zunë Edën, e cila e vuri re menjëherë fytyrën e saj.

-Ç'ndodhi?

-Më bëri llafe Rei.

-Hëngre ndonjë dackë?

-Jo! Ama ishte bërë shumë dyshues. Kam frikë O Eda.

-Mos ki frikë. Në fund të fundit ti të vërtetën i the,apo jo?

Thjesht pohoi me kokë e vazhduan të ngjisnin shkallët e katit të dytë sapo arritën në shkollë.

-Mirëmëngjes Proks!-dëgjoi përsëri atë zë që së fundmi i ishte bërë i pandashëm dhe e dëgjonte pothuajse kudo, për mos thënë në çdo çast të ditës së saj, sepse dhe kur shkonte në shtëpi do e gjente si pjellë e mendimeve e kujtimeve të saj e kur ishte në gjumë duhej pikërisht që ëndrrat tia risillnin atë imazh që zinte pjesën më të madhe të mendimeve të saj.
E natën e kaluar i kishte erdhur në ëndrrat që dikur i kishte patur aq ndryshe. Kishte parë atë dhe veten e saj duke u puthur nën hijen e pemës së gështenjës. Ishte habitur kaq shumë me ndryshimet qe i kishte shkaktuar ai njeri. Nuk donte ta pranonte si dreqi dhe çdo sekonde i kundërshtonte mendimet e saj, i qëllonte fort ato me mendime të tjera, por kot e kishte, kot e kishte atë betejë të humbur. Donte a s'donte ta pranonte ishte fiksuar keq fare me atë djalosh!

-Mirëmëngjes!- i ktheu përshëndetjen ftohtë pa ia hedhur sytë. E dinte se nëse do afrohej me të do e kishte më të vështirë, ndaj kishte vendosur të ndiqte këshillën e të vëllait e t'i qëndronte larg, sa më larg të mundej, para se të ishte shumë vonë e jeta e saj të merrte të tatëpjetën.

-Si e pate ti ? - i foli Eda dyshuese sapo hynë në klasë e u ulën në bangë.

-Punë që s'bëhet.

-Çfarë s'bëhet?

-Unë dhe ai. Duhet t'i rri larg.

-Pse?

-Do më hapë telashe. Që 1 kilometër larg mban erë telash ai.

-Ke filluar ti me këto aromat tani.

-E kam vendosur që sot s'do ketë GLEDIS MURATI në mendjen time.

-Pse çdo ditë ka pasur ë?- e ngacmoi përsëri ajo duke i shkelur syrin..

-Jo! Po ja... Ndonjëherë ashtu si padashje hynte në mendjen time.

-E shejtankë!

Qeshi dhe e la pas atë bisedë duke u përqëndruar në mësuesin e matematikës që me aq pasion e ndiqte kur shpjegonte aq pastër trigonometrinë.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now