Pjesa 25.

571 93 180
                                    

   -Zhvishu!-dëgjoi atë zë të fortë, të ashpër e të thellë që doli nga burri që qëndronte para saj. Mezi kishte pritur për mbrëmjen i gjori e gjatë gjithë kohës e shikonte me një sy pervers sikur do e hante atë orkide të porsaçelur.

Në fillim ngurroi dhe qëndroi bashkë me dridhjet ulur në krevat ende me atë fustanin e bardhë qëndisur tërë lule.

Lakuriq gjendej e ashtu filloi të afrohej me hapa të ngadaltë drejt vajzës e cila llahtarisej kur mendonte se çfarë do të bënte e nuk kishte as guxim të kundërshtonte, as forcë të luftonte e për më tepër kush do e shpëtonte e nga kush? 

-Hajde mos ki turp, mos bëj sikur e ke për herë të parë.

Ngriti sytë dhe e pa me përçmim. Çfarë kishte bërë për të merituar një qen të babëzitur si ai?

-Nga e di ti që s'e kam për herë të parë?- guxoi e belbëzoi me një zë të ulet që mezi u dëgjua. Nuk kishte sesi t'i mungonin lotë nga sytë. Së fundmi dukej sikur ato kishin harruar të flinin.

-Përderisa të martuan...

-A nuk mendon se mund të jetë bërë një padrejtësi?

-Jo. Në fund të fundit s'do të ta bënte familja jote këtë.

-Ja që e bëri.- vërtet...Si kishte mundur familja tia bënte këtë? Familja vatra e ngrohtësisë ishte kthyer në një vatër mortore për të, në një vatër që i vodhi pabesisht jetën dhe i dhuroi vuajtjen e dhimbjen, i dhuroi vetë ferrin.

I vuri duart në supe dhe e ngriti në këmbë. Nuk kundërshtoi, thjesht i bëhej mishi kokrra-kokrra kur ndiente duart e tij të preknin lëkurën e saj të butë, të paprekur më parë.

-Mos, të lutem.- belbëzoi dhe menjëherë largoi fytyrën nga buzët  e tij që kishte tentuar ta puthte në faqe që nga pas, e belin e saj të lakuriqtë e kishte rrethuar me duar. U ul në krevat e uli sytë përtokë. Nuk shihte qartë nga lotët që si një barrierë ishin formuar në sytë e saj. Ndiente ethe të përvëlonin atë trup pisk e lakuriq. Gjendej lakuriq para një mashkulli që një natë më parë as nuk e njihte.

E ai nuk u ndal,

Mbylli sytë e nuk donte t'i hapte.

Lotët kullonin çurkë, ishin të nxehtë se i ndiente të përvëlonin fytyrën e saj, kalonin anash syve e nuk piqeshin me njëri-tjetrin.

Nuk ndiente asnjë grimcë kënaqësie, thjesht mblidhte trupin nga neveria që ndiente, i vinte pështirë.

Kishte humbur përsëri në mendime duke gjykuar për çdo gjë që kishte ndodhur, për rrjedhën që krejt papritur kishte marrë jeta e saj, për rrjedhën që ajo jetë do të ndiqte në vazhdim. Nga këto mendime e zgjoi një dhimbje e madhe që  e bëri të nxjerrë pakëz zë. Një dhimbje e menjëhershme kishte zaptuar tërë trupin e saj, por nuk kishte fund. Ndiente diegie, t'i gllabëronin tërë gjymtyrët, çdo pjesë trupi.

Ai nuk e kishte vrarë mendjen se ajo vajzë e vogël po përjetonte vetë makthin.

Ai qen i babezitur fjeti.

Po ajo?!  Ajo u mblodh kruspull duke u kthyer në njërën anë të krevatit.  Vetëm tashmë arriti të hapte sytë. Shikonte vetveten e ndihej e piset.

Trupi i lakuriqtë nuk denjoi të vishej e as të mbulohej. Ai trup i lakuriqtë vetëm zgjodhi të vuante për ato ndjesi aq të tmerrshme, të dridhej nga  i ftohti...

Në ato momente shumë gjëra mund të ishin duke ndodhur në mbarë botën ; dikush mund të lindte, dikush mund të vdiste, dikush mund të ishte duke qarë e dikush duke qeshur, por ishte e sigurt se nuk kishte kurrkund njeri si ajo, e dënuar mentaliteti vrastar, nga vetë familja e saj për të vdekur çdo ditë pak e nga pak fizikisht, se shpirtin e varrosi që në atë moment kur i vëllai e copëtoi, që në atë moment kur u has me fjalët më të rënda nga gjithë familja, në atë moment kur kuptoi se kishte bërë një gabim për dikë që nuk ia vlente.

Ai shpirt që gjithmonë kishte ëndërruar lirinë, humbi çdo shpresë për ta fituar atë. Ai shpirt adhurues i lirisë ishte flakur keq në një birucë të errët tërë llum, i prangosur për të mos jetuar më kurrë.

Ai shpirt rinor, ishte plakur e kishte vdekur.


E di që më urreni me gjithë shpirt. E  vonova shumë updaten, por kam patur shumë mësime, edhe tani kam po e bëra zemrën gur për ju se më dhimbset vetja.

S'mund të jetë pjesa më e mirë po nxitova ç'të bëj.

Ah dhe këdo që të takoj nga ju në të ardhmen do ua jap fasoletën që keni harxhuar deri tani.

Përqaputhje!

Proksima e Tokës.Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu