Pjesa 31.

502 93 46
                                    

Mbaroi mësimin dhe sot ashtu si javën e kaluar pa se Rein e kishte pas. Ia kishte dalë ta bënte për vete atë djalosh me sjelljen e saj që bënte sikur ishte e interesuar, por do i dilte në krye planit të saj, sepse kur e thoshte diçka do e bënte me patjetër.

-Mbrapa është o Jona?

-Po Ed, bashkë me Sotiraqin.

-Aman, si cift i dashuruar këta.

-Çke ndërmend të bësh? Javën e kaluar i more dhe trëndafilin që të dha. Po e mori vesh Flavio të griu.

-Aman, nga do e marrë vesh. Vetëm ne ishim në rrugë.

-Mos më thuaj që të pëlqen Rei moj Eda? Ti e di ç'kafshë është ai.

-Të lutem! Kafshët e pabindura meritojnë të goditen.

-Bjonde, o bjonde, bjonde vagabonde.-këndonte me zë të ulët ai teksa u afrua fare pranë saj.

-Të keqen e Andi Shkozës. Këndo Këndo, e sot, pa ta tregoj unë ty.- përshpëriti me zë të ulët aq sa vetëm Jona e dëgjoi dhe u shkri në të qeshura nga fytyra djallëzore e saj.

-Pse bën si e vështirë moj bjondinë?

-Ik o Rei më ler rehat, se e mori Elsa që më je qepur ta bëri mishin copka-copka.

-Aha, pra e paske problemin te xhelozia. Mos u mërzit se unë atë e le për ty.

-Rei, ikë.

-Si e pate ti? Deri dje ta kishte qejfi me mua.

-Rei, ta plasa kokës me tigan po ik. Ç'punë kam me ty unë?

-Moj bjonde...- kjo ishte fjala e tij e fundit që tha,para se një burrë ta ndalonte në mes të rrugës. Eda ktheu kokën dhe pasi e pa buzëqeshi në mënyrë fitimtare. Ia kishte arritur qëllimit.

-Rei Neli?

-Po. Kush jeni ju?

-Policia.

-Polic pa uniformë?

-Policia civile.- foli teksa i tregoi distinktivin dhe menjëherë ndjeu shqetësimin ta gërryente krejt papritur. Ç'kishte bërë?

-Përse më ndaluat?

-Këto do i merrni vesh në komisariat. Unë e vërtetova akuzën e hedhur ndaj teje.

-Ç'doni të thoni?- kësaj here nuk mori përgjigje, por vetëm prangat e hedhura në duart nga polici. Të gjithë kishin ndaluar për të parë shfaqjen dhe zgurdullonin sytë.

***

-Përse akuzohem komisar?

-Goxha djalosh. Përse kështu?

-Si? A mund të më sqaroni?

-Pedofilizëm.

-Çfarë?

-Rei Neli, akuzoheni për ngacmim seksual.

-Çfarë?- me kaq u ngrit menjëherë në këmbë duke parë i habitur nga komisari që qëndronte i ulur në karrige duke e parë me sy të xhindosur.

-Uluni.

-Çdo të thotë kjo?

-Jeni 24 vjeçar dhe interesimi seksual ndaj një gjashtëmbëdhjetë vjeçareje iu bën automatikisht pedofil dhe për më tepër pa dëshirën e saj. Dalim pak nga kornizat e profesionit, nëse do isha babai i saj do të ta kisha këptur kokën se kam dhe vajzën në moshën e saj.

-Kush është kjo?

-Eda...- nuk e la të përfundonte fjalinë se kujtimet e para ca ditëve e goditën hidhërueshëm. I kishte shkuar në shtëpi pasi atë ditë që e kishte gjetur në shtëpinë e tij, ajo kishte harruar telefonin e saj. Kur ia kishte dhënë, e kishte parë tërë inat duke u betuar se do merrte hak për Proksimën. Më pas ditët në vazhdim kishte parë se ajo i hidhte vështrime vjedhurazi dhe kur ai e shikonte, largonte sytë. I kishte dhuruar një trëndafil të kuq dhe ajo e kishte marrë. Për ditë të tëra e kishte ndjekur nga pas me shpresën se do e bënte për vete atë vajzë me ca fjalë të bukura a ndonje gjest që vajzat e quanin të ëmbël. Tashmë po kuptonte sjelljen e saj dhe djallin që flinte brenda asaj fytyre ëngjëllore, madje dhe sjelljen e saj sot, pasi e dinte që policët civilë ishin në rrugë për të vërtetuar denoncimin e saj.

Nën shoqërinë e psikologes kishte dhënë dëshminë se djaloshi 24 vjeçar kishte me javë të tëra që nuk e linte rehat, i kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte prekur në mënyrë provokatike. Ishte e frikësuar të shkonte në shkollë se gjithmonë i rrinte mbrapa dhe e ngacmonte me fjalë duke ndikuar keq në psikologjinë e saj. Komisariati i qytetit kishte dërguar policë civilë për të vëzhguar nëse fjalët e saj ishin të vërteta dhe, e kishin gjetur atë pas saj duke e ngacmuar pa dëshirë.

-Është mashtrim. Është kurth.

-Po, kështu thonë të gjithë fajtorët. Ku i ke provat që të mbrohesh? Në shtëpi i ke vajtur, se morëm dhe dëshmi të fqinjëve që të kanë parë.

-Ajo më ka thënë që do më shkatërrojë?

-Përse?

-Për time motër.

Çfarë ka motra jote?- t'i thoshte se e kishte rrahur për vdekje dhe se e kishin martuar pa dëshirë me siguri nuk ia mbante.

-Ajo gënjen.

-Këto thuaji para gjykatësit, deri atëherë do të qëndrosh brenda.

-Nuk mund ta bëni këtë pa prova.

-Kemi plot prova dhe t'i thamë.

-Shiko këtu komisar. Po veproni sipas ndjenjave tuaja si baba,jo në mënyrë profesionale.- i thërriti kësaj here i inatosur duke i drejtuar gishtin tregues në mënyrë fyese.

-Do e kem dhe këtë parasysh gjatë gjykimit tuaj, të sigurohem që mos gjykohesh në gjendje të lirë.

Me kaq erdhën dy policë të cilët i hoqën të gjitha sendet personale dhe ashtu të prangosur shkuan drejt qelisë.

Dëgjoi kërcitjen e derës së hekurt dhe më pas hyri aty për t'u hasur me një botë krejt tjetër nga ajo çka ishte mësuar të shikonte përditë.

Pa tërë ato fytyra ; ca mjekëroshë, ca që kushedi sa kishin pa u larë, ca barkderra e ca ngordhalaqë që sapo panë të riun filluan t'i hidhnin vështrime analizuese nga koka deri te këmbët. E gjeti veten të huaj, humbur mes ca kriminelëve.

Pa thënë asnjë fjalë shkoi drejt një krevati bosh të cilin ia tregoi gardiani me gisht dhe u ul. Ndihej çuditshëm, teksa rreth vetes shikonte ata kriminelë.

Kriminelë. Të tillë i quante të tjerët. A thua se ai vetë ishte shenjtor? Se kishte zemër aq të bardhë sa nuk ia bënte të vriste as një mizë? A thua se s'kish lënduar ndonjëherë? Po për dreq dhe ai ishte një kriminel, edhe ai ishte një mëkatar, një mëkatar i njollosur në çdo qelizë të trupit të tij, një mëkatar i zhytur deri në grykë me mëkate, ashtu si çdo njeri tjetër në fund të fundit.

Çdokush është një mëkatar, një kriminel në këtë jetë, kush më pak e kush më shumë.


Hakat në këtë dynja merren xp. E kisha bërë në plan që librin ta mbyllja këtë fundjavë po më erdhën njerëz s'kam faj unë. Përqaputhje everyone!

Ambraa erdhi, po ishalla nuk zhduket prapë se na ka marrë malli për shejtankën.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now