Pjesa 17.

647 98 87
                                    

Ato ditë i dukeshin të lodhshme, të mërzitshme si dreqi. Nuk shtyhej as sekondi e as minuti, se pa buzëqeshje ç'është jeta?! Një pikë e zezë, pis e zezë.

Ishte ndryshe kur kishte praninë e tij se dashur padashur i falte buzëqeshje shpirtit të pastër të asaj vajze.Shpirti i saj ishte blu. Blu dhe i acartë, një copë akulli që nuk ngrohej nga asgjë përpos tij, një copë e vdekur pa të.

Së fundmi nuk i shtyhej më as të shkonte në shkollë, po gjithë përtesë ngrihej nga shtrati, ndryshe nga ato herë kur e dinte që atë do e gjente aty nën pemën e qershisë.

Tërë bezdi i bënte detyrat e mezi mësonte, ndoshta me orë të tëra që ndonjë fjali t'i fiksohej në tru se prania e tij ishte shtuar së tepërmi në mendje që kur kishte munguar vërtet fizikisht.

-Proksima çfarë ke kështu? Kam ditë që s'të shoh në terezi.

-Asgjë o ma, nuk kam gjë.

-Ca ditë vije tërë qejf, po tani? Më thuaj t'u bëftë mami, ke ndonjë problem nga shkolla? Të ka ngacmuar kush? Thuaj djalit po ashtu se e rregullon ai me tët atë.

-Jo. Nuk kam gjë. Ti e di që unë kështu jam ndonjëherë.

-Ashtu qoftë. Ik tani një vrap mbylle derën poshtë se jemi vetë.

-S'do vijnë ata sot?- foli duke iu referuar vëllait dhe të atit të saj.

-Kur e them unë se ke një gjë ti. Fatosi është Greqi kurse djali vajti te Fabio sot për ngushëllim se i vdiq e motra të gjorit.

-U, po. Harrova fare.

-Ik mbyll derën ik se do flasim gjerë e gjatë për këtë gjendjen tënde.

Shfryu lehtas me këmbënguljen e së ëmës. Nuk donte ta mbante kaq shumë nën vëzhgim. Në fund të fundit çdokush ka të drejtë të ketë pakëz privatësi, pakëz liri, çdokush ka të drejtë të ndiejë çfarë të dojë ndonjëherë, se nuk e kontrollon as vetë e jo më tia kontrollojnë të tjerët ndjenjat.

Dielli ishte duke perënduar e dukej sikur errësira do zaptonte nga çasti në çast çdo centimetër të hapësirës.

Zbriti shkallët ngadalë duke vëzhguar nga ylli i parë që kishte dalë në atë qiell të kthjellët,psherëtiu lehtas se si gjithmonë xhelozoi yllin. Po sikur dhe ai të ishte Proksimë?!

Kaloi nëpër oborr, kaloi lulishten në të cilën nuk mungonin lulet e shumta shumëngjyrëshe, e shkoi drejt derës së hekurt.

E kyçi, futi çelësin në xhep e sapo bëri të kthehej ndjeu një dorë në belin e saj të hollë ndërkohë që një dorë tjetër kishte vulosur buzët e saj për të mbajtur brenda ndonjë të bërtitur nga frika. E ajo po dridhej nga frika teksa ndiente një aromë kolonje të njohur fare pranë vetes e në të njejtën kohë ishte një aromë që kishte ditë që e kishte harruar. Po dridhej e gjitha, kishte ngrirë e dukej sikur trupi nuk i përgjigjej as për gjë, as të lëvizte, dukej sikur ishte paralizuar nga frika.

E menjëherë ai e ngjiti pas murit, i ngriti duart lart duke ia zaptuar me duart e tij të forta e të ashpra, puthi sytë me të.

Ishte ai... Ishin ato sy të errëta që ajo kishte ditë që nuk i shikonte. Ishin ato flokë shkrumb të zeza që ajo kishte ditë që nuk i shikonte. Ishte ajo fytyrë mbushur tërë hijeshi që asaj i kishte munguar si dreqi, ato nofulla të theksuara, tepër të theksuara për një tetëmbëdhjetë vjeçar, ato dhëmbë borë të bardhë, dreq, pika e saj e dobët, dhëmbët e ajo buzëqeshje që dukej sikur i jepte jetë, ishte ajo buzëqeshje që merrte me vete dhe të sajën.

Kishte shtangur, teksa e shikonte me ato sy të kafenjtë të mëdhenj, ato sy të karameltë siç ai i quante. Në fund të fundit nuk i rastiste çdo ditë që një mashkull t'i hynte në shtëpi, ta kapte për beli e ta plaste pas murit duke e vështruar thellë në sy, duke lënë sytë të komunikonin se fjalët kishin frikë, fjalët kishin frikë të provonin lirinë, frikë se mos shpirtrave u mbetej thjesht një tentativë arratisje nga kjo botë.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now