Pjesa 19.

547 96 87
                                    

-Truri im thjesht nuk mund ta kuptojë këtë gjë. Ma shpjego dhe njëherë.

-Është hera e tretë Proksima. Isha me Erisin...

-Shumë mirë ndalo këtu Gledis. Ç'kërkon ti me Erisin, me atë donzhuan, drogaxhi, majmun...

-Qetësohu si fillim. Ai mund të jetë si të dojë për veten e tij, mua nuk më intereson.

-Më duken si ngjitëse ato vese...Ëhë vazhdo tani.

-Dhe Erisi ngacmon Vikin e vitit të parë...

-Ndalo prapë këtu. E ngacmon Erisi atë shushkën apo ti?

-Si mund ta ngacmoj unë kur unë të kam ty se ma hoqe trurin?

-Se mos ke tru ti.

-Ë?

-Do thosha një gjë, po lere, ëhë vazhdo.

-Dhe, në momentin që kalove ti, pas teje ishte dhe Klaudia, e dashura e Erisit, kështu që ai ma ngeci mua Vikin që mos e vriste Klaudia.

-Aha, domethënë Klaudia le mos e vrasë Erisin unë le të të vras ty? Shiko këtu. Ajo që më intereson mua është se ishte pushimi, kisha dy orë që shastisja kokën me historinë dhe mezi po prisja të dilja të shikoja surratin tënd, në momentin që unë dal në korridor shoh surratin tënd dhe të Erisit që kishin zënë derën e vitit të parë duke mbajtur peng gjithë çupat. Më jep një arsye që mos të të vras. Domethënë, ti ç'kërkoje atje?- kishte arritur të fliste aq shpejt sa i gjori djalë ca fjalë i kishte kuptuar e ca fjalë jo, se kur ishte me nerva nuk e kontrollonte dot shpejtësinë dhe tonin e zërit.

-Do një arsye? Ti më do?

-Tjetër, kjo nuk të pi ujë në këto raste.

-Ç'raste janë këto ? Raste xhelozie?

-Shiko këtu. Unë nuk jam xheloze. Nuk bëhem asnjëherë xheloze...Thjesht...

-Të vjen inat hë?-vazhdoi ai fjalinë e saj të cilën e kishte mësuar përmendësh. Ishte aq kokëfortë, sa mendonte se do i duhej aq kohë sa e bindi për t'u lidhur që të pranonte se ishte xheloze.

-Shiko këtu. Një gjë që më përket mua nuk ka të drejtë ta shohë askush tjetër se ia thyej brinjët, po ty si fillim se ti ishe atje.

-Po të them që nuk kam lidhje unë. Isha thjesht si shoku i Erisit.

-Kujt ia bën këto ti. A thua se s'i njoh djemtë? Duan të mbajnë dy kunguj nën një sqetull, po dije se unë t'i pres të dyja krahët që mos mbash asnjë pastaj.

-Ti qënke xheloze e tmerrshme.-deklaroi i dorëzuar ai .

-Nuk jam dhe mbylle gojën se ta mbylla telefonin.

-E qepa.

-Tani kjo të jetë hera e parë dhe e fundit. Pashë më situata të tilla, i gjori ti. Bën mirë të gjesh vrimë ku të futesh, kaq po të them.

-Vetëm qetësohu se nuk ndodh më.

-Ta dish mirë. Kuptove? Kuptova thuaj. Acarues!- më në fund psherëtiu dhe mori frymë thellë se nga tërë ato fjalë kishte harruar të mbushej plotësisht me frymë.

-Sot më tregove një anë tjetër tënden.- dëgjoi zërin e tij të qeshte nga ana tjetër e telefonit.

-Ik se na shastise po vjen dhe mami se ia dëgjoj hapat,më bëre të ngre në këmbë tërë lagjen.

-Xheloze!- me kaq ia mbylli telefonin në fytyrë duke turfulluar nga nervat.

Kishte të drejtë, doemos. Ç'kërkonte ai në një klasë mbushur me vajza? Të tjerët mund të bënin ç'të donin po ai si një djalë i mbarë të ikte që aty nga sytë këmbët. Jo, se ishte xheloze, por i vinte inat se s'duhet të shikonte asnjë tjetër dhe pikë. Ishte i saji, nuk ishte çokollatë që ta ndante me të tjerat.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now