Pjesa 5.

631 102 122
                                    

-Dreq!- bërtiti pakëz teksa ndjeu topin të puthte lëkurën e butë të faqes së saj duke shkaktuar një të skuqur. Kjo ngjyra e kuqe sikur kish' rënë në dashuri me fytyrën e saj, në një formë a në një tjetër do e gjente veten pranë faqeve të saj.

Ishte pikërisht trimoshi nga klasa e saj që e kishte gjuajtur qëllimisht për të marrë hakun e ditës së kaluar.

E kishte parë teksa qëndronte me Gledisin në stol dhe kaq kishte dashur që të frynte brirët e tij. Kaq ishte dashur që sapo ajo të hynte në klasë ta ngacmonte me fjalë duke i bërë të lidhur e me fëmijë.

Nuk donte tia vinte re drogaxhiut, por për dreq prekej shumë shpejt e nuk duronte dot kur i nëpërkëmbnin emrin nëpër gojën e tyre të qelbur që vinte era hashash.

Ajo mardhënie e nxehtë midis tyre kishte filluar që në nëntëvjeçare. Ziheshin si macja me miun, jo sikur të ishin shokë klase, por armiq të përbetuar.

S'i kontrollonte dot ndjenjat, por ishte prekur shumë nga fjalët më të ulta që ai i kishte thënë e ashtu mes lotësh e dorës që i dridhej kishte bërë provimin e matematikës.

Në pesë minutsh kishte erdhur momenti i saj. Ishte vërtet vajzë e urtë, e qetë, e prekej shpejt, por kurrë s'e kishte lënë veten të nëpërkëmbej nga askush.
Duke e turpëruar në mes të të gjithëve 'të fortin e klasës' ia kishte ndezur me shuplakë sa ia kishte lënë të pesë gishtat ngjitur në fytyrë.

Kishte mbledhur fort grushtin, e kishte përplasur mbi bangë e kishte ikur nga mësimi fare atë ditë për të marrë ndonjë gram hashash që të qetësonte nervat e kishte erdhur sot me një vëzhgim të errët kundrejt saj e kaq priti në orën e fiskulturës që ta godiste me topin e basketbollit drejt e në fytyrë. Po s'e dinte djaloshi i vitit të dytë që nga dritarja e katit të tretë të shkollës po e shikonin dy sy të xhindosur, gati për të shpërthyer.


-Çfarë dreqin bën o majmun i dekompozuar?

-Me mua e kishe?- i foli duke i qeshur tërë ironi.

-Jo me surratin tënd të shpifur prej drogaxhiu. Kë godet ti kaçak?

-Qepe gojën!

-Çdo më bësh ? Do më vrasësh? Se je i fortë ti.

-Ta tregoj unë çtë bëj.- e gjithë klasa kishin ndaluar lojën e po e shikonin me sytë e zgurdulluar. Profesori kishe munguar atë ditë e ishin vetë jashtë. Dukej sikur për disa sekonda do të plaste Lufta e Tretë Botërore.

Ndërkaq ai bëri një hap më pranë saj e ajo nuk lëvizi aspak, por e shikonte tërë inat thellë në sy.

Iu afrua pranë veshit e seç i pëshpëriti e duke u kthyer pas bëri të largohej, por një tërheqeje nga pas e bëri të ndalojë. E kishte kapur pas kapuçit të xhupit e kjo e kishte bërë atë të ngrinte pakëz këmbët se trimoshi na qe pakëz i gjatë.

Bëri të kthehej i xhindosur, por sapo drejtoi fytyrën drejt saj, ndjeu një diegie edhe më të madhe se ajo e dieshmja në fytyrë. E kishte goditur përsëri pa iu dridhur qerpiku e ai kishte mbetur i hutuar.
Forcoi grushtin e saj hollak e të dobët e e goditi në bark duke e bërë të mblidhej e të shante me zë të lartë.

Të gjithë duhet të ishin duke bërë video për në instagram, nëse nuk do e kishin aq frikë atë të fortin e klasës, kështu që askush nuk guxonte të ndërhynte, por shikonin me sytë të bërë si topa ping-pongu.

Bëri të largohej kryelartë,por ishte ajo që tashmë ndjeu një të kapur te kyçi i djathtë i dorës.
E kishte kapur dhe po ia shtrembëronte. E kishte kapur keq, në pikën e saj të dobët.
E ktheu me shpinë, e afroi pranë gjoksit të tij e vazhdonte tia rrotullonte dorën duke provokuar dhimbje te ajo.

S'e shikonte dot surratin e tij të shëmtuar, por e godiste shpesh herë në gjunjët e tij se këmba s'i arrinte ta godiste aty ku nuk i shkëlqente Dielli e ta linte steril për tërë jetën kaqolin.

-Pederast!- këtë fjalë dëgjoi para se të ndjente një çlirim. Ra përtokë duke fërkuar ende kyçin e dorës e ende s'kishte mbledhur veten. Hodhi sytë mbrapa saj e pa shokun e saj të klasës të shtrirë përtokë, teksa Gledisi qëndronte në këmbë me grushtin e forcuar e damarët e qafës i dukeshin sikur të ishin duke shpërthyer.

-Me femra tregon forcë ti? Ngriu e ma trego mua sa i fortë je trap. U bë surrati jot të kapë ashtu atë?

E kaq u desh që egoja e tij mashkullore të ngrihej së bashku me të. Filluan të grushtonin njëri-tjetrin, por djaloshi maturant mirë i palestruar kryesonte e po mos ishte për drejtorin që ishte informuar nga nxënësit aty, do të përfundonin në spital me siguri.

U larguan drejt zyrës së tij e ajo qëndronte ende e ulur në fushën e basketbollit teksa ndiente të përvëlohej nga vëzhgimet e gjithë nxënësve. Ndiente pëshpërtitjet e tyre vesh më vesh e kushedi çpo mendonin për të. E ajo po ndihej keq me veten, po ndihej si nje nga ato femrat për të cilën zihen meshkujt.

Eda, e cila deri tashmë kishte qënë duke raportuar në drejtori për sherrin, u afrua me të shpejtë pranë shoqes së saj dhe e ngriti duke u përpjekur ta qetësojë me ndonjë fjalë, me ndonjë nga ato të sajat.

-O të keqen si hyri në sherr direkt për ty. Ende shok mbetet?

-O Ed më mori lumi po i vajti llafi në vesh tim vëllai. - injoroi pyetjen pikante se kishte gjëra më të rëndësishme dhe për t'u shqetësuar.

-Eme se nuk i thote askush gjë Reit.

-Posi! Më murosi të gjallë po të them.

-Është Klarisi në këtë mes, sia mban kujt të thotë gjë që ti e godite me shuplakë se ua bën gropën ai. Po lere këtë muhabet. Ai bisha si të mbrojti ashtu, po ku të pa njëherë?

-Nga dritarja e klasës.- qeshi pakëz mes vrerit që kishte pushtuar fytyrën e saj.

-Shiko, shiko. Ai tërë ditën ty të ruajtka që nga dritarja. Çka rënë keq brenda.

-Ka rënë, po jo me mua.

-Ç'thua?!

-Po ja, më tha dje që pëlqente njërën me sy kafe, flokë të gjata kafe me onde, buzëqeshje të ëmbël seç thoshte, budallalliqe. E nuk ia thoshte dot se nuk donte te prishte miqësinë.

-Ti. Je. Kaq. Debile.

-Pse?

-Zot! Ndaloje planetin se do zbres.

-Unë kam zbritur me kohë...

-Mirë mos fillo me ato proverbat e tua filozofike. Shushkë! Ai të ka përshkruar ty. A s'ke ti flokë kafe geshtenjë me onde? Sy kafe, e ëmbël e të ka shoqe?! Ka frikë të ta thotë se ke një kokë noçkë ti që e varros shtatë pashë nën dhe po të shprehu ndjenjat djali. I ke futur frikën.

-Posi!

-Ëhë! Kokënoçkë! Kur do e pranosh që ti e pëlqen atë dhe ai ty?

-Kurrë!

-Bukur! Unë do jem duke ngrënë llokume kur ju të bëni dasmën.

-Ti dhe imagjinata jote!

-Kaq pranë realitetit ë?

Psherëtiu thellë e buzëqeshi nën vete me fjalët e Edës. Kishte shkaktuar goxha potere sot dhe e dinte që nuk do e kishte të lehtë, por për një çast të vetëm vendosi mos mendojë, por të lerë veten në rrjedhën e fatit.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now