Pjesa 2.

844 110 232
                                    

-Proksima ç'është ligji i ruajtjes së masës?-pyeti profesori i kimisë, i cili kishte qënë duke shpjeguar mësimin, por kishte ndaluar kur kishte vënë re përhumbjen e saj. Sikur po ia bënte për inat,sepse ishte hera e parë që ajo nuk e ndiqte gjithë sy e veshë, ndërkaq që gjithë klasa nuk e dëgjonte kurrë.

Ndërkohë ajo sapo ndjeu pickimin e shoqes, u hodh përpjetë teksa ngriti sytë e ashtu tashmë e bërë bubulak në fytyrë qëndronte si hu duke mos ditur çfarë të thoshte.

-Po pres për një përgjigje.

-Si ishte pyetja?- pyeti tërë frikë duke picërruar sytë se nuk i rastiste çdo ditë të mbetej ashtu.

-Ulu dhe herës tjetër ki mendjen në mësim. Një zot e di nga iu fluturon mendja! Brez i mbaruar!


U ul me duart që i dridheshin dhe u has menjëherë me fytyrën dyshuese të shoqes që nuk i shpëtonte asgjë.

-Si ka mundësi që zonjusha 'di gjithçka' nuk u përgjigj sot?- i përshpëriti me vetullën e ngritur duke i dhënë një buzëqeshje djallëzore.

-Ndoshta se s'dija çfarë pyetje kishim.

-Përse?! Ku kishe humbur?

-Askund o Eda...

-Edës nuk i shpëton gjë. Ke goxha shpjegime për të dhënë gjatë rrugës.

Psherëtiu duke përplasur kokën në bangë. Ishin shoqe qysh në fëmijëri, e ajo e njihte fare mirë. Skishte shance t'i mbante ndonjë sekret edhe nëse ajo donte, sepse më mirë e njihte ajo sesa njihte vetë-veten.

***

Më në fund zilja e orës së gjashtë ra duke i dhënë fund asaj dite të lodhshme të hëne.

Nxënësit si të marrë zbrisnin shkallët e gjimnazit e diku aty qëndronte ajo duke u përpjekur të qëndrojë larg turmës, duke hedhur hapa të ngadaltë e të vegjël.

Në flokët gështenjë, të gjatë e të dendur ndjeu një shpupuritje nga mbrapa, e menjëherë u hodh përpjete. U kthye e pa atë, atë djalosh që qëndronte me dorën vendosur në kokën e saj, e gjatësia e saj ia bënte më të lehtë.

Prush iu bënë faqet, e zemra sikur do dilte nga kraharori. Nuk i tha gjë , por mbeti e ngrirë me fytyrë drejtuar nga ai, teksa e shikonte të largohej kryelartë sikur mos kishte bërë asgjë.

-Mban erë!-dëgjoi Edën t'i fliste kur më në fund po mblidhte veten.

-Erë?

-Erë llokume!

-Ç'thua?!

-Mos! Mos aman, mos fol se e gjeta arsyen që mbete si drru sot. Është G-

-Qepe! Do të të dëgjojë ndonjë. Ç'janë këto budallallëqe? Ai është...Budalla!

-Ëhë e pashë. Nëse ndonjë djalë do të të kishte prekur ty flokët do ia kishte prerë dorën e jo të skuqeshe si piperkë e të rrije ashtu.

-U hutova.

-U skuqe dhe unë njoh vetëm një arsye që ti skuqesh, vetëm kur e djallos në ndonjë mësim dhe sapo zbulova të dytën, kur të afrohet fiksimi.

-Eda, unë nuk kam fiksim, pikë! E kam...Shok...Po, po e kam shok. Nuk kam fiksim nuk kam patur e nuk do kem ndonjëherë. Janë...Humbje kohe.

-Po, vazhdo të gënjesh veten se mua, harroje!-me kaq nuk ia ktheu. Mbylli sytë e mori dhe njëherë frymë thellë për ta mbledhur veten nga intensiteti që i shkaktoi ajo prekje aq pa kuptim në pamje të parë.

Arriti në shtëpi e fjalët e Edës i vërtiteshin mbi aureolën e saj. Broçkulla! Broçkulla ishin me tërë mend. Ajo me të vërtetë ndihej çuditshëm, e i vinte të qeshte me vete si e marrë kur kujtonte ndjesinë që i fali një prekje e lehtë nga ai, por e dinte arsyen pse ndihej kështu, ishte thjesht se një mashkull po sillej mirë me të, ama kjo s'do të thoshte asgjë.
Midis një vajze dhe një djali mund të ketë dhe miqësi, apo jo?!

Shfryu lehtas teksa hyri në dhomën e saj e hapi menjëherë wi-fi për të kontrolluar ç'ishte bërë nga instagrami.

-He lalkë si të kam?! - pa dhe njëherë emrin Gledis Murati në krye të mesazhit për t'u siguruar se ishte ai.

-Mirë, ti si je?- ia ktheu thatë pas 3 minutash se nuk donte të dukej si ndonjë e përvëluar.

-Mirë. Hej, doja të të thoja diçka.

-Po?

-Ishe bërë shumë e mirkë sot.

-Mos dërgo më të tilla budallalliqe, kaq!!!- ia preu shkurt pas nje lufte te ashpër midis zemrës dhe trurit dhe si gjithmonë truri e mundte zemrën te ajo.

-Mos e merr për keq... Të mërziti kjo? Nëse do s'të them më gjë.

-Do bëje mirë.

Me kaq e mbylli instagramin se do i vinte ndonjë mesazh e do tundohej. Sapo i vuri një qëllim vetes, t'i qëndronte larg atij djaloshi, sepse ashtu si tha edhe Eda mbante erë, veçse jo era llokume, por era telashe, telashe...

Ishte e paqëndrueshme, kokënoçkë dhe me qindra personalitete. E urrente veten për këtë fakt ndonjëherë.
Nga njëra anë ishte ajo vajza e ndrojtur, e turpshme që vetëm mësonte, me sjellje shembullore e buzëqeshje në fytyrë, ama nga ana tjetër ishte ajo vajza me tip djali që nuk i plaste për ndjenjat, sillej ashpër e një vështrim me inat i bënte ca kaqola të largoheshin...

Po kush ishte ajo në të vërtetë?! Në fakt, ajo ende s'kish zbuluar vetveten...E kjo ishte sfida e adoleshencës, të zbulonte vetveten e jo ta humbiste atë.

Trishtueshëm mendonte këto fakte rreth vetes së saj e nëse do mendonte më do shkallohej me siguri.

Shfryu teksa u dorëzua përballë mendimeve e u nis drejt raftit të drunjtë kaf ku gjendeshin disa libra vendosur me kujdes e me rradhë. Sa i pëlqente rregulli nëpër libra!

Tërhoqi kujdesshëm atë librin me kopertinë të zezë që kishte ditë që ia kishte marrë mendjen e me hapa te ngathtë shkoi drejt shtratit, poshtë së cilit kishte një kuti me kroasantë, për t'i fshehur nga i vëllai, rrëmbeu një e vendosi ta shoqërojë me gërmat e errëta qëndisur në atë libër.

'Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat'- citoi lehtas titullin e librit teksa imagjinata kur lexonte ato rreshta e çoi shumë larg, larg atij fshati mbytës, larg atij ajri të ashpër, larg potereve e fjalëve të shumta...

Këtë i bënin librat, e çonin në shtigjet më të lira të mendjes së saj, e lironin atë shpirt të burgosur.

Proksima e Tokës.Όπου ζουν οι ιστορίες. Ανακάλυψε τώρα