Pjesa 3.

760 107 161
                                    

Mori lejë teksa çalë-çalë shkoi drejt stolit e u ul aty. Habitej me ngathtësinë e saj! Sikur kish' zënë rrënjë aty e s'i shqitej për dreq, po dhe shumë faj s'kishte se volejbolli s'i ngjiste fare si sport e në përpjekje e sipër për të kapur një top që e dinte që do e humbiste, ra duke shtrembëruar këmbën. Mrekulli! Heroina e topit ra në fushë betejë!


Shikonte të tjerët teksa luanin e ishte përhumbur aty në vëzhgim se mendja kushedi ku i fluturonte. E në fakt kishte ditë që mendja i fluturonte kuturu dhe për këtë e kishte marrë inat veten se dukej sikur po shndërrohej në ato adoleshentet histerike e këtë s'e kontrollonte dot aspak për dreq. Fliste me të në rrjetet sociale e buzëqeshte me vete si ndonjë e marrë e nga ana tjetër ndiente një boshllëk në shpirt sikur të ishte duke bërë gabimin më të madh të jetës së saj.

-U vrave shumë?!- dëgjoi një zë mashkulli që e bëri të hidhej përpjetë, e bëri të zgjohej menjëherë nga ato mendime kushtuar po atij. Së fundmi i ishte kthyer në hije, dukej sikur kudo që shkelte do gjente prezencën e tij.

-Pakëz.- pohoi kur pa siluetën e tij të ulej ngjitur me të,e ashtu instiktivisht ajo u largua pak më tutje, sikur të digjte prezenca e tij.

-Të shkuara.

-Faleminderit! Po ti nga mbive?

-Të pashë nga dritarja!- bëri me gisht për nga dritarja e klasës së tij që kishte një pamje drejtpërdrejtë me fushën e volejbollit në oborrin e shkollës.

-A s'duhet të ishe në mësim?- ia priti duke shmangur kontaktin me sy

-Lashë orën.- tha teksa uli kokën dhe e mbuloi me dy duartë e tij.

-Le orën?! Seriozisht e ke ti ?!

-Ëhë.

-Pse?

-U bëra merak për ty.- kaq u desh që faqet e saj të bëheshin përsëri bubulak, flakë të kuqe.


-Mirë jam...Ashtu si më shikon, tani ik.

-Pse?

-Kushedi ç'mendojnë nëse na shikojnë kështu.

-Si?- e pa provokueshëm nga këmbët deri te koka.

-Ulur bashkë.- bëri sikur s'kapi perversitetin e tij, ose ndoshta ai e tha pa qëllim të keq, por asaj i bënte mendja dasmë. Ajo dhe perversiteti!! Miq të ngushtë! Librat e Wattpadit kishin bërë punën e tyre.

-Përse të intereson kaq shumë ç'mendojnë të tjerët?

-Nuk e di. Thjesht ndikohem shumë. E urrej veten për këtë gjë, por nuk kam çfarë të bëj, kjo jam unë në fund të fundit.

-Të ndihmon lali ty që mos të të plasë më.

-Posi posi! S'kam nevojë për ndihmë e as të ndryshoj.

-Thjesht dije se do të të kushtojë shumë në të ardhmen.

-S'është se e shikoj këtu të ardhmen time.

- E ku e shikon?

-Larg këtij fshati, larg këtyre fjalëve që të përndjekin kudo, larg gjithçkaje që më rrethon tani.

-Ëndrra të mëdha! Ëndrrat janë për ëndërrimtarët.

-E ëndërrimtarët janë që të realizojnë ëndrrat e tua.

-Shoh që beson shumë në ëndrrat dhe dëshirat e tua.

-E përse mos besoj? Puna, vullneti dhe ambicia arrijnë gjithçka. Do iki me studime.

Proksima e Tokës.Where stories live. Discover now